LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Ndërrimi i pushtetit me pasoja për të ardhmen e Malit të Zi

Analistët shprehen të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi. Ata vlerësojnë se qeveria e re e cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe frenimin e ndikimit rus, nuk arriti të përmbush asnjë nga synimet.

14 Shtator 2024, 17:30 Nga N.F
Analistët: Ndërrimi i pushtetit me pasoja për të ardhmen e
Foto ilustruese

MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se qeveria e re, i cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe frenimin e ndikimit rus, nuk arriti të përmbush asnjë nga synimet. Përkundrazi ata thonë se shumicën parlamentare e përbëjnë strukturat pro-serbe, të cilat në asnjë drejtim nuk e favorizojnë politikën zyrtare të Malit të Zi.

Analistët shprehen të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi. Ata vlerësojnë se qeveria e re e cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe frenimin e ndikimit rus, nuk arriti të përmbush asnjë nga synimet.

Analisti dhe publicisti, Gjokë Dukaj tha se shumicën parlamentare e përbëjnë strukturat pro-serbe, të cilat në asnjë drejtim nuk e favorizon politikën zyrtare të Malit të Zi.

“Duke marrë parasysh se shumicën parlamentare e përbejnë strukturat të cilat në vazhdimësi janë deklaruar si pro-serbe me orientim që nuk i shkon në favor politikës zyrtare të Malit të Zi, atherë duhet pranuar se kjo e dëmton imazhin e disa të arriturave, sidomos nga ekzekutivi në Malin e Zi,” tha zoti Dukaj

Analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq ndërrrimin e pushtetit e sheh si diçka pozitive, por me rastin e Malit të Zi nuk funksionoi.

“Është më se e nevojshme që pushtetet të ndërrohen, por në rastin e Malit të Zi asgjë nuk ka ndryshuar. Me këtë ndryshim kemi arritur në një situatë ku vlerat etnonacionaliste dhe fetare çmohen më shumë se pikëpamjet qytetare. Me ndryshimin e pushtetit humbësit më të mëdhenjë janë qytetarët e këtij vendi”, tha Pepiq.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve sot nuk respektohen as simbolet shtetërore nga disa zyrtarë të lartë malazezë. Analistët këtë veprim e shohin si një përpjekje për ta minuar pavarësinë e Malit të Zi.

“Ky veprim nuk është i sinqertë, sepse të jesh në një post të lartë shtetërorë dhe mos t'i respektosh simbolet e atij shteti është e pakuptueshme. Mirëpo, mendoj se kjo bëhet për qëllime populliste dhe për ta minimizuar shtetësinë e Malit të Zi”, tha zoti Pepiq.

Në këtë kuadër zoti Dukaj vlerëson se mos respektimi i simboleve shtetërore nga zyrtarë të lartë malazezë është në dëm të politikës aktuale në Malin e Zi.

“Disa zyrtarë që mbajnë funksioneve të larta shtetërore nuk i respektojnë përdorimin e simboleve shtetërore dhe mungesa e reagimit ndaj këtyre zyrtarëve nuk është optimiste për të ardhmen politike të Malit të Zi,” tha analisti Dukaj.

Analistët vlerësojnë se Mali i Zi, 4 vjetë pas ndërrimit të pushtetit, është i ndarë midis Lindjes dhe Perëndimit, gjë e cila po ndikon në ndërtimin e një demokracie të qartë dhe të qëndrueshme./ VOA

mal i zi analiste pushtet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet