LIVE UPDATES
Bota

A do t’i heqë Uashingtoni Kievit kufizimet mbi armët? Flasin analistët

Moska ka paralajmëruar se armatosja e Kievit me armë me rreze të gjatë do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës.

14 Shtator 2024, 15:52 Nga S.B
A do t’i heqë Uashingtoni Kievit kufizimet mbi armët? Flasin
foto ilustruese

SHBA- Presidenti Joe Biden u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë të premten për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, mes kërkesve të shumta nga Kievi për partnerët perëndimorë për të hequr kufizimet në përdorimin e raketave të tyre me rreze të gjatë veprimi. Ukraina thotë se një gjë e tillë do të mundësonte goditjen e objektivave ushtarake më në thellësi të territorit rus.

Pas më shumë se dy vjet e gjysmë Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës ndërsa presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Keir Starmer u takuan në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të qëndrojnë krah jush për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni i Rusisë. Është e qartë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta fitojë këtë luftë”, deklaroi zoti Biden.

“Mendoj se javët dhe muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtare. Është shumë, shumë e rëndësishme që ne të mbështesim Ukrainën në këtë luftë jetike për liri”, deklaroi Kryeministri britanik.

Ky takimi vjen pasi aleatët perëndimorë po shqyrtojnë mundësinë për ndryshimin e politikës së tyre për të lejuar Ukrainën për të përdorur armë me rreze të gjatë të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për të goditur thellë në territorin rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prej kohësh ka kërkuar këtë.

“Vonesat në këtë proces do të lejojnë Rusinë të zhvendosë objektivat ushtarake më thellë në territorin e saj”, ka thënë zoti Zelenskyy.

Moska ka paralajmëruar se armatosja e Kievit me armë me rreze të gjatë do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës.

“Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane janë në luftë me Rusinë”, deklaroi Presidenti rus.

Ndërsa zoti Biden po shqyrton vendimin, ekspertët thonë se duhen marrë parasysh perspektivat për përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë, një fuqi bërthamore. Ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë tani për tani nuk ka një ndryshim, disa analistë thonë se diskutimet po zhvillohen.

“Unë mendoj se do të arrijmë në një pikë kur ukrainasit do të përdorin raketa perëndimore për të goditur thellë brenda territorit rus. Pyetja është nëse kjo do të sjellë një ndryshim domethënës për zhvillimin aktual të luftës”, thotë Dalibor Rohac, nga American Enterprise Institute.

Një tjetër çështje që adaministrata Biden po shqyrton janë edhe paralajmërimet nga agjencitë amerikane të inteligjencës se Rusia mund të përgjigjet duke ndihmuar Iranin të godasë forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë Izraelin dhe Hamasin që të arrijnë një armëpushim në Gazë, një çështje që presidenti Biden dhe kryeministri britanik gjithashtu e diskutuan të premten.

Javën e kaluar, qeveria e zotit Starmer njoftoi se do të pezullonte disa licenca të eksportit të armëve në Izrael. Administrata e zotit Biden i ka rezistuar trysnisë nga demokratët progresivë apo myslimanët dhe arabo-amerikanët për të miratuar kufizime të tilla./VOA

kiev biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet