LIVE UPDATES
Bota

Refuzimi i marrëveshjes tregtare rajonale? Sarrazin paralajmëron pasojat për Kosovën: Nëse samiti i Berlinit dështon, menjëherë vjen Ballkani i Hapur! U krijua për ta anashkaluar atë

Ai shprehu shqetësimin se nëse Samiti i Berlinit në 14 tetor dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”. Sarrazin më tej gjatë fjalës së tij shtoi se Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

14 Shtator 2024, 16:39 Nga N.F
Refuzimi i marrëveshjes tregtare rajonale? Sarrazin paralajmëron
Manuel Sarrazin

KOSOVË- Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë një analizë të thellë mbi situatën aktuale dhe sfidat që po përballet Kosova në kontekstin e Samitit të Berlinit dhe të ardhmes së Procesit të Berlinit. Sarrazin u shpreh për RTK se Kosova ndodhet në një kryqëzim të rëndësishëm dhe se marrëveshjet e mundshme do të kenë ndikime të thella mbi integrimin rajonal dhe përfitimet për qytetarët e Kosovës.

Emisari më tej shpjegoi se Gjermania ka ofruar një mundësi të rëndësishme për Kosovën, duke propozuar një zgjidhje që do të mundësojë që Kosova të përfaqësohet vet në organet e CEFTA-s dhe të sigurojë një treg rajonal të përbashkët.


“Ne i kemi hapur veshët për Kosovën. Pra, është një hap i ri drejt njohjes. E ofrojmë një zgjidhje që e bën të mundur për Kosovën që të përfaqësohet vet në organet e CEFTA-s dhe për të siguruar një treg rajonal të përbashkët, ashtu që CEFTA të zgjerohet që të përfitojë popullata në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjëra konkrete si ato gjitha lejet e punës që pranohen në BE, etj. Do t’i vendosnim atë kunjin e fundit arkivolit të Ballkanit të Hapur.

Ofruam një marrëveshje që në një anë, duke dëgjuar dëshirën e Kosovës që të përfaqësohet vet në organet e CEFTA-s dhe pastaj kemi ofruar sigurinë gjermane-evropiane dhe në kufij. Por duhet të jemi të qartë, ne, Gjermania duam tregti të lirë në rajon dhe kjo përfshin edhe mallrat nga Serbia. Nuk janë vetëm mallrat serbe, por edhe produktet gjermane që prodhohen në Serbi e që nuk lejohen të hyjnë në Kosovë dhe kjo nuk është në pajtim me parimet tona të tregtisë së lirë. Nuk mund të bëjmë marrëveshje të tillë për tregtinë e përbashkët në tregun rajonal duke pasur këto gjëra”, ka theksuar Sarrazin.


Ai shprehu shqetësimin se nëse Samiti i Berlinit në 14 tetor dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”. Sarrazin më tej gjatë fjalës së tij shtoi se Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

“Nëse ky samit nuk mbahet, nëse nuk sigurohet tregu i përbashkët rajonal dhe plani i madh i komisionit evropian që të ketë sukses dhe një gurthemel i kësaj do të jetë samiti më 14 tetor në Berlin, sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur. Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

Ne, kemi filluar të punojmë ashtu që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë për këtë bashkëpunim. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin”, tha Sarrazin.


Ai bëri të qartë se pjesëmarrja e Kosovës në samit është e rëndësishme për të garantuar që vendi të ketë të drejta të barabarta në tryezën e bisedimeve. Ai theksoi se nëse Kosova refuzon të heqë ndalesat e mallrave, mund të përballet me pasoja të rënda, duke përfshirë mundësinë e përjashtimit nga mekanizmat e ardhshëm dhe ndikimet negative në integrimin në BE.

“Unë vijë nga një prapavijë politike që është shumë pro Kosovës. Ne jemi angazhuar për pavarësinë e Kosovës që nga dita e parë, edhe para vitit 2008 dhe ndoshta e mbani mend edhe angazhimin tim personal kur ka pasur debate për atë këmbimin e territoreve dhe shumë debateve tjera, por duhet ta them qartë se sigurisht se do ta nderojmë flamurin dhe shtetin e Kosovës, sigurisht se do të ftohen të gjithë.

Çështjet protokolare do të jenë të njëjta, edhe në darkën e Krishtlindjeve, por nëse duan të marrin pjesë në ato dhuratat e Krishtlindjes, atëherë duhet të marrin vendime. Pra, nuk mund t’i japim dhurata atyre që nuk e duan Babadimrin. Pra, duam ta zhbllokojmë gjithë procesin, jo vetëm të mbajmë një samit sa për sy e faqe. Pra, në njërën anë na duhet Kosova të jetë pjesë e tryezës ose do të vazhdojmë tryezën pa Kosovën. Një mekanizëm të ndërsjellë që do të nënshkruhet pa Kosovën, pra të merren vendime për pesë anëtarë e jo për gjashtë”, shtoi emisari gjerman.


Sarrazin theksoi se Kosova nuk mund të bllokojë shtetet e tjera të rajonit në këtë proces.

“Ne sigurisht shpresojmë që Kosova të marrë pjesë në samit, ne nuk do ta ftojmë pastaj Kosovën në mekanizmin e përkohshëm nëse nuk lëvizet në heqjen e masave tregtare, që për mendimin tim nuk është që po sjellin më shumë siguri, por që po veprojnë kundër tregtisë së lirë, madje edhe për produktet gjermane nga Serbia. Kjo është situata.

Nuk është ndonjë goditje ndaj Kosovës. Mund të jetë vetëm thjesht vlerësim ndryshe. D.m.th duhet të ecim tutje. Kosova duhet të jetë në tryezë. Nëse qeveria e Kosovës të thotë se nuk po na pëlqen kjo marrëveshje dhe të tjerët na ofrojnë më shumë, sigurisht se janë të lirë ta marrin këtë vendim. Thjesht nuk do ta kenë mundësinë të na bllokojnë neve dhe pesë të tjerët në këtë rajon në këtë bashkëpunim”, ka theksuar Sarrazin.


Ai ka folur edhe për pasojat e Kosovës në rast se nuk vepron konform këshillave gjermane për CEFTA-n.

“Marrëveshja është në tryezë. Nëse Kosova nuk e shfrytëzon këtë nuk do të arrijë gjërat e tjera në atë tryezë. E kemi bërë të qartë se ky mekanizëm e ka mundësinë që Kosova të kthehet në një moment të mëvonshëm, por që pastaj çmimi është më i lartë. Nganjëherë është më mirë të nënshkruash marrëveshjen se sa të presësh më vonë, sepse mund të lëvizë edhe çmimi. Isha në Bruksel dhe disa njerëz po më thoshin se nëse Kosova bllokon CEFTA-n do të jetë shumë e vështirë që t’i bashkangjitet pastaj Planit të Rritjes dhe qasjes në tregun e BE-së. Konkretisht për Kosovën mund të jetë pengesë në atë planin CEEPA.

Pasojat, pra mund të jenë për popullin, për qytetarët. Pra, thjesht mund ta bllokoni vetën, nuk mund t’i bllokoni të tjerët. Por, kjo nuk është goditje kundër Kosovës, por është nevojë urgjente për të ecur tutje në këtë bashkëpunim rajonal. E përsëris, duam që Kosova të jetë në tryezë, është ideologji e jona si Gjermani. Është agjendë që ta bëjë këtë, por Gjermania nuk mund ta presë Kosovën, nëse nuk arrin të bëjë marrëveshjen”, ka nënvizuar Sarrazin.

manuel sarrazin kosova serbia ballkani i hapur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet