LIVE UPDATES
Bota

Amnesty International: Numri i ekzekutimeve në mbarë botën në nivelin më të lartë që nga viti 2015

Sipas raportit të dënimit me vdekje të OJQ-së, numri i personave të ekzekutuar në vitin 2024 u rrit me 32% krahasuar me vitin 2023 dhe arriti nivelin më të lartë që nga viti 2015, vit në të cilin u numëruan 1634 ekzekutime të regjistruara.

8 Prill 2025, 14:36 Nga N.F
Amnesty International: Numri i ekzekutimeve në mbarë botën
Foto ilustruese

SHBA- Numri i ekzekutimeve të regjistruara në mbarë botën ka arritur nivelin më të lartë në pothuajse një dekadë, me rritjen e vërejtur veçanërisht në Iran, Irak dhe Arabinë Saudite. Amnesty International publikoi sot një raport ku numëroi 1.518 ekzekutime në vitin 2024. Ky numër nuk përfshin mijëra njerëzve që u ekzekutuan në Kinë, e cila mbetet vendi që kreu numrin më të madh të ekzekutimeve në botë.

Sipas raportit të dënimit me vdekje të OJQ-së, numri i personave të ekzekutuar në vitin 2024 u rrit me 32% krahasuar me vitin 2023 dhe arriti nivelin më të lartë që nga viti 2015, vit në të cilin u numëruan 1634 ekzekutime të regjistruara.

Megjithatë, për të dytin vit radhazi, numri i vendeve që kryen ekzekutime vitin e kaluar ishte pesëmbëdhjetë, me fjalë të tjera më i ulëti i regjistruar ndonjëherë. Ashtu si në rastin e Kinës, shifrat për ekzekutimet në Korenë e Veriut dhe Vietnam nuk janë përfshirë në raport, për shkak të mungesës së informacionit të mjaftueshëm në dispozicion.

"Ndërsa fshehtësia rreth këtij dënimi vazhdon të pengojë raportimin në disa vende që ne besojmë se janë përgjegjëse për mijëra ekzekutime, është e qartë se shtetet që ruajnë dënimin me vdekje janë një pakicë e izoluar," tha Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty, Agnes Callamard në një deklaratë për shtyp që shoqëronte raportin.

Sipas OJQ-së, Irani, Iraku dhe Arabia Saudite ishin përgjegjëse për 91% të ekzekutimeve të regjistruara vitin e kaluar. Numri i tyre u rrit në të tre vendet. Vetëm Irani kreu 64% të ekzekutimeve të njohura. Të paktën 972 persona u varën, 119 më shumë se një vit më parë.

Në Arabinë Saudite, ku ekzekutimet kryhen me prerje koke, ekzekutimet u dyfishuan, nga 172 në të paktën 345. Dhe në Irak ato pothuajse u katërfishuan, nga të paktën 16 në të paktën 63, sipas Amnesty International. OJQ-ja akuzon në mënyrë specifike Iranin dhe Arabinë Saudite për përdorimin e dënimit me vdekje për të terrorizuar dhe mbyllur gojën e protestuesve dhe disidentëve për çështje politike.

Sipas raportit, vitin e kaluar në SHBA u ekzekutuan 25 persona, një numër ky që është rritur me një që nga viti 2023. Krimet që lidhen me trafikun dhe përdorimin e drogës përbënin mbi 40% të ekzekutimeve të kryera në mbarë botën, thekson Amnesty International, duke specifikuar se shumë prej tyre janë kryer në Kinë, Iran, Arabi Saudite dhe Singapor.

ekzekutime amnisty internacional

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit