LIVE UPDATES
Bota

"Tensione dhe përplasje të forta"/ Daily Mail tregon ftohjen e Richard Grennell me Trump: Ambicia për zv.president i kushtoi shtrejtë

Ish-shefi i inteligjencës amerikane në vitin 2020 dhe një nga diplomatët më besnikë të Trump, sot drejton Qendrën Kennedy për Arte Performuese.

13 Shkurt 2026, 21:42 Nga DOSJA
"Tensione dhe përplasje të forta"/ Daily Mail tregon ftohjen
Foto ilustruse

ANGLI-  Media britanike “Daily Mail” ka publikuar një artikull në lidhje me Richard Grennell. Në këtë artikull tregohet se si karriera diplomatike e Richard Grennell mori një kthesë të fortë, dhe se si ai u mënjanua nga rrethi i ngushtë i presidentit Donald Trump pas disa përplasjeve.

Ish-shefi i inteligjencës amerikane në vitin 2020 dhe një nga diplomatët më besnikë të Trump, sot drejton Qendrën Kennedy për Arte Performuese. Por ky rol duket i pasigurt mes polemikave dhe tensioneve të brendshme. Megjithatë, rënia e ndikimit të Grenell brenda orbitës së Trump duket se ka nisur më herët.

Ndonëse konsiderohet si një nga kandidatët më potencial në kabinetin e presidentit Donald Trump, Grennell përfundoi jashtë vendimmarrjes kryesore, sidomos në çështjen e Venezuelës. Kjo erdhi pas një përplasjeje që pati me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Si i dërguar special, Grenell mbështeti një qasje më pragmatike ndaj regjimit të Nicolas Maduros. Kjo duke favorizuar negociatat dhe marrëveshjet energjetike. Por Sekretari i Shtetit Marco Rubio shtyu për një linjë më të ashpër “presioni maksimal”, dhe sipas burimeve, ai arriti ta anashkalojë Grenell nga Venezuela.

“Grenell fillimisht pa përfitime të prekshme nga qasja e tij më e butë, duke negociuar lirimin e të burgosurve dhe duke nxitur një qasje “pragmatike” që favorizonte marrëveshjet e naftës mbi ndryshimin e regjimit. Por shpejt ai e gjeti veten në një bllokim taktik me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.  Ndërsa Rubio nxiste “presion maksimal” dhe një forcim ushtarak që përfundimisht çoi në kapjen tronditëse të Maduros, Grenell thuhet se ende po mbështeste një “marrëdhënie të ndryshme” me diktatorin, të rrënjosur në diplomaci dhe shtrëngim.”, shkruan Daily Mail.  

Një diplomat amerikan, i cili kishte punuar më parë më Grenell u shpreh se edhe Maria Machado, kishte refuzuar të merej me të. Sipas tij, ngurrimi i Machados për t’u marrë me Grenell erdhi pjesërisht nga arroganca dhe paefektshmëria.

“Edhe Maria Machado refuzoi të takohej me të. Dëgjuam se ajo nuk donte të merrej me të dhe nuk i pëlqente ajo që ai përfaqësonte. Ajo mendonte se Grenell ishte poshtë saj… nuk e kuptonte kush ishte Grenell, ai është një askush në Amerikën Latine. Ajo ishte gjithashtu e kujdesshme, nuk e njihte dhe as nuk i besonte”, shpjegoi diplomati amerikan. 

Sipas Daily Mail, marrëdhëniet e tensionuara me figura kyçe të administratës, përfshirë shefen e stafit Susie Wiles, e dëmtuan më tej pozitën e tij. Një incident i ashpër verbal gjatë Konventës Kombëtare Republikane i kushtoi Grenell çdo shans për një post të rëndësishëm në mandatin e dytë të Trump, ndonëse ai e ka mohuar përplasjen. Në këtë ndikoi edhe fakti se Grenell, nisi ta prezantonte veten te ndihmësit e fushatës në Mar-a-Lago si kandidat i mundshëm për zëvendëspresident.

“Ai i bërtiti Susie-t dhe i tha: “Ti je arsyeja pse do t’i humbasim këto zgjedhje të mallkuara“. Ai e qortoi Susie ëiles sepse nuk mori një vend për të folur në konventë në kohën më të mirë. Kjo është arsyeja pse ai nuk ka… një punë të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse ai nuk u konsiderua kurrë për Sekretar Shteti.” tha një burim pranë Shtëpisë së Bardhë për Daily Mail.

Ishte pikërish ky incident, i cili “vulosi” fatin e Grennell, duke e përjashtuar atë nga çdo rol serioz në nivel kabineti në Trump 2.0. Sipas një burimi pranë familjes Trump, ëiles ka vijuar me komente kundër Grenell brenda Zyrës Ovale. Po ashtu, nga brenda orbitës së brendshme të Trump, argumentohet se Grenell mund t’i shkaktonte dhimbje koke administratës për shkak të marrëveshjeve të tij jashtë shtetit.

Gazeta britanike përmend një episod të dështuar diplomatik në maj 2025, i cili mesa duket ishte një tjetër goditje për karrierën e Grenell. Sipas burimeve, ai organizoi që presidenti serb Aleksandar Vuçiç të udhëtonte drejt Floridës për një takim privat me Donald Trump, por takimi nuk u zhvillua kurrë.

Burimet thanë se shefja e stafit, Susie Wiles, e bllokoi personalisht takimin. Kjo duke sinjalizuar se iniciativat e pavarura të Grenell nuk kishin më mbështetje në rrethin e ngushtë presidencial. Në lidhje me këtë takim të pa zhvilluar, Beogradi tha zyrtarisht se Vuçiç u kthye për arsye shëndetësore. Kjo duke argumentuar se presidenti kishte pasur një problem me hipertensionin.

Diplomatët e njohur me situatën shpjegojnë se qëllimet e Grenell përtej marrëdhënieve serbo-amerikane përqendroheshin rreth marrëveshjeve të biznesit në Serbi të bëra me Jared Kushner.

Kjo pasi, pjesa më e rëndësishme e biznesit të tij privat përfshin partneritetin e tij me firmën e investimeve të Kushner, Affinity Partners. Gazeta britanike shkruan se Grenell luajti një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e një hoteli luksoz dhe kompleksi memorial prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit. 

Marrëveshja përfshinte një kontratë qiraje 99-vjeçare me qeverinë serbe, ku firma e Kushnerit zhvillon vendin, dhe fitimet ndahen me shtetin serb. Megjithëse në këtë pikë, duket se marrëveshja mund të ketë dështuar. Pasuria e Grenell vlerësohet mes 1 dhe 5 milionë dollarëve, ndërsa brenda komunitetit diplomatik, ai përshkruhet si “diplomat transaksional”, me stil luftarak që ka krijuar jo pak armiq.

“Do të thoja se ai është jashtëzakonisht egoist dhe ambicioz pa mëshirë, dhe mund të jetë vërtet i keq. Pas frikës nga kanceri, ai dukej i ndryshuar. Ai u bë shumë më i pamëshirshëm.”, tha për Daily Mail një diplomat që e ka njohur Grenell për dekada.

Ambicia e tij për të pasuar Marco Rubio në krye të diplomacisë amerikane tani shihet si e paarritshme, veçanërisht pas përplasjeve mbi qasjen ndaj Venezuelës. Aktualisht, si drejtues i John F. Kennedy Center for the Performing Arts, ai përballet me polemika për shkurtime buxhetore, plane riemërtimi dhe bojkot nga artistë të njohur. Ndërsa ka akuzuar media si CNN dhe The ëashington Post për nxitje të reagimit negativ.

“Ai është bombastik dhe tepër i sigurt në vetvete për arsye që unë sinqerisht nuk i kuptoj… Ai ishte padyshim në anën e gabuar të administratës kur bëhej fjalë për Venezuelën dhe Rubion. 15 minutat e tij të famës kanë kaluar dhe kjo është arsyeja pse ai është tani në Qendrën Kennedy. Qëllimi i tij, ambicia e tij, është të jetë Sekretar i Shtetit. Por nuk e shoh këtë të ndodhë. Trump i di pikëpamjet negative që shumë njerëz kanë për të,” shtoi diplomati.” 

Mes presionit në rritje, Grenell u ka thënë privatisht miqve të ngushtë se planifikon të largohet nga Qendra Kennedy më vonë këtë vit. Për momentin, njeriu që dikur ëndërronte të drejtonte inteligjencën ose diplomacinë amerikane e gjen veten duke menaxhuar një teatër. Kjo si në kuptimin e mirëfilltë ashtu edhe në atë figurativ, ndërsa ambiciet e tij përplasen me realitetin e reputacionit të tij të dobët./Dosja.al

richard grennell donald trump marco rubio

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet