LIVE UPDATES
Bota

Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë/ Vuçiç në Mynih: Kjo është arsyeja pse do të investojmë më shumë në mbrojtje

Duke folur para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Vuçiç theksoi se ende po pret përgjigje në pyetjen se pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Ai paralajmëroi se kjo është arsyeja pse Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje.

13 Shkurt 2026, 20:40 Nga E. D
Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë/
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se është shumë i shqetësuar për aleancën mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Duke folur para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Vuçiç theksoi se ende po pret përgjigje në pyetjen se pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Ai paralajmëroi se kjo është arsyeja pse Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje.

“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes [të Serbisë] dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e industrisë ushtarake”, tha Vuçiç, duke shtuar se nga tani e tutje “30, ndoshta deri në 40 për qind” e prodhimit ushtarak do të destinohet drejtpërdrejt për Serbinë.

Në mars të vitit të kaluar, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në paktin mbrojtës thuhet se tri shtetet do të bashkëpunojnë për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. Ministrat e mbrojtjes të tri vendeve mbajtën një takim më herët gjatë muajit shkurt, ku diskutuan për zbatimin e kësaj deklarate.

Ndërkohë, pas një takimi mes gjeneralëve të ushtrive të tri shteteve të mbajtur më 11 shkurt u tha se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët gjatë këtij viti. Këtë deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, Vuçiç e ka përshkruar si një aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve dhe Serbisë.

Vuçiç po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila është një nga mbledhjet më të rëndësishme ndërkombëtare gjeopolitike të vitit. Në konferencë marrin pjesë qindra udhëheqës dhe politikanë nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fokus i konferencës së këtij viti është e ardhmja e aleancës transatlantike dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në margjinat e konferencës, presidenti i Serbisë u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili i shprehu udhëheqësit serb pakënaqësitë e Brukselit për ligjet që janë miratuar së voni nga Beogradi sa i përket fushës së drejtësisë.

“Nëse Komisioni i Venecias jep komente negative, ne do të veprojmë në përputhje me to. Ne jemi një shtet i pavarur dhe sovran dhe hartojmë ligjet tona”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, dhe njoftoi se në gjysmën e parë të këtij viti do të vizitojë Pekinin, ku do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet