LIVE UPDATES
Bota

Uashingtoni shton presionin ushtarak ndaj Iranit përmes Gjirit Persik

Ekspertët thonë se dislokimi synon t’i japë presidentit amerikan Donald Trump opsione ushtarake, nëse ai vendos të veprojë dhe ta sulmojë Teheranin për dështimin në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore si dhe për shtypjen e protestuesve.

13 Shkurt 2026, 14:32 Nga E.d
Uashingtoni shton presionin ushtarak ndaj Iranit përmes Gjirit Persik
Foto ilustruse

Një marrëveshje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ende mundësi të shmangë një përballje ushtarake.

Megjithatë, një nga grumbullimet më të mëdha ushtarake ndonjëherë nga Uashingtoni në Gjirin Persik po merr formë me shpejtësi.

Ekspertët thonë se dislokimi synon t’i japë presidentit amerikan Donald Trump opsione ushtarake, nëse ai vendos të veprojë dhe ta sulmojë Teheranin për dështimin në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore si dhe për shtypjen e protestuesve.

Forcat iraniane të sigurisë vranë mijëra demonstrues në janar, pasi protestat shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 për shkak të zhvlerësimit të monedhës iraniane.

“Grumbullimi i forcave është mjet presioni që Shtetet e Bashkuara po e ushtrojnë ndaj Iranit për ta çuar drejt një marrëveshjeje të negociuar", tha Amin Tarzi, profesor i studimeve strategjike në Kolegjin e Luftës të Trupave Detare.

Ai tha se pas këtij grumbullimi, qëndrimi ushtarak amerikan në Gjirin Persik është “i fuqishëm”, me “kapacitete detare dhe mbrojtëse kundërajrore".

Ai shtoi se, për nga numrat, grumbullimi amerikan mund të mos jetë më i madhi në rajon, ku Uashingtoni ka zhvilluar disa nga luftërat e tij më të fundit jashtë vendit.

Qindra mijëra trupa amerikane morën pjesë në dy operacione të mëdha të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut: Lufta e Gjirit Persik në vitin 1991, që çliroi Kuvajtin nga pushtimi irakian, dhe pushtimi i Irakut në vitin 2003, që rrëzoi regjimin e Saddam Husseinit.

“Natyra e luftës ka ndryshuar në mënyrë dramatike, krahasuar edhe me vitin 2003", tha Tarzi. “Këto janë pajisje me kapacitete më të mëdha, por me prani shumë më të vogël në terren".

"Armatë masive"

Në fund të janarit, presidenti Trump përsëriti paralajmërimin e tij që Teherani mund të përballet me sulm “shumë më të rëndë” sesa ai i qershorit, nëse nuk arrin një marrëveshje për programin e tij bërthamor.

Ai tha se një “armatë masive” po nisej drejt Iranit dhe se ishte në gjendje ta “kryente misionin e saj me shpejtësi dhe dhunë”.

Flota udhëhiqet nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, e mbështetur nga disa anije luftarake të avancuara. Javën e kaluar, një nga avionët e këtij grupi rrëzoi një dron iranian.

David Des Roches, profesor në Institutin Thayer Marshall në Uashington, tha se anije shumëfunksionale, sikurse USS Delbert D. Black, USS Mitscher dhe USS McFaul janë tashmë në teatrin e operacioneve në Gjirin Persik. Të gjitha këto mund të lëshojnë sulme me raketa dhe kanë kapacitete të avancuara detare dhe të mbrojtjes ajrore.

Më 10 shkurt, Trump tha se mund të dërgojë në rajon një grup të dytë pajisjesh me aeroplanmbajtëse, për të marrë pjesë në veprime ushtarake, nëse bisedimet me Iranin dështojnë.

Des Roches tha se forcat amerikane aktualisht përreth Iranit janë më fleksibile. “[Grumbullimi] është shumë më i vogël dhe është shumë më e lehtë të rritet apo të zvogëlohet", tha ai.

Ai shtoi se përparimet në kapacitetin ushtarak amerikan bëjnë të mundur që Uashingtoni t'i përdorë sërish bombarduesit strategjikë B2, ashtu siç bëri në qershor 2025 për të goditur thellë brenda Iranit.

“Këta mund të nisen nga Shtetet e Bashkuara ose nga Diego Garcia,” tha ai. Në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian, SHBA ndan një bazë të përbashkët ushtarake me Mbretërinë e Bashkuar.

Prezenca e SHBA-së në rajon

Rajoni i Gjirit është pjesë e zonës së operacioneve të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), ku monarkitë sunite arabe të pasura me naftë – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Omani dhe Katari – kanë baza të ushtrisë, forcave ajrore dhe marinës amerikane. Vlerësohet se në rajon ndodhen deri në 40.000 trupa amerikane.

Baza ajrore Al-Udeid në Katar strehon selinë e përparuar të Komandës Qendrore. Në qershor 2025, Irani tentoi ta godiste atë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane mbi objektet e tij bërthamore. Flota e Pestë e Marinës së SHBA-së është e bazuar në Bahrein, prej nga siguron disa nga rrugët detare më të ngarkuara në botë në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq.

Baza dhe anije shtesë amerikane janë të shpërndara në Jordani, Detin e Kuq dhe Mesdhe. Në Irak dhe Siri, prania ushtarake amerikane ka qenë kryesisht e fokusuar në operacionet kundërterrorizmit kundër grupit ekstremist Shteti Islamik.

“Rritja masive e pranisë detare, ajrore dhe e mbrojtjes ajrore tregon se Shtetet e Bashkuara janë shumë serioze", tha Brian Carter, menaxher kërkimi në projektin “Critical Threats” në institutin American Enterprise në Uashington.

Ai tha se Uashingtoni po sjell platforma të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e bazave të tij dhe aleatëve amerikanë nga çdo sulm iranian.

“Marina përshtatet në këtë kuadër, sepse anijet luftarake mund të pajisen me interceptorë ajër-ajër ose tokë-ajër për t'i rrëzuar raketat në hyrje", tha ai.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, Uashingtoni ka forcuar mbrojtjen ajrore dhe raketore.

Në javët e fundit, ai ka dislokuar bateri shtesë të sistemeve të mbrojtjes raketore THAAD dhe Patriot në vendet arabe të Gjirit dhe në Jordani. Sistemi Patriot është efektiv kundër objektivave që fluturojnë ulët dhe raketave me rreze të shkurtër. THAAD është projektuar për të interceptuar raketa balistike në lartësi të mëdha.

Carter thotë se, në kontrast me kapacitetet e dobëta mbrojtëse të Iranit, kapaciteti mbrojtës i SHBA-së është mjaft i fortë falë investimeve gjatë dekadës së fundit.

“Kjo është një asimetri e rëndësishme që duhet ta kemi parasysh ndërsa mendojmë për goditjet në vijim", tha mes tjerash ai./REL

shba iran gjirit persik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet