LIVE UPDATES
Bota

Ambasadorja amerikane në Shkup: SHBA e interesuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Aggeler shprehu shpresën për zhvillime pozitive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke theksuar rëndësinë e suksesit të këtyre negociatave, për të ardhmen e vendit.

17 Dhjetor 2024, 13:32 Nga M.B
Ambasadorja amerikane në Shkup: SHBA e interesuar për
Ambasadorja amerikane në Maqedoni të Veriut, Angela Aggeler, gjatë një vizite në Shkup.

SHKUP- Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi të martën se Uashingtoni është i interesuar që ta shohë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian (BE). Aggeler shprehu shpresën për zhvillime pozitive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke theksuar rëndësinë e suksesit të këtyre negociatave, për të ardhmen e vendit.

“Do të them atë që kemi thënë më parë në Uashington dhe në Shkup... Ne do të donim shumë ta shihnim Maqedoninë e Veriut brenda Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që diskutimet të jenë të suksesshme dhe të frytshme, sepse e ardhmja e begatë, e suksesshme dhe e sigurt e këtij vendi është brenda BE-së, është në zemër të Evropës, aty ku përket”, tha Aggeler.

Këto komente, ambasadorja Aggeler i bëri pak para fillimit të një ligjërate me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë. Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili aktualisht ndodhet në Bruksel, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se “shkon për të prezantuar pozicionet e njëjta që ka qeveria e vendit”, sa i përket kontestit me Bullgarinë, përkatësisht për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në familjen evropiane.

Megjithatë, ai pret që përbërja e re e Komisionit Evropian (KE), të ketë informata shtesë nga vizita e tij e fundit në Bruksel. Mickoski shtoi se, zgjidhja aktuale është vetëm për të zhbllokuar hapin e parë, ndërsa qeveria e tij kërkon zgjidhje afatgjatë. I pyetur se çfarë mund të pritet në drejtim të arritjes së një marrëveshje me Bullgarinë, duke pasur parasysh se atje ende nuk është formuar qeveria e re, Mickoski tha se duhet të punohet me të gjithë partnerët për shkak se nuk dihet se kur mund të ketë qeveri politike në Sofje.

“Nëse ky është problem bilateral me BE-në, sepse ashtu na u tha një periudhë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me BE-në dhe ne do të bisedojmë me të gjithë në BE dhe do t’i argumentojmë pozicionet tona, do të luftojmë, sepse kjo është betejë për gjeneratat e ardhshme, nuk është betejë për mbijetesën politike të kësaj qeverie, duhet ta fitojmë këtë betejë, do të japim gjithçka që ta fitojmë, por nuk e di a do ta fitojmë”, tha të hënën Mickoski.

Nga Qeveria në Shkup, si kusht kryesor kërkohet ndryshimi i Kushtetës, për zhbllokimin e negociatave me BE-në. Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Pala maqedonase kërkon garaci nga Sofja të mos e bllokojë më tej Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, në prag të tekimit në Bruksel, kryeministri bullgar në detyrë, Dimitër Gllavçev, ka konfirmuar qëndrimin e Sofjes zyrtare lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Radioja e Jashtme e Bullgarisë njoftoi se kjo çështje është diskutuar në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

“Me sjellje jo evropiane nuk mund të arrihen rezultate evropiane”, theksoi Gllavçev.

Ai tha se Bullgaria mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim mes dy vendeve nga viti 2017. Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut aktualisht përbëhet nga 78 deputetë nga gjithsej 120 sa numëron Parlamenti. Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet