LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori serb takoi Milan Radoiçiç, DASH: Për ne është kriminel

Stano shtoi se BE-ja është në pritje të raportit përfundimtar për hetimet e sulmit në Banjskë, pas të cilit, siç tha, do të shihet se si të sigurohet që autorët të mbahen përgjegjës.

12 Mars 2024, 12:55 Nga I.A
Ambasadori serb takoi Milan Radoiçiç, DASH: Për ne
Millan Radoiçiç

SERBI- Kur dhe ku janë takuar ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, nuk dihet as edhe tri ditë pasi fotografia e tyre u publikua në rrjetin social X.

Gjuriç, i cili pas publikimit të fotografisë tha se “nuk turpërohet për kontaktet e tij”, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për detajet e takimit me Radoiçiqin dhe kur është bërë fotografia. Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është emëruar ambasador në Uashington në tetor të vitit 2020.

REL-i nuk arriti të përcaktojë në mënyrë të pavarur nëse fotografia me Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Kosovës, është bërë para apo gjatë funksionit diplomatik të Gjuriqit në SHBA.

Bashkimi Evropian tha se nuk i takon të komentojë për çdo takim të zyrtarëve serbë, porse “me kë takoheni ju, flet për ju”, thanë nga BE-ja.

“Sidomos nëse bëhet fjalë për të dyshuar për vepra kriminale”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pasi u pyet nga gazetarët për këtë çështje në një konferencë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, më 11 mars, në Bruksel.

Stano shtoi se BE-ja është në pritje të raportit përfundimtar për hetimet e sulmit në Banjskë, pas të cilit, siç tha, do të shihet se si të sigurohet që autorët të mbahen përgjegjës.

“Deri më tani, ne nuk kemi parë një raport të tillë, këtu në Bruksel”, tha Stano.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e akuzon Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar e mohon përgjegjësinë.

Atë e mori Radoiçiç, i cili e kaloi një ditë në paraburgim në Serbi dhe më pas doli për t’u mbrojtur në liri, por me kushtin që të mos largohet nga Serbia.

Në lidhje me procedurën kundër tij në Serbi, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 8 shkurt se dëshmia e të dyshuarit Radoiçiq, është duke u verifikuar.

Duke e komentuar rastin e fotografisë mes Gjuriqit dhe Radoiçiqit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për REL-in se ky i fundit “e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë përmes avokatëve të tij” dhe se ai “është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”.

Ambasada e SHBA-së në Beograd nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë rast. Ngjashëm as Ministria e Jashtme e Serbisë, zyrtar i së cilës është Gjuriç.

“Asnjëherë nuk i kam fshehur dhe nuk kam pasur turp për kontaktet shumë publike që i kam në lidhje me punën që bëj”, shkroi Gjuriç në rrjetin social X më 10 mars, teksa komentoi fotografinë me Radoiçiqin.

Ai shtoi se “nuk e ka ndërmend t’i justifikohet për asgjë” as kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, as ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, apo “njerëzve të tjerë keqdashës”.

Fotografia, në të cilën duken Gjuriq dhe Radoiçiq, u publikua një ditë përpara këtyre komenteve në të njëjtin rrjet social.

Në fotografi, ata duken së bashku në një restorant. Nuk dihet se ku dhe kur është bërë fotografia, a as kush është autori.

Duke folur në një konferencë për gazetarët më 10 mars, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua shkurtimisht fotografisë së ambasadorit serb në SHBA, Gjuriq, dhe organizatorit të konfliktit të armatosur në Banjskë, Radoiçiq.

“Unë nuk e pyeta kur, ku dhe pse. Nuk e pyeta asgjë... nëse ai u ngrit nga tavolina e tij për ta takuar Millan Radoiçiqin, për t’u ulur me të një ose dy minuta, apo nëse ka shkuar me të”, tha Vuçiç.

Një ditë më vonë, të hënën, ai u takua me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për pozitën e serbëve në Kosovë dhe Metohi, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Në atë postim, Vuçiç nuk tha nëse temë e takimit ishte edhe fotografia e Gjuriqit e Radoiçiqit. Publiku duhet të marrë përgjigje në pyetjet nëse fotografia është autentike, kur dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur takimi mes Gjuriqit dhe Radoiçiqit, thotë Predrag Petroviq nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Siguri.

“[Autoritetet] po dërgojnë mesazh se nuk heqin dorë nga njerëzit që i dhanë mbështetje të madhe regjimit të Aleksandar Vuçiqit, e një numër i madh i tyre vijnë nga bota e krimit, siç është rasti me Radoiçiqin”, thotë Petroviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se Radoiçiç paraqet një “barrë të madhe” për autoritetet në Beograd, veçanërisht pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Nga Serbia pritet që ta ndjekë penalisht Radoiçiqin. Aktualisht, nuk kemi informacione se Serbia po e bën këtë. Regjistrimet e fundit tregojnë të kundërtën - se Radoiçiç gëzon privilegje të mëdha të autoriteteve në Beograd”, thotë Petroviç.

Presidenti serb, Vuçiq, njoftoi për kthimin e Gjuriqit në Serbi në muajin shkurt. Krahas një fotografie me ambasadorin serb në SHBA, në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç shkroi se Gjuriq do të kthehet në Serbi për “një nga postet shumë të rëndësishme në vendin tonë”. Zyrtarisht, Gjuriç është ende ambasador i Serbisë në Uashington, siç thuhet edhe në ueb-faqen e ambasadës.

Pasi Qeveria serbe e emëroi në tetor të vitit 2020, ai e mori postin e ambasadorit në janar të vitit 2021. Nga viti 2014 deri në vitin 2020 ishte shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Gjatë asaj periudhe, Gjuriç ishte disa herë në shoqërinë e Radoiçiqit, i cili ishte nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Radoiçiç ishte në krye të kësaj partie që mbështetet nga Beogradi zyrtar që nga viti 2018, ndërsa dha dorëheqje prej saj pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Marrë nga REL

millan radoiçiç marko gjuriç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet