Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qëllimi i parë është thellimi i përçarjes ndërmjet popujve në mënyrë që në rastin e Kosovës, komuniteti serb asesi të mos e pranojë funksionimin e shtetit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, vendimmarrja politike të komplikohet edhe më shumë dhe si e tillë ka pasur raste që edhe ka ndodhur.
KOSOVË- Eksperti i çështjeve të sigurisë, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani flet për DW mbi luftën hibride të Rusisë në Ballkan, rrezikun e destabilizimit e ndihmën që mund të ofrojë NATO.
DW: Z. Ramadani, rreziku i luftës hibride të Rusisë në rajonin e Ballkanit është prezent, sipas deklarimeve zyrtare të institucioneve ndërkombëtare dhe mekanizmave kosovarë të sigurisë, sa e rrezikshme është kjo luftë realisht?
Ramadani: Lufta hibride ruse, e cila ka për qëllim ndikimin në vendimmarrjen politike dhe disponimin e komuniteteve për shtete të caktuara është në vazhdimësi një prej rreziqeve kryesore të Ballkanit dhe ka të paktën tri synime afatshkurtra: Qëllimi i parë është thellimi i përçarjes ndërmjet popujve në mënyrë që në rastin e Kosovës, komuniteti serb asesi të mos e pranojë funksionimin e shtetit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, vendimmarrja politike të komplikohet edhe më shumë dhe si e tillë ka pasur raste që edhe ka ndodhur.
Synimi numër dy i këtij aspekti afatshkurtër është fillimi i nxitjes së ndonjë situate, e cila do të shkaktonte incidente bazuar në informata të rrejshme dhe besim të lëkundur midis qytetarëve edhe shteteve. Dhe synimi i tretë është përçarja, respektivisht ndarja e shteteve të Ballkanit perëndimorë në aspektin e besimit për integrimet euroatlantike dhe uljen e besimit të popullatës për institucionet vendore.
DW: Rasti i Banjskës i 24 shtatorit të vitit të shkuar, është cilësuar si rasti me i rrezikshëm në këto vitet e fundit me një potencial të shkallës së lartë për destabilizim të Ballkanit, dështim i kujt mund të cilësohet ky rast, i institucioneve kosovare të sigurisë përfshirë AKI, apo i NATO-s dhe Policisë së EULEX-it, duke marrë parasysh që ruajtja e kufirit të Kosovës është përgjegjësi e KFOR-it.
Ramadani: Rasti i Banjskës që ka qenë një sulm i një grupi paramilitar të pajisur dhe të organizuar nga vetë ushtria e Serbisë, është një prej sinjaleve që bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe institucioneve të Kosovës duhet të kalojë në aranzhmane tjera operacionale. Pra, unë nuk besoj që është dështim i një institucioni të vetëm, por është dështim i këtij mos operacionalizimit të informatës midis NATO-os dhe institucioneve vendore.
Pra nëse flasim për një veprim që ka ndodhur më pas që është patrullimi i përbashkët i kufirit midis KFOR-it dhe policisë së Kosovës, ai veprim është dashur të ndodhë edhe më herët dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet vrojtimit nga niveli ajror që është kompetencë e KFOR-it dhe ndarja e këtyre informacioneve drejtpërdrejt dhe menjëherë me institucionet vendore.
Pra ka pasur një zbrazëtirë të komunikimit operacional, jo komunikimit profesional të përgjithshëm midis NATO-s dhe institucioneve vendore, e cila pastaj e ka dëshmuar se në raste të tilla ndodhin incidente apo sulme të ngjashme sikurse në Banjska. Prandaj është e domosdoshme që NATO- t'i ofrojë Kosovës aranzhmane të reja operacionale me institucionet e sigurisë së Kosovës, jo domosdoshmërisht me politikën kosovare, sepse, institucionet e sigurisë së Kosovës janë më profesionale sesa që e kemi politikën.
Marrë nga DW
Pamje nga festa Ngrupuk në Bali BALI- Bali në Indonezi është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve n&eum...
Foto ilustruese SHBA-Ballkani Perëndimor ka të ngjarë të përballet me një rrezik në rritje të dhunës lokale n...
Andrew Tate RUMANI- Figura kontroverse Andrew Tate është arrestuar në Rumani dhe ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Brit...
Anija e nisur drejt Gazas GAZA- Anija "OPEN ARMS" ka nisur udhëtimin e saj drejt Gazës duke transportuar 200 tonë ushqime bazë si ...
Foto ilustruese SHBA-Shtetet e Bashkuara mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolut&eum...
Foto ilustruese UKRAINË-Volodymyr Zelensky ka thënë se bota ka një “detyrë të përbashkët aktuale” p&eu...
Pamje nga aksidenti KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në qytetin në fshatin Shta...
Foto ilustrues e BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka konfirmuar të martën se komisioni do të rekomandoj...
Kryeministri i Haitit HAITI- Kryeministri i Haitit, Ariel Henri ka dhaënë dorëheqjen ditën e djeshme pas episodeve të dhun&e...
Foto ilustruese GJERMANI-Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjermani pas bakrit janë ...