12 Mars 2024, 11:27
Nga h.k
Foto ilustruese
VATIKANI-Vatikani ka thënë të martën se “kushti i parë” për arritjen e paqes në Ukrainë është që Rusia “t’i japë fund agresionit të saj”, pas kritikave nga Kievi dhe aleatët e tij ndaj deklaratave të Papa Françeskut.
Papa Françesku tha në një intervistë më 9 shkurt se Ukraina duhet ta ketë “guximin” për t’u ulur dhe për të biseduar me Rusinë për paqe, duke shtuar se nuk është turp ta valosh “flamurin e bardhë”.
Kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit i Vatikanit dhe bashkëpunëtori më i afërt i papës, i bëri këto komente në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera të martën.
“Selia e Shenjtë e ndjek këtë qëndrim dhe vazhdon të kërkojë armëpushim – dhe agresorët janë ata të cilët duhet ta ndalin luftën”, tha Parolin.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e kritikoi Françeskun – pa ia përmendur emrin – duke thënë se “kisha duhet të jetë me popullin. Dhe, jo 2.500 kilometra larg, diku, të ndërmjetësojë virtualisht mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagoi më drejtpërdrejt në rrjetet sociale, duke thënë se “Flamuri ynë është verdhekaltër. Me këtë flamur ne jetojmë, vdesim dhe triumfojnë. Ne nuk do të ngremë kurrë të tjerë flamuj”.
Zelensky ka ngulur këmbë se nuk do të flasë drejtpërdrejt me Rusinë, nëse kushtet e “formulës” së tij për paqe nuk plotësohen.
Kërkesat e Ukrainës për paqe janë që Rusia t’i tërheqë të gjitha trupat e veta nga Ukraina, t’i kthejë kufijtë e vet nga epoka pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe Rusia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.
Deklaratat e Françeskut u kritikuan edhe nga aleatwt e Ukrainws, si Polonia dhe Lituania.
Ndërsa, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina ka nevojë për armë, jo për flamuj të bardhë./REL
papa francesku
Bota
12 Mars 2024, 11:18
N.F
Pamje nga aksidenti
ANGLI- Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Berkshire. Mësohet se një...
Bota
12 Mars 2024, 11:09
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Eksperti i çështjeve të sigurisë, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës...
Bota
12 Mars 2024, 10:57
N.F
Pamje nga festa Ngrupuk në Bali
BALI- Bali në Indonezi është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve n&eum...
Bota
12 Mars 2024, 11:02
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Ballkani Perëndimor ka të ngjarë të përballet me një rrezik në rritje të dhunës lokale n...
Bota
12 Mars 2024, 10:49
N.F
Andrew Tate
RUMANI- Figura kontroverse Andrew Tate është arrestuar në Rumani dhe ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Brit...
Bota
12 Mars 2024, 10:40
N.F
Anija e nisur drejt Gazas
GAZA- Anija "OPEN ARMS" ka nisur udhëtimin e saj drejt Gazës duke transportuar 200 tonë ushqime bazë si ...
Bota
12 Mars 2024, 10:35
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Shtetet e Bashkuara mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolut&eum...
Bota
12 Mars 2024, 10:30
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Volodymyr Zelensky ka thënë se bota ka një “detyrë të përbashkët aktuale” p&eu...
Bota
12 Mars 2024, 10:24
N.F
Pamje nga aksidenti
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në qytetin në fshatin Shta...
Bota
12 Mars 2024, 10:19
h.k
Foto ilustrues e
BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka konfirmuar të martën se komisioni do të rekomandoj...