LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori Sabathil: Raportet dypalëshe të mos lënë në hije bisedimet e Shqipërisë me Brukselin për anëtarësimin

Ai përmend mosmarrëveshjet me Greqinë, për çështjen e kryebashiakut të zgjedhur të Himarës. Sipas tij, çështjet dy palëshe nuk mund të lënë në hije bisedimet me Brukselin.

10 Nëntor 2023, 20:13 Nga I.A
Ambasadori  Sabathil: Raportet dypalëshe të mos lënë në
Gerhard Sabathil

GJERMANI- Ambasadori Gerhard Sabathil, ish drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian thotë se Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e detyrimeve në kuadër të procesit të anëtarësimit, krahasuar me një vit më parë. Ai thotë se shpreson që bisedimet për grupkapitujt e pare të nisin në fund të dhjetorit, sikurse kërkoi edhe Komisioni Europian. Megjithatë, ai nxit Shqipërinë të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët ndërsa në këtë proces i duhet mbështetja e të gjithë vendeve anëtare. Ai përmend mosmarrëveshjet me Greqinë, për çështjen e kryebashiakut të zgjedhur të Himarës. Sipas tij, çështjet dy palëshe nuk mund të lënë në hije bisedimet me Brukselin.

Zëri i Amerikës: Ambasador Sabathil, Komisioni Evropian miratoi më 8 nëntor Raportin e Progresit për Shqipërinë, si pjesë e Paketës së tij të Zgjerimit; ndër të tjera, raporti përmend se Shqipëria ka bërë disa përparime në një sërë fushash; megjithatë, niveli e lartë i korrupsionit vazhdon të mbetet një shqetësim serioz; po ashtu, Komisioni kërkon shumë më tepër përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar. Cili është këndvështrimi juaj i përgjithshëm për këtë raport?

Gerhard Sabatil: Ky raport është pjesë e të gjithë paketës dhe e gjej Shqipërinë të pozicionuar mirë mes tetë vendeve të tjera që janë vlerësuar. Raporti i këtij viti është shumë i veçantë për shkak të situatës në Ukrainë. Pra, reagimi në shtetet anëtare ka të bëjë kryesisht me raportin mbi Ukrainën.
Megjithatë, vihet re se Shqipëria ka bërë përparim në krahasim me raportin e kaluar. Vendi pothuajse ka përmbyllur procesin shqyrtimit analitik (screening). Shpresojmë të hapim negociatat për grupkapitujt e parë, i cili është më i rëndësishmi sepse aty janë bazat e hyrjes në BE, në të cilat trajtohen të gjitha këto çështje të ndjeshme të demokracisë, shtetit të së drejtës, të korrupsionit që ju përmendët, krimi i organizuar dhe kjo është vendimtare për negociatat e mëtejshme. Dhe po shohim se përpjekjet tona të përbashkëta po japin frytet e veta. Çështja kryesore që shohim si palë evropiane është se Shqipëria po zhvillon më tej konsensusin e saj kombëtar mbi procesin e anëtarësimit. Komunikimi publik në Shqipëri me objektivin e tij më të rëndësishëm gjithëpërfshirës është jetik. Me rëndësi të veçantë është dhe mbështetja e mëtejshme për të gjitha reformat e tjera të nevojshme lidhur me çështjet e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Zëri i Amerikës: Problemi i korrupsionit është theksuar dhe në raport-progreset e mëparshme për Shqipërinë. Sipas jush, çfarë hapash të tjerë duhen marrë për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë? Deri tani kemi parë që Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit ka qenë më aktive në hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri?
Gerhard Sabatil: Reforma në administratën publike dhe reforma në drejtësi. Këto janë mbështetje në luftën kundër korrupsionit. Pra, Shqipëria duhet të ndërtojë një administratë publike edhe më të fortë, nga nivelet më të larta tek ato vendore dhe rajonale, me një sistem gjyqësor solid, vendimet e të cilit janë të padiskutueshme. Një gjyqësor që të ndjekë të gjitha rastet, nga problemet zgjedhore që u shfaqën më 14 maj e më parë, deri te të gjitha çështjet në fushat e ekonomike dhe të biznesit. Por sërish, Shqipëria nuk është e vetme në këtë drejtim krahasuar me vendet e tjera. E shoh përparimin e Shqipërisë në një farë mënyre më premtues se në vendet e tjera të rajonit, të cilat janë prapa Shqipërisë. Pra, e përsëris, përparim ka, por ai nuk mjafton, ndaj do të shohim kur të negociojmë për këto çështje, duke filluar nga muaji dhjetor, që të gjitha këto përpjekje të jenë frytdhënëse; e kam fjalën për përpjekje që lidhen me mbajtjen e premtimeve të qeverisë, zbatimin e kërkesave të BE-së dhe mbi atë çka autoritetet do t’u komunikojnë qytetarëve të tyre.
Korrupsioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e ligjeve, por është dhe çështje mendësie. Ai është rrënjosur thellë në shoqëri dhe në biznesin e çdo vendi. Dhe vetëm duke e trajtuar në këtë mënyrë, do të mund të çrrënjosen sistemet e korruptuara. Sërish, nuk flas vetëm për Shqipërinë, por kjo është qasja e përgjithshme që duhet të ndiqet.


Zëri i Amerikës: Raporti vëren gjithashtu polarizimin politik si një çështje urgjente për vendin. Sa mendoni se kjo situatë e nxehtë politike do të ndikojë në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE?
Gerhard Sabatil: Është thelbësore që konsensusi kombëtar të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se anëtarësimi nuk është vetëm çështje e pushtetit ekzekutiv, por dhe e një konsensusi në Parlament. Edhe roli i shoqërisë civile është i rëndësishëm, ndaj duhet të ketë më shumë diskutime dhe tematika në shoqëri mbi rrugën europiane të Shqipërisë. Jo më pak e rëndësishme është që të gjitha këto çështje të trajtohen në marrëdhënie të mira me fqinjët. E kam fjalën për marrëdhëniet me Greqinë. Dhe akoma më e rëndësishme, marrëdhëniet me Italinë në të gjitha këto çështje përparësore, të cilat mbizotërojnë dhe axhendën e Brukselit, si migracioni, për shembull.

Zëri i Amerikës: Ju pohuat se Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që të hapin negociatat me Shqipërinë për grupkapitujt e parë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, ju përmendët dhe disa probleme që Shqipëria ka me Greqinë. Sa gjasa ka që të arrihet konsensusi i nevojshëm për hapjen e negociatave për këto kapituj, gjatë Samitit të dhjetorit?
Gerhard Sabatil: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e filluan paralelisht (procesin e negociatave). Ju e dini që Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë më përpara. Ata po negociojnë gjatë një periudhë më të gjatë kohore. Pra, në të vërtetë, në nivel teknik, Shqipëria është më mbrapa. Por në nivel politik, kur shoh se situata në Beograd nuk ka përparuar aq shumë, madje ajo është minuar nga situata politike atje, nga marrëdhëniet e Beogradit me dy fuqi të mëdha në Lindje dhe në Lindjen e Largme, atëhere del se Shqipëria ndodhet në një pozicion të mirë politik. Këtu mund të lavdëroj rolin e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ne mundëm të bashkëpunonim shumë ngushtë në çështjet më të rëndësishme, muajin e kaluar për Gazën dhe akoma më herët për Ukrainën. Kështu që mendoj se kjo ishte një periudhë shumë e rëndësishme e krijimit të besimit.
Mandati si anëtar jo i përhershëm (i KS të OKB-së) përfundon në fund të dhjetorit, por mendoj se Shqipëria e ka shfrytëzuar atë mirë për të ndërtuar një marrëdhënie më të ngushtë politike me BE-në, veçanërisht në drejtim të politikës së jashtme të përbashkët dhe të sigurisë.
Çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe.
Ato nuk duhet të hedhin hije dyshimi në bisedimet me Brukselin. Shqipëria duhet t'i zgjidhë ato në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore në mënyrë dypalëshe dhe mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu, është veçanërisht e nevojshme që vendet fqinje - Greqinë dhe Italinë t’i bëjë miq më të mirë në procesin e negociatave të anëtarësimit.
Kam dëgjuar se çështja e Kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë po lëviz. Vërtet nuk ka ende zgjidhje, por gjithsesi ajo është në proces.
Gjithashtu kam dëgjuar se Shqipëria ka kontakte të mira Italinë për çështjen e migracionit. Për shembull, ne nuk e kuptojmë përse shqiptarët duhet të largohen nga vendi i tyre dhe të kërkojnë azil në BE.
Dhe nëse Greqia dhe Italia bëjnë marrëveshje të pranueshme për BE-në, atëhere marrëveshjet e ripranimit që janë gjithashtu strehë e sigurt për shtetas të vendeve të treta që nëpërmjet Shqipërisë shkojnë kryesisht në Itali do të ishin një tjetër element i mirë i krijimit të besimit me Shqipërinë.

Marrë nga VOA

 

gerhard sabathil

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë