Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Marrëdhëniet midis Budapestit dhe Uashingtonit janë acaruar për shkak të zvarritjes së ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, që u miratua përfundimisht nga Budapesti muajin e kaluar dhe gjithashtu për shkak të lidhjeve të ngrohta të kryeministrit nacionalist Viktor Orban me Moskën, pavarësisht agresionit rus në Ukrainë.
HUNGARIA- Ambasadori amerikan në Budapest, tha të enjten se aleatët e NATO-s po paralajmërojnë Hungarinë për rreziqet e marrëdhënieve të saj "të ngushta dhe në zgjerim" me Rusinë dhe nëse kjo është zgjedhja e politikës së Budapestit, "ne do të duhet të vendosim se si të mbrojmë më mirë interesat tona të sigurisë". Marrëdhëniet midis Budapestit dhe Uashingtonit janë acaruar për shkak të zvarritjes së ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, që u miratua përfundimisht nga Budapesti muajin e kaluar dhe gjithashtu për shkak të lidhjeve të ngrohta të kryeministrit nacionalist Viktor Orban me Moskën, pavarësisht agresionit rus në Ukrainë.
“Këto shqetësime të ligjshme të sigurisë të 31 aleatëve të Hungarisë, nuk mund të shpërfillen”, tha ambasadori amerikan David Pressman, në një fjalim me rastin e 25 vjetorit të anëtarësimit të Hungarisë në aleancën ushtarake të NATO-s.
Ambasadori Pressman tha se Hungaria është një aleate "që sillet ndryshe nga të tjerët".
“Ky fjalim ka të bëjë me një qeveri që etiketon dhe trajton Shtetet e Bashkuara si një “kundërshtar”, ndërsa bën zgjedhje politike që e izolojnë atë gjithnjë e më shumë nga miqtë dhe aleatët. Ky fjalim ka të bëjë me një mik dhe aleat prej kohësh që thotë dhe bën gjëra që dëmtojnë besimin dhe miqësinë”, tha ai.
Tensionet midis qeverisë së kryeministri Orban dhe administratës së presidentit amerikan Joe Biden, janë përkeqësuar në javët e fundit pasi zoti Orban mbështeti hapur kandidaturën e zotit Donald Trump për postin e presidentit amerikan, pas një takimi në Florida. Zoti Orban e vlerësoi zotin Trump si kandidatin e vetëm presidencial që mund t'i jepte fund luftës në Ukrainë, duke ndërprerë ndihmën ushtarake për Kievin. Budapesti kundërshton agresionin rus në Ukrainë, por kryeministri Orban ka refuzuar t’i dërgojë armë Kievit dhe ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Qeveria e tij ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, pjesërisht për shkak të varësisë së vazhdueshme energjetike të Hungarisë nga Rusia. Ambasadori Pressman tha se Hungaria po i bën hapur thirrje SHBA-së dhe aleatëve të tjerë që t’i japin fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën në mënyrë që ta detyrojnë në një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata paqeje.
"Shtetet e Bashkuara duan gjithashtu paqen. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por propozimi hungarez nuk përkon me realitetin”, tha ai./ VOA
Foto ilustruese MESDHE- Personat që u shpëtuan nga një gomone që po fundosej në Detin Mesdhe kanë njoftuar se rreth 60 vet&eu...
fotot ilustruese UKRAINË- Udhëheqësit e BE-së do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm drejt konfiski...
Manastiri i Deçanit KOSOVA- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përshëndeti të enjten vendimin e qeveris&eum...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris vizitoi të enjten një klinikë shëndetësore që ofron sh...
foto ilustruese HAIT- Një udhëheqës i fuqishëm bande në Haiti ka lëshuar një mesazh kërcënues që synon li...
Donald Trump SHBA- Vitin e dytë në detyrë ish-Presidenti Donald Trump autorizoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës p&eu...
Shkencëtari kompjuterik australian Craig Wright LONDËR– Gjykata e Lartë të Londrës vendosi sot se shkencët...
Foto ilustruese GREQI-Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në stacionin e trenit në Kallithea...
Foto ilustruese SHBA-Ish-presidenti amerikan foli si i ftuar special në hapjen e ‘Powr Earth Summit’, një konferencë e organizu...
Ndihma e UNRWA në Rafah, Gaza, 7 mars IZRAEL- Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Bashkimit Evropian thotë se Izraeli nuk ka...