18 Maj 2022, 22:12
Nga DOSJA
Jake Sullivan dhe Albin Kurti
SHBA- Agresioni rus në Ukrainë dhe qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor ishin pjesë e diskutimeve në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, i tha Zërit të Amerikës se gjatë takimit, zoti Sullivan falënderoi kryeministrin Kurti për gatishmërinë e Kosovës për të pritur refugjatët afganë.
“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”, tha ajo duke nënvizuar se gjatë u diskutua edhe për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.
Këshilltari Sullivan, tha ajo, shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet thelbësore të pazgjidhura.
Zoti Sullivan, thuhet më tej, mirëpriti planet e Kosovës për të kaluar nga varësia e saj nga qymyri linjit në energji më të pastër dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
Ndërkaq qeveria e Kosovës tha në një njoftim se kryeministri Kurti e falënderoi zotin Sullivan për kontributin dhe mbështetjen amerikane për Kosovën dhe për paqen e qëndrueshme, qëndrueshmërinë afatgjatë dhe sigurinë rajonale.
Kryeministri Kurti, thuhet në njoftim, tha se Kosova “është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me SHBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO”.
Kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë “parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë”.
Marrë nga VOA
Bota
18 Maj 2022, 22:09
Ibrahim Kalin
TURQI- Përparimi në ofertat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO do të jetë i mu...
Bota
18 Maj 2022, 22:03
RT
RUSI- Transmetuesi kanadez CBC ka njoftuar se Rusia mbylli zyrën e kompanisë në Moskë dhe ua hoqi vizat dhe akreditimin gazetarë...
Bota
18 Maj 2022, 21:51
Ciarán Cuffe
BRUKSEL- Eurodeputeti Ciarán Cuffe teksa ka folur në Parlamentin Evropian ka veshur bluzen kombëtare shqiptare t&...
Bota
18 Maj 2022, 20:45
Aleksander Vucic
GREQI- Media greke “Kathimerini” ka botuar një shkrim për marrëdhënieve të komplikuara të jav&eu...
Bota
18 Maj 2022, 19:47
Pamje nga aksidenti ne Itali
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në L'Aquila të Italisë, ku një makinë goditi gjasht&...
Bota
18 Maj 2022, 19:21
Ibrahim Kalin
TURQI-Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij nga...
Bota
18 Maj 2022, 19:05
Pamje nga vendngjarja
KOSOVË- 3 persona janë vënë në prangat e policisë së Kosovës pas të shtëna...
Bota
18 Maj 2022, 19:00
Joe Biden
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku me Finlandën dhe Suedinë në rast të “kërcëni...
Bota
18 Maj 2022, 18:46
Patriarku Porfirio dhe Aleksander Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se vendi ësht&eum...
Bota
18 Maj 2022, 18:37
Gucati dhe Haradinaj
HAGË-Gjykata Speciale të mërkurën shpalli aktgjykimet e para ndaj dy kosovarëve të akuzuar. Pamjet nga H...