18 Maj 2022, 18:37
Nga DOSJA
Gucati dhe Haradinaj
HAGË-Gjykata Speciale të mërkurën shpalli aktgjykimet e para ndaj dy kosovarëve të akuzuar. Pamjet nga Haga në Kosovë u pritën me interesim të madh. “Në emër të popullit të Kosovës”, kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin të cilin familjarët thanë se e kishin pritur. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Një person i maskuar, ende i paidentifikuar, tri herë radhazi çoi dosje të Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 2020. Në verë të po atij viti, kishte nisur seriozisht gjithçka. Kjo gjykatë kishte njoftuar për një aktakuzë deri atëherë të pakonfirmuar të dorëzuar nga Prokuroria kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata ngarkoheshin me pretendime se kishin kryer krime makabre gjatë luftës së fundit, që për shumëkënd në Kosovë është e paprekshme edhe e shenjtë, shkruan Gazeta Express.
Në OVL-UÇK veçse ishte shfaqur jo pak neveri ndaj Speciales. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj kishin thirrur disa herë konferenca të jashtëzakonshme për media për të prezantuar e shpërndarë materialet që ua çonte në zyrë personi të cilin do ta quanin “Rrufeja”, pasi zhdukej sapo i linte dokumentet.
Pas secilës vizitë nga “Rrufeja”, Gucati dhe Haradinaj njoftonin për “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”. Në konferencat për media gazetarëve u ishte lejuar t’i merrnin dokumentet.
Pas çdo konference, dokumentet konfiskoheshin nga hetuesit në Hagë.
Fillimisht Specialja nuk konfirmonte se dokumentet konfidenciale ishin autentike. Në procesin gjyqësor, prokuroria dhe gjykata iu referuan atyre si “dokumente zyrtare”.
Prokuroria e Specializuar kishte thënë se disa aktivitete, në të cilat ishte përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin për qëllim “të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur”.
Të premten e 25 shtatorit 2020, për më shumë se 8 orë, zyrtarë të EULEX-it i kishin bastisur zyrat e OVL të UÇK-së. Gucati dhe Haradinaj u arrestuan atë ditë dhe më pas u transferuan në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Pasi e kishte kuptuar se Gucati po arrestohej, Haradinaj e pati dhënë një premtim para se të arrestohej edhe vetë.
“Sa të jetojmë e të kemi frymë, ne jemi kundër kësaj gjykate, fund. Do të punojmë kundër kësaj gjykate, fund. dhe besoj se kjo ditë është një ditë e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës”.
Që prej paraqitjeve të para në gjykatë, Gucati dhe Haradinaj ishin deklaruar të pafajshëm duke thënë se nuk kanë bërë asnjë shkelje. Gjatë gjykimit, ata e kishin cilësuar Specialen si “gjykatë njëetnike”.
Gati dy vjet pas, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, të mërkurën lexoi pjesën më madhe të akuzave të Prokurorisë si konstatime të gjykatës, para se ta shpallte akgjykimit dënues ndaj tyre. Gucati e Haradinaj u shpallën të pafajshëm vetëm për veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve.
“Trupi Gjykues konstatoi se të akuzuarit publikisht i quajtën dëshmitarët “tradhtarë”, “spiunë”, “bashkëpunëtorë” dhe “shqipfolsa”. Të bëra në kontekstin e një atmosfere të vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, Trupi Gjykues konstatoi se synimi i komenteve të të akuzuarve ishte për t’i frikësuar dëshmitarët dhe dëshmitarët e mundshëm dhe rrjedhimisht për t’i bërë që të ngurronin të jepnin informacion për hetimet e ZPS-së lidhur me ish-anëtarë të UÇK-në”, thuhet në njoftimin e akgjykimit.
Në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt u paraqitën 14 dëshmitarë, 4 të propozuar nga ZPS-ja, 6 nga Hysni Gucati e 4 nga Nasim Haradinaj. 18 ishte numri i dëshmive me shkrim; 12 ishin propozuar nga mbrojtja e Gucatit dhe 6 nga mbrojtja e Haradinajt.
Në procesin gjyqësor dëshmuan gazetarë, punonjës të zyrës qendrore të OVL-UÇK-së, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, si dhe zyrtarë të ZPS-së e Gjykatës Speciale.
Video-incizimet e OVL-UÇK-së nga konferencat e mbajtura nga Gucati dhe Haradinaj ishin provat kryesore të paraqitura në gjykim.
Në Drenicë e Deçan, prej nga vijnë Gucati e Haradinaj, akuzat u hodhën poshtë para e pas aktgjykimit. Në këto dy rajone ku ende vërehen me sy dëmet e luftës së fundit, janë shumë të indinjuar me dënimin e dy ish-ushtarëve. Prej një pjesë të madhe të njerëzve atje, aktgjykimi i Speciales konsiderohet “politik”.
Një vizitë tjetër nga “Rrufeja” mund t’i çojë në burg edhe drejtuesit tjerë të OVL-së
“Rrufeja” mund të çojë në burg edhe drejtues tjerë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Sekretarit të kësaj organizate, Faton Klinakut nuk ia kanë ndryshuar qëndrimin dënimet e shokëve të tij. Ai tha se do të publikojë çdo gjë të Speciales që mund t’i bie në dorë, njësoj siç shprehej pas arrestimit të dy krerëve të OVL-së në vitin 2020.
Në rast se do të posedonin dokumente tjera, Klinaku ritheksoi se do të vepronin njësoj sikur Gucati e Haradinaj.
Kështu, nëse do të ketë arrestime të tjera të drejtuesve të OVL-UÇK-së, duket se është çështje të cilën në masë të konsiderueshme e ka në dorë edhe “Rrufeja”./Express/
Bota
18 Maj 2022, 18:09
Foto ilustruese
UKRAINË- Një nga gjërat më të vështira sot është të kuptosh se si po evoluon balanca e fuqis&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:23
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë në rast t&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:05
Ambyr Mishelle dhe Gabe Jessop
SHBA- Nuk ka hedhje orizi për një çift të sapomartuarish piromanë që i vunë flakën...
Bota
18 Maj 2022, 18:09
Vladimir Putin
RUSI- Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar vështirësitë në luftën me Ukrainën, të cil&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:03
Foto nga protesta
Çeki- Qeveria çeke ka miratuar një program për të ndihmuar qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë...
Bota
18 Maj 2022, 17:52
Gjejlone Haradinaj
KOSOVË- “Hape derën, mos prit që unë do të lirohem”,- kështu i tha Nasim Haradinaj bashkë...
Bota
18 Maj 2022, 17:43
Foto Ilustruese
GREQI- Një njoftim është bërë nga zyrtarët e restorantit grek në Mykonos, pas denoncimit se një tur...
Bota
18 Maj 2022, 17:43
Ukraine
UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni ose keni nevojë për një përmbledhje, këtu janë zhvillimet më t&eum...
Bota
18 Maj 2022, 17:34
Foto nga protesta
UKRAINË- Siç kemi raportuar, rreth 1000 luftëtarë ukrainas që janë ngujuar në fabrikën e &ccedi...
Bota
18 Maj 2022, 17:33
Qiu Yun Lin
GREQI- Autori i vrasjes së 38-vjeçares kineze Qiu Yun Lin, e cila u gjet e pajetë në një valixhe në Vilia ...