18 Maj 2022, 19:21
Nga DOSJA
Ibrahim Kalin
TURQI-Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij nga Suedia dhe Finlanda, si dhe Gjermania, SHBA-ja dhe Britania e Madhe për të diskutuar ndër tema të tjera, aplikimet për anëtarësim në NATO të Suedisë dhe Finlandës.
“Në kontekstin e aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, u komunikua pritshmëria se do të ndërmerren hapa konkretë për të adresuar shqetësimet e sigurisë kombëtare të Turqisë. U nënvizua se nëse pritshmëritë e Turqisë nuk do të përmbusheshin, përparimi i procesit nuk do të ishte i mundur”, thuhet në një deklaratë.
Gjatë bisedave diplomati turk theksoi se është e papranueshme të lejohet që organizatat terroriste PKK/PYD/YPG dhe anëtarët e FETO të ekzistojnë në vendet anëtare të NATO-s dhe në vende të tjera.
Sipas deklaratës, u trajtua edhe ndryshimi i ndalimeve të eksporteve të mbrojtjes dhe i sanksioneve kundër Turqisë. Më herët të mërkurën, Erdogan u tha anëtarëve të parlamentit të partisë së tij në Ankara se ai pret që vendet anëtare të NATO-s të "kuptojnë" çështjet e sigurisë së Turqisë.
Erdogan ka akuzuar të dy vendet se strehojnë anëtarë të Partisë separatiste militante të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe mbështetës të klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon si organizator të një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016, të cilën Gulen e mohon. PKK është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Erdogan tha gjithashtu se Suedia nuk ka ekstraduar 30 persona të cilët Turqia i sheh të lidhur me terrorizmin.
(d.a/dosja.al)
Bota
18 Maj 2022, 19:05
Pamje nga vendngjarja
KOSOVË- 3 persona janë vënë në prangat e policisë së Kosovës pas të shtëna...
Bota
18 Maj 2022, 19:00
Joe Biden
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku me Finlandën dhe Suedinë në rast të “kërcëni...
Bota
18 Maj 2022, 18:46
Patriarku Porfirio dhe Aleksander Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se vendi ësht&eum...
Bota
18 Maj 2022, 18:37
Gucati dhe Haradinaj
HAGË-Gjykata Speciale të mërkurën shpalli aktgjykimet e para ndaj dy kosovarëve të akuzuar. Pamjet nga H...
Bota
18 Maj 2022, 18:09
Foto ilustruese
UKRAINË- Një nga gjërat më të vështira sot është të kuptosh se si po evoluon balanca e fuqis&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:23
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë në rast t&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:05
Ambyr Mishelle dhe Gabe Jessop
SHBA- Nuk ka hedhje orizi për një çift të sapomartuarish piromanë që i vunë flakën...
Bota
18 Maj 2022, 18:09
Vladimir Putin
RUSI- Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar vështirësitë në luftën me Ukrainën, të cil&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:03
Foto nga protesta
Çeki- Qeveria çeke ka miratuar një program për të ndihmuar qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë...
Bota
18 Maj 2022, 17:52
Gjejlone Haradinaj
KOSOVË- “Hape derën, mos prit që unë do të lirohem”,- kështu i tha Nasim Haradinaj bashkë...