18 Maj 2022, 19:47
Nga DOSJA
Pamje nga aksidenti ne Itali
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në L'Aquila të Italisë, ku një makinë goditi gjashtë fëmijë të cilët po luanin në oborrin përpara kopshtit.
Sipas mediave vendase, njëri nga fëmijët ka humbur jetën, ai ishte katër vjeç, ndërsa pesë të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas rikonstruksionit të ngjarjes, fëmijët kanë qenë duke luajtur në oborrin e jashtëm të kopshtit dhe çerdhes “1° Maggio”, në fshatin Pile, kur janë përplasur nga makina. Automjeti ka thyer gardhin dhe ka përplasur të miturit, të gjithë të moshës tre deri në pesë vjeç. Kryetari i bashkisë së L'Aquila Pierluigi Biondi shpalli zi qytetin.
Gjashtë fëmijët e plagosur janë transportuar menjëherë në spitale të ndryshme, në “San Salvatore” dhe në disa spitale të Romës. Njëri prej tyre, pavarësisht se u fut në reanimacion menjëherë dhe iu nënshtrua terapisë intensive fatkeqësisht nuk ja doli dhe humbi jetën., nuk ia doli. Ndërkohë një vajzë e vogël është në gjendje të rëndë, ajo është transportuar në spitalin Gemelli dhe prognoza mbetet konfidenciale. Mes katër fëmijëve të tjerë të plagosur, dy janë të shtruar në spital në Romë: një te Foshnja Jezus dhe një tjetër po ashtu te Gemelli.
Makina që përmbysi fëmijët, një Volkswagen Passat me një të mitur në bord, ishte e parkuar në një rrugë tatëpjete kur papritmas automjeti filloi të lëvizte. Sipas asaj që mësohet, makina ishte e një nëne që kishte shkuar të merrte djalin e saj në atë kopsht, duke lënë në makinë djalin tjetër të vogël. Ndër hipotezat që po shqyrtohen për të kuptuar se si makina ka nisur të lëvizë, është edhe ajo se i mituri ka mbetur në makinë mund të ketë zhbllokuar frenat e dorës teksa luante. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat, zjarrfikësit, policia, karabinierët dhe brigada e qytetit. Në momentin e aksidentit, në kopshtin e shkollës ndodheshin rreth dhjetë fëmijë: disa janë të tronditur, të tjerë janë gërvishtur.
(d.a/dosja.al)
Bota
18 Maj 2022, 19:21
Ibrahim Kalin
TURQI-Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij nga...
Bota
18 Maj 2022, 19:05
Pamje nga vendngjarja
KOSOVË- 3 persona janë vënë në prangat e policisë së Kosovës pas të shtëna...
Bota
18 Maj 2022, 19:00
Joe Biden
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku me Finlandën dhe Suedinë në rast të “kërcëni...
Bota
18 Maj 2022, 18:46
Patriarku Porfirio dhe Aleksander Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se vendi ësht&eum...
Bota
18 Maj 2022, 18:37
Gucati dhe Haradinaj
HAGË-Gjykata Speciale të mërkurën shpalli aktgjykimet e para ndaj dy kosovarëve të akuzuar. Pamjet nga H...
Bota
18 Maj 2022, 18:09
Foto ilustruese
UKRAINË- Një nga gjërat më të vështira sot është të kuptosh se si po evoluon balanca e fuqis&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:23
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë në rast t&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:05
Ambyr Mishelle dhe Gabe Jessop
SHBA- Nuk ka hedhje orizi për një çift të sapomartuarish piromanë që i vunë flakën...
Bota
18 Maj 2022, 18:09
Vladimir Putin
RUSI- Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar vështirësitë në luftën me Ukrainën, të cil&e...
Bota
18 Maj 2022, 18:03
Foto nga protesta
Çeki- Qeveria çeke ka miratuar një program për të ndihmuar qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë...