LIVE UPDATES
Bota

Albin Kurti MESAZH në serbisht: Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk duron dot kulturën e të dhunshmëve (VIDEO)

Ai shtoi se sulmi dhe rrëmbimi i policëve, dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it apo sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. 

21 Qershor 2023, 19:52 Nga a.l
Albin Kurti MESAZH në serbisht: Një shoqëri demokratike dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë pasditen e kësaj të mërkure me një video-mesazh, ku i detyrohet gjithë qytetarëve kryesisht atyre të që banojnë në komunat veriore, në gjuhën serbe. Në videon e publikuar në rrjete sociale, Kurti shprehet se BE ka premtuar që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për kryetarë komunash në veri, nëse Kosova pranonin Aneksin e Ohrit. Ndërkaq, kreu i qeverisë së Kosovës ka akuzuar presidentin Vuçiç se në zgjedhjet e parakohshme u ka bërë oferta luksoze pjesëtarëve të Listës Serbe për të bojkotuar zgjedhjet. Ai shtoi se sulmi dhe rrëmbimi i policëve, dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it apo sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. 

SHKRIMI I PLOTË:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, E di që situata nuk është aspak e lehtë dhe të gjithë jemi të shqetësuar nga ngjarje të mundshme të paparashikueshme në të ardhmen e afërt. Po ashtu e di se, gjatë tre javëve të fundit, kemi mbërritur edhe te lajmet ndërkombëtare, duke u paraqitur në një dritë jo dhe aq të mirë.

Por le të fillojmë me radhë. Më vjen keq që na është dashur të mbajmë zgjedhje në katër komuna në veri me një pjesëmarrje aq të ulët. Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, duke shpresuar se Lista Serbe do të merr pjesë. Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse ne pranojmë Aneksin e Ohrit, ata do të sigurojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. Më 17 mars të këtij viti e kemi zgjatur edhe për pesë ditë afatin e regjistrimit të partive.

E gjithë kjo për asgjë. Kam menduar se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka fituar një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Ndoshta nuk është e saktë, por gjithsesi duhet të jetë presion tepër i madh apo ofertë tepër luksoze, që e ka shtyrë Jabllanoviqin të thotë se ai nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, sikur edhe Jabllanoviqi, kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë të ardhshëm komunash. Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet që t’i detyroj të kandidojnë në zgjedhje. Tani, kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një i ri. Për këtë na duhen zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë parazgjedhore e hapur, e lirë, në 4 komunat në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Prandaj në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikësim dhe kriminelë. Këtë duam dhe duhemi ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale.

Në anën tjetër, na janë të nevojshme takimet në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. Tani e kam të qartë se presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar, e tani ankohet dhe pendohet që ka thënë PO, që e ka pranuar atë marrëveshje, që do të thotë njohje de facto të Republikës së Kosovës.

Siç duket, pushteti në Beograd është në kërkim të makinës së kohës. Ndonjëherë duan të kthehen në kohën para qershorit 1999 kur ne u çliruam, ndonjëherë para shkurtit 2008 kur shpallëm pavarësinë, ndonjëherë para shkurtit të këtij viti kur presidenti i Serbisë Vuçiq pranoi Marrëveshjen e Brukselit dhe, siç e keni dëgjuar edhe ju vetë, ndonjëherë duan të kthehen në makinën e kohës para dhjetorit 2001 kur unë kam dalë nga burgjet serbe.

Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk duron dot kulturën e të të dhunshmëve. Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur edhe një luftë. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet ’90 nuk do të bëhen të kaluara. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë i burgosur lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet madje pa detyrime, sepse të gjithë përgjegjësinë e mbante Millosheviqi.

Për më shumë se 10 vjet, këta të ashtuquajtur progresistë e kanë kriminalizuar politikën në Serbi, e tani në veri të Kosovës po tentojnë të politizojnë kriminelët. Nga ana tjetër, ne kemi mbyllur 16 rrugë ilegale në veri, kemi shkatërruar 83 grupe kriminale, kemi konfiskuar rreth 2 tonë narkotikë, kemi shkatërruar 14 laboratorë droge, 8 prej tyre në veri dhe 5 sosh për prodhimin e kriptovalutave.
Të dashur qytetarë,

Kosova është vendi me shkallën më të lartë të demokracisë në rajonin tonë. Sipas institucioneve dhe organizatave prestigjioze ndërkombëtare, si Transparency International, ëorld Justice Project, ëorld Press Freedom Index “Reporterët pa Kufij”, Freedom House dhe V-Dem, Kosova është në vendin e pare në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, lirisë së medias, lirive politike dhe të drejtave civile, si dhe zgjedhjeve demokratike.

Progresi ynë demokratik shoqërohet me zhvillim ekonomik. Gjatë këtyre viteve të fundit kemi pasur një rritje mesatare prej 7% të bruto prodhimit vendor, eksportet dhe investimet e huaja janë dyfishuar, buxheti vjetor këtë vit është 17% më i lartë se në vitin 2022, e të hyrat tatimore janë rritur për dy të tretat pa ndryshuar politikën fiskale, sepse njerëzit paguajnë më shumë tatim kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri dhe po ashtu kur janë optimistë shpenzojnë më shumë se sa kursejnë dhe nga kjo përfitojnë jo vetëm ata por edhe gjithë ekonomia jonë.

Rritjen më të madhe të buxhetit e kemi siguruar për shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen dhe arsimin. Rritjen ekonomike nuk e mbajtëm për shtetin, por ia shpërndamë popullit: dy pako masash, për ringjallje ekonomike dhe për përballje me inflacionin, në një total prej gati një miliard eurosh. Përfundimisht, Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën nga tetori i vitit të kaluar është më i miri në 15 vitet e fundit. Prandaj nga 1 janari i vitit 2024 hiqet edhe regjimi i vizave për pasaportat e qytetarëve të Kosovës.

Kemi bërë shumë për komunitetin serb. Kemi përfunduar restaurimin e trashëgimisë ortodokse në Kosovë: Manastirin “Qeli” dhe kishën e Shën Mërisë në Kamenicë, si dhe Manastirin e Dragancës në Novobërdë. Ka filluar restaurimi i katër shtëpive tradicionale në Prizren, pronarët e së cilave janë serb. Në bazë të thirrjes së fundit për ndihmë direkte, mbështetje financiare kanë fituar disa organizata dhe individë për botim librash, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike. Në proces hartimi është plani i konservimit të fshatit Hoçë e Madhe.

Sërish është themeluar puna e komisionit përgjegjës për verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut. Ky komision deri më tani ka pranuar 44 aplikime nga të diplomuarit. E në të ardhmen, për të lehtësuar procesin e aplikimit, po implementojmë një platformë online. Të gjitha me synimin e një niveli më të lartë të efikasitetit. Kemi krijuar edhe programin e ndihmës “Qeveria për Familjen”, në bazë të të cilit ne ofrojmë subvencione për pagat e të punësuarit të vetëm brenda familjes. Me këtë program kemi ndihmuar 115 familje serbe. Po ashtu, Ministria jonë për Komunitete dhe Kthim ka ndihmuar në themelimin e 123 ndërmarrjeve të vogla, ndër të cilat 48 ishin për mirëqenien e komunitetit serb. E Agjencia jonë për punësim ka ndërmjetësuar punësimin e 371 personave nga komuniteti serb – dyfish më shumë se vitin e kaluar.

Kemi dyfishuar buxhetin e zyrës së Komisionerit për Gjuhët për sa i përket bashkëpunimit në projekte me organizatat joqeveritare, kemi mbështetur programin e studimeve të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës dhe kemi shpërndarë 19 grante për organizatat joqeveritare dhe mediat që mbështesin komunitetin serb, dhe kemi filluar ndërtimin e 8 shtëpive për familjet serbe.

Platforma jonë e re “Superpuna u mundëson të rinjve të moshës 18 deri në 25 vjeç të marrin pagën minimale si bonus: deri tani kemi 11 mijë të rinj aktivë, gjashtë mijë e gjysmë biznese të regjistruara, me më shumë se 8 mijë mundësi të hapura për vende pune. Kemi ndarë 3 milionë euro për organizata joqeveritare, fermerë dhe start-up. Afati i aplikimit përfundon këtë të premte, andaj nxitoni pak.
Të dashur qytetarë,

E kam theksuar shumë herë se ky shtet është i yni i përbashkët – ai që na përqafon dhe na mbron dhe për të mirën e të cilit jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për shkak të asaj që duam për veten dhe familjet tona. Vendi ku jetojmë është shtëpia jonë, e shteti ynë është shtëpia e të gjithë neve.
Faleminderit shumë dhe ju uroj gjithë të mirat. 

Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas vizitës të cilën nesër do ta ketë në Vatikan do të udhëtojë për në Bruksel. Aty do të ketë takim të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton nën që me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë