LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet si i përfshirë në rastin e vëllezërve Bytyqi, ish-komandanti i Xhandarmërisë serbe shihet në mesin e protestuesve në Beograd

Radosavleviç, kolonel policie në pension, është lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për çka Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

11 Mars 2025, 21:18 Nga B.Z

 

Akuzohet si i përfshirë në rastin e vëllezërve Bytyqi,
Ish-Komandanti i Xhandarmërisë serbe

 

BEOGRAD - Ish-komandanti i Xhandarmërisë të Serbisë, Goran Radosavleviç-Guri, ishte të martën në mesin e dhjetëra burrave me uniforma ushtarake, me simbole të njësisë së shpërbërë për operacione speciale, të cilët u panë në parkun ku ishin mbledhur studentët që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve në Serbi.

Personat me uniforma nuk pranuan të shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë arsyet e pranisë së tyre në kampin ku gjendet një grup personat që e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, të cilët po protestojnë për të pestën ditë me radhë në parkun në qendër të Beogradit, që gjendet mes ndërtesës së Parlamentit dhe Presidencës të Serbisë

Personat e uniformuar u udhëhoqën nga Radosavleviq dhe Zhivorad Zhika Ivanoviq, ish-pjesëtar i Njësisë për Operacione Speciale (JSO).

Radosavleviç, kolonel policie në pension, është lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për çka Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Agron, Mehmet dhe Ilir Bytyqi, shtetas amerikanë që luftuan si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë, u arrestuan pas përfundimit të ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 në kufirin me Kosovën, për shkak të kalimit ilegal në Serbi.

Pas vuajtjes së një dënimi me 15 ditësh burgim, ata u liruan nga burgu, por policia serbe i çoi në bazën e Njësive Speciale Kundër Terrorizmit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Petrovo Sello, e cila ishte nën komandën e Goran Radosavleviqit- Gurit.

Trupat e tyre, me duart e lidhura dhe plagë nga plumbat në pjesën e pasme të kokës, u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë, së bashku me trupa të tjerë të shqiptarëve të Kosovës.

Radosavleviq e ka mohuar përgjegjësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Njësia për Operacione Speciale ishte krijuar nga njësia famëkeqe "Beretat e Kuqe", anëtarët e së cilës, sipas një vendimi të formës së prerë të një gjykate, kanë kryer krime gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Po ashtu, kjo njësi mori pjesë në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999, kur për komandant të saj u emërua Millorad Ulemek Legija.

JSO ishte e lidhur me organizatën kriminale "Klanin e Zemunit", ndërsa anëtarët e saj morën pjesë në vrasjen e kundërshtarëve politikë të presidentit autokratik, Sllobodan Millosheviq.

Ulemek u dënua në fillim të viteve 2000 me 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit morën pjesë, përveç pjesëtarëve të JSO-së, edhe anëtarët e kartelit kriminal "Klanit të Zemunit", me të cilin Ulemek kishte krijuar lidhje në fund të viteve '90./REL

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit