LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet për marrje rryshfeti, nisin hetimet për gjykatësin në Shkup

Ndonëse prokuroria as autoritetet policore nuk japin emra, një pjesë e medias duke u mbështetur në burime brenda gjykatave dhe policisë thonë se gjykatësi i akuzuar dhe ndaluar është Nake Georgiev, i cili thuhet se ka marrë dhjetë mijë euro ryshfet nga një person dhe se policia i ka gjetur menjëherë paratë tek gjykatësi.

21 Maj 2024, 21:37 Nga B.Z
Akuzohet për marrje rryshfeti, nisin hetimet për gjykatësin
Gjykatësi Nake Georgiev

SHKUP - Zyra për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup hapi të martën një procedurë për hetime të mëtejshme që do të përcaktonin masën ndaj një gjykatësi të Gjykatës së Lartë, i cili është ndaluar nën dyshimet për marrje ryshfeti.

Edhe për një person tjetër ekzistojnë dyshime për veprën penale të pranimmit të rryshfetit, sipas Kodit penal të Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse prokuroria as autoritetet policore nuk japin emra, një pjesë e medias duke u mbështetur në burime brenda gjykatave dhe policisë thonë se gjykatësi i akuzuar dhe ndaluar është Nake Georgiev, i cili thuhet se ka marrë dhjetë mijë euro ryshfet nga një person dhe se policia i ka gjetur menjëherë paratë tek gjykatësi.

Personi i dytë, sipas medias në Shkup, është Ixhet Mehmeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Këta të dy kërkonin para kundrejt premtimeve për t’ia lehtësuar gjendjen ish-kryetarit të komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev i ndodhur në paraburgim, nën akuzat për kontrabandë me drogë. Djali i këtij të fundit e ka denoncuar në polici kërkesën e gjykatësit për ryshfet.

Policia maqedonase e ndaloi të hënën në mbrëmje gjykatësin Georgiev në çastet e kryerjes së veprës penale, sipas një komunikate të autoriteve të rendit.

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor në mesnatë e miratoi vendimin për t’ia hequr atij imunitetin e gjykatësit dhe për ta larguar nga detyra.

Më pas janë bërë bastisje në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe në shtëpinë dhe zyrën e të dyshuarit të dytë, i cili dyshohet se ka pasur ndikim në kërkesën e ryshfetit.

Prokuroria Themelore thekson se në bazë të dëshmive të mbledhura dhe kontrolleve të bëra ka argumente për të propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin e parë (Nake Georgiev), ndërkohë që për të dyshuarin e dytë (Ixhet Mehmeti) deri në këto çaste nuk ka bazë për t’i caktuar ndonjë lloj urdhëri.

Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut ka besueshmërinë më të ulët të publikut dhe prej vitesh i dyshuar për një shkallë të lartë të korrupsionit.

Gjithmonë gjatë fushatave zgjedhore partitë politike flasin për luftën e pakompromis kundër korrupsionit, por rrallë ndodh që ndonjë gjykatës apo prokuror të dalë para gjyqit nën akuzat për korrupsion apo vepra të tjera penale./VOA

gjykatësi nake georgiev shkup rryshfet

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez