14 Shtator 2024, 10:51
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit.
“Sa i përket aktakuzës së Kosovës, ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, teksa ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, tha një zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Nga DASH-i thanë se presin që Serbia të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë në sulmin e shtatorit të vitit të kaluar. Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulm.
Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai, në aktakuzë, cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.
Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga BE-ja thanë se përgjegjësit duhet të përballen me pasoja, pasi gjyqësori i Kosovës të shpallë aktvendimin ndaj tyre, teksa zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se Brukseli vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që të përfshirët në këtë sulm të dalin para drejtësisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 13 shtator se autoritetet serbe po e hetojnë sulmin në Banjskë. Ai tha se ky sulm, për Serbinë, nuk është “terrorist”.
“Por, nuk dua të zgjerohem më tej dhe të shpjegoj përsëri se kush është fajtor për këtë dhe kush e solli këtë gjendje”, tha Vuçiç gjatë një adresimi.
Radoiçiq besohet se gjendet në Serbi. Ndërkaq, të pandehurit e tjerë, sipas aktakuzës, të gjithë janë në arrati përveç tre personave që gjenden në paraburgim në Kosovë: Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç./REL
dash
Bota
14 Shtator 2024, 09:23
M.B
Olaf Scholz dhe Viktor Orban
EUROPA- Gjermania do të futë kontrollet e kufijve të jashtëm nga e hëna (16 shtator) pë...
Bota
14 Shtator 2024, 08:47
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Çmimet e naftës vazhduan rimëkëmbjen edhe këtë të premte, pas rënies në 68.68 dollar&e...
Bota
14 Shtator 2024, 07:52
M.B
Joe Biden dhe Keith Starmer
SHBA- Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luf...
Bota
14 Shtator 2024, 07:39
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë javë...
Bota
14 Shtator 2024, 07:30
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Duke ulur kontrollin shtetëror dhe duke lejuar më shumë investime private, tregjet e energjisë në EQL mund...
Bota
13 Shtator 2024, 22:59
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka përsëritur pretendimet raciste për emigrantët nga Haiti në Springfield, Ohio, duke dyfishuar r...
Bota
13 Shtator 2024, 22:47
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Greqia paraqiti masa për të rritur normën e ulët të lindshmërisë, duke filluar nga kuponë d...
Bota
13 Shtator 2024, 22:36
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Sipas organizatës ‘Feeding America’, që shpërndan ushqime për të varfërit, amerikanët...
Bota
13 Shtator 2024, 22:35
M.B
Foto ilustruese
SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse të premten, duke akuzuar ...
Bota
13 Shtator 2024, 22:32
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Gjermania ka rënë dakord të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualif...