LIVE UPDATES
Bota

"Mirë se erdhe në klub!" Politika e emigracionit, Hungaria si model? Orban mbështet Scholz për masat e propozuara

Më pak migrim është synimi i disa vendeve të BE-së. Hungaria po vepron ilegalisht. Lavdërimi helmues i Orbanit për Scholz-in dhe qeverinë gjermane.

14 Shtator 2024, 09:23 Nga M.B
"Mirë se erdhe në klub!" Politika e emigracionit, Hungaria
Olaf Scholz dhe Viktor Orban

EUROPA- Gjermania do të futë kontrollet e kufijve të jashtëm nga e hëna (16 shtator) për të parandaluar futjen e migrantëve ilegalë në Gjermani. Është kjo pjesë e një "kthese të madh" në politikën e azilit politik të kancelarit gjerman, socialdemokratit Olaf Scholz. Këtë e konfirmoi ai edhe vetë në Bundestag të mërkurën (11 shtator). Megjithatë thuhet se nuk duhet të ketë kthim masiv prapa të azilkërkuesve nga kufijtë me Austrinë, Poloninë apo Francën. Opozita kritiandemokrate ka propozuar kthimin e të gjithë atyre që nuk kanë te drejtë azili menjëherë në kufi. Sipas ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser(SPD), veprime të tilla do të nënkuptonin shkelje të ligjeve aktuale dhe Marrëveshjes së Dublinit.

Orban mbështet Scholzin

Kancelari Scholz mori duartrokitje për masat e propozuara edhe nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili prej vitesh po përpiqet të ndalojë flukset e migracionit drejt Hungarisë. Hashtagu "StopMigration” thekson postimin e Orbanit në rrjetin social X, ku ai i drejtohet Scholz-it: "Mirë se erdhe në klub", por ky politikan nacional-konservator nuk e ka sqaruar se për cilin klub bëhet fjalë.

Brenda Bashkimit Evropian, Orbán është i vetmi anëtar i "klubit" që dëshiron të ndalojë plotësisht migrimin. Hungariaka vite që ka shkelur sistematikisht ligjet evropiane, gjë që është konfirmuar vazhdimisht nga Gjykata Evropiane që nga viti 2015.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e gjobiti qeverinë hungareze me 200 milionë euro, për shkak se Orbán refuzoi të zbatonte vendimin e vitit të kaluar, sipas të cilit Hungaria duhej të pezullonte praktikën e lejimit të kërkesave për azil vetëm në ambasadat hungareze në Serbi apo Ukrainë. Sipas ligjeve aktuale të Bashkimit Evropian, kërkesa mund të paraqitet në kufi. Orban nuk e pranoi këtë vendim të gjykatës dhe nuk e pranoi gjobën. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian ndoshta do të reduktojë fondet e ndara për Hungarinë në buxhetin e Bashkimit Evropian javën e ardhshme. Gjykata Evropiane ka caktuar një milion euro gjobë për çdo ditë moszbatimi të vendimit.

Orban këmbëngul për një zgjidhje kombëtare

Javën e kaluar, gjatë një diskutimi në qytetin italian Cernobio, kryeministri hungarez deklaroi se Hungaria, si anëtare e Bashkimit Evropian, mund të vendosë për politikën e saj të migracionit dhe azilit. Ai shtoi se kundërshton përzierjen e qytetërimeve të ndryshme: "Disa gjëra nuk duhet të vendosen në Bruksel. Kush mund të vendosë nëse një vend mund apo nuk mund të jetojë me emigrantë? Kjo duhet të vendoset nga populli dhe udhëheqësit e zgjedhur, jo nga qendra imperialiste e integrimit të detyruar.” Viktor Orbán, përveç kësaj, ka qenë në pushtet më gjatë nga të gjithë kolegët e tij në Union. Vendi i tij ka mangësi serioze në sundimin e ligjit. Gjithashtu, ai injoron faktin se politika e azilit është përgjegjësi e gjyqësorit europian dhe jo atij kombëtar.

Hungaria ka mbyllur hermetikisht kufirin me Serbinë, që është edhe kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian, me gardh dhe tela me gjemba. Zonat e tranzitit u krijuan në "tokën e askujt", ku aplikantët për azil politik ndonjëherë ndaloheshin për muaj të tërë gjatë procedurës aë azilkërkimit. Kjo praktikë u shpall e paligjshme nga Gjykata Evropiane dhe kërkoi pezullimin e saj. Por Viktor Orbán ia arriti qëllimit. Vitin e kaluar, vetëm pesë persona morën azil politik në Hungari. Aktualisht në vend janë në proces 15 procedura të personave që kanë kërkuar azil.

Sa më pak ardhje

Ndërkohë numri i njerëzve që vijnë në Hungari për të aplikuar për azil është jashtëzakonisht i ulët. Kancelari gjerman Olaf Scholz po ashtu dëshiron që ky numër të reduktohet ndjeshëm edhe në Gjermani. Në maj të këtij viti, në Gjermani ishin 365.000 procedura në vazhdim. "Ne duhet të jemi në gjendje të zgjedhim se kush do të hyjë në Gjermani. E them qartë këtë. Kjo përfshin menaxhimin e suksesshëm të migracionit të parregullt, uljen e numrit të atyre që mbërrijnë në vend në mënyrë të parregullt, si dhe kthimin e atyre që nuk mund të qëndrojnë”, tha Scholz në Bundestag. Trendi po shkon drejt pozicionit hungarez - më shumë kontroll dhe më pak ardhje, por mjetet nuk janë të krahasueshme.

Kufiri i jashtëm

Në nivel të Bashkimit Evropian, shtetet anëtare, përfshirë Hungarinë, përfunduan një "Pakt të Migracionit". Komisionerja përgjegjëse, Ylva Johansson thotë se kjo marrëveshje synon të ulë numrin e të ardhurve dhe të rritë numrin e kthimeve dhe deportimeve. Është planifikuar që procedurat e vendimmarrjes për kërkesat për azil të përshpejtohen dhe, nëse është e mundur, të zhvendosen në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, në qendra të mbyllura pritëse, të ngjashme me zonat e tranzitit hungarez.

E drejta bazë për azil do të ishte ende e garantuar. Vendet e mbingarkuara, si Italia dhe Greqia, mund të transferojnë një numër të caktuar aplikantësh në shtetet e tjera anëtare. Duke marrë parasysh që kërkohet solidariteti dhe pranimi i njerëzve që kërkojnë ndihmë, Hungaria tani refuzon të pranojë dhe të zbatojë Paktin e Migracionit. Kryeministri hungarez, Orban gjithsesi nuk dëshiron t'i bashkohet këtij klubi të Bashkimit Evropian. Krahas kësaj, ai kërcënon se do t'i vendosë në autobusë ata pak refugjatë që kanë ardhur në Hungari dhe do t'i transportojë në Bruksel, për t'ua dorëzuar institucioneve të Bashkimit Evropian. Të martën (10 shtator), Komisioni Evropian e kundërshtoi këtë kërcënim duke e quajtur si shkelje të të gjitha rregullave.

Kontrollet e reja kufitare të Gjermanisë janë kritikuar nga politikanët e vendeve të tjera. Kryeministri polak, Donald Tusk, e quajti të papranueshëm kthimin e mundshëm të azilkërkuesve nga kufiri gjermano-polak. Ligjërisht, kthimet nga kufiri janë të mundshme nëse personi nuk aplikon për azil në Gjermani dhe nuk ka një vizë të vlefshme. Kancelari austriak Karl Nehammer njoftoi se, nëse është e nevojshme, edhe Austria do të kthejë njerëzit nga kufiri dhe nuk do të lejojë hyrjen e tyre në Austri. Ai e quajti "kokëfortë" interpretimin gjerman të azilit dhe masat e reja./ DW

emigracioni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet