Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
•Një aksident jashtëzakonisht i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Venecia. Një autobus u rrëzua nga mbikalimi i Rizzardit në Mestre. •Ngjarja ka ndodhur pas orës 19:30 ku shënohen deri tani 21 viktima dhe dhjetëra të plagosur. •Autobusi doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit, pas rrëzimit nga disa metra. •Autoriteti Shëndetësor i Venecias ka thirrur protokollin e “urgjencës së jashtëzakonshme”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues. • Pas ngjarjes ka reaguar dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni e cila ngushëlloi familjet e viktimave. • Kryetari i Bashkisë së Venecias Luigi Brugnaoro tha se mes viktimave ka fëmijë dhe turistë ukrainas.
3 artikuj për këtë temë.
ITALI-Mediat kanë publikuar pamjet nga tragjedia e ndodhur në Venencia të Italisë pasditen e sotme, ku raportohen 21 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ngjara ka ndodhur në mbikalimin e që të çon nga Mestre në Marghera, ku autobusi ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra poshtë në shinat e trenit.
Sipas raportimeve autobusi është përfshirë nga flakët e shumta. Në vendngjarje janë forca të shumta të emergjencës. Venencia ka shpallur protokollin e jashtëzakonshëm.
ITALI- Giorgia Meloni Kryeministrja e Italisë ka reaguar menjëherë pas tragjedisë që ka ndodhur pasditen e sotme në Venecia. Meloni shprehet e tronditur për ngjarjen e rëndë, ku deri tani shënohen 21 viktima. E prekur nga ngjarja kryeministrja thotë ne deklaratën e saj se është pranë çdo familjeje dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritete.
"Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Ngushëllimet e mija shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për të ndjekur lajmet për këtë tragjedi.”, tha kryeministrja Giorgia Meloni në një deklaratë lidhur me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme në Mestre ku përfshiu një autobus.