LIVE UPDATES
Bota

“Ai nxori thikën dhe përdhunoi vajzën”, DW: Refugjatët minorenë më të rrezikuarit në itinerarin e Ballkanit

Gjatë përpjekjes për të hyrë në BE përmes vendeve të Ballkanit, migrantët minorenë janë të ekspozuar ndaj dhunës fizike, psikologjike e seksuale, sipas studimit të organizatës për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children.

18 Shtator 2022, 22:57 Nga I.A
“Ai nxori thikën dhe përdhunoi vajzën”, DW:
Foto Ilustruese

BALLKAN- Gjatë përpjekjes për të hyrë në BE përmes vendeve të Ballkanit, migrantët minorenë janë të ekspozuar ndaj dhunës fizike, psikologjike e seksuale, sipas studimit të organizatës për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children.

"Kam parë me sytë e mi si policia kroare i ka keqtrajtuar shokët...disa madje i plagosën në këmbë, të tjerë i goditën në kokë, në sy."(Ehsan, djalë, 17)

"Një kontrabandist (...)nxorri një thikë(...) vajza bërtiti, dhe u përpoq të shpëtonte, por ai e përdhunoi dhe ne e pamë me sytë tanë gjithçka" (Hasnen, djalë, 15)

"Kur shohin një djalë të bukur, e keqpërdorin, dhe policia nuk bën asgjë. Nuk luan rol, nëse ai është në rrugë me familjen apo vetëm. Mjafton të jesh i bukur." (Hanan, djalë, 17)

Këto janë pjesë nga 48 faqe raport me rrëfimet e minorenëve refugjatë që janë në rrugë vetëm ose me familjet e tyre. Shumica nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Irani dhe Siria. Përmes së ashtuquajturës itinerari i Ballkanit - pra nga Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina ata duan të mbërrijnë në perëndim. Të dhënat janë mbledhur në kuadër të studimit "Wherever we go, someone harms us" të publikuar së fundmi nga organizata për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children. Studimi është kryer në bashkëpunim me Universitetin e Sarajevës, ku janë kryer intervista të gjera me minorenë nga mosha 13-19 vjeç në kampet e refugjatëve në Bihaç, Tuzla dhe Sarajevë. Për këtë studim janë intervistuar dhe 27 aktivistë për mbrojtjen e fëmijëve.


Autorët e krimeve janë kontrabandistë dhe policë

Vështirësia më e madhe që migrantët kanë në rrugën drejt perëndimit paraqitet në kufirin mes Bosnje-Hercegovinës dhe anëtares më të re të BE, Kroacisë, që në 1 janar 2023 behet edhe pjesë e hapësirës Shengen. Për të arritur këtë qeveria kroate ka ndjekur një politikë mjaft të ashpër dhe të dhunshme kundër migrantëve, me qëllimin e profilizimit si mbrojtëse e besueshme e kufijve të jashtëm të BE. Tek metodat e policisë kroate bëjnë pjesë dhuna brutale dhekthimi ilegal i refugjatëve, i njohur si "pushbacks".

"Gjatë rrugëtimit të gjithë migrantët përballen me dhunën fizike, psikike dhe seksuale, por grupi më i rrezikuar janë fëmijët, sidomos ata që janë në rrugë vetëm, pa mbrojtjen e prindërve," thotë Tatjana Ristic, koordinatore e zyrës Save the Children në Beograd për DW. "Dhuna seksuale më së shumti vjen prej kontrabandistëve, ata janë të fuqishëm, fëmijët kanë frikë dhe janë të varur prej tyre. Por edhe familja nuk garanton gjithmonë mbrojtje. Edhe policët kryejnë akte dhune, e prej tyre nuk ka asnjë mbrojtje."


Djemtë të rrezikuar veçanërisht

Sipas studimit të Save the Children minorenët e pashoqëruar janë të detyruar të flenë në ndërtesa të rrënuara, me të panjohur, në frikë të vazhdueshme nga rrahjet apo dhuna seksuale. Djemtë janë veçanërisht të rrezikuar. Pa ndihmë dhe pa mundësi për të përpunar përjetimet, shumë fëmijë e djem të rinj e kompensojnë frikën dhe stresin me alkool dhe drogë. Edhe numri i vetëlëndimeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje është "mjaft shqetësues". Ristic thotë se "shumë rrallë bëhen denoncime". Më e keqja është se fëmijët e prekur e normalizojnë dhunën, e shohin si diçka normale dhe të pamënjanueshme, kur nuk bëjnë asnjë denoncim në rrugëtime që mesatarisht zgjasin 4 vite.

Politika e frikësimit

Itinerari i Ballkanit nuk është aspak i mbyllur, thotë Tatjana Ristic. Marrëveshja e refugjatëve mes BE dhe Turqisë i ka reduktuar lëvizjet e migrantëve, por nuk u ka dhënë fund. "Në vitin 2021 përgjatë itinerarit të Ballkanit janë regjistruar 95.000 refugjatë", thotë Tatjana Rictic, por "shifra reale duhet të jetë shumë më e lartë". Save the Children ka shënuar rritje të fluksit të migrantëve për vitin 2022. Konkretisht kjo organizatë kërkon "mekanizma të legalizimit të migracionit" në itinerarin e Ballkanit. "Kërkesat për azil duhet të trajtohen individualisht, migrantët nuk duhet të dëbohen me detyrim nga kufijtë dhe pushbacks nuk duhet të ketë më", kërkon Tatjana Ristic në bisedë me DW. Po ashtu në kufij duhet të vendosen nëpunës që kanë një mënyrë humane komunikimi me fëmijët, grupin të lëndueshëm mes migrantëve.

Marrë nga DW

dw refugjatet ne ballkan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit