13 Prill 2026, 20:29
Nga D.S

Një eksperiment me agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale tregon se si mund të gjenerohet një fushatë propagande për të ndikuar opinionin publik dhe përfundimin e zgjedhjeve. Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë produkt i Inteligjencës Artificiale.
Studiuesit paralajmërojnë se rrjetet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale mund të punojnë së bashku, të koordinojnë fushata dezinformimi gjatë zgjedhjeve, duke vërshuar në mediat sociale me propagandë, në mënyrë të pavarur dhe në shkallë të gjerë dhe të ndikojnë opinionin publik.
Eksperiment me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
Në një studim të kohëve të fundit shkencëtarët e testuan këtë fenomen në një platformë sociale të simuluar, të ngjashme me platformën X. Ata krijuan me Inteligjencë Artificiale 50 agjentë, 40 syresh vepruan si përdorues të rregullt dhe 10 të tjerët si operatorë që kishin si qëllim promovimin e një kandidati fiktiv.
Shkencëtarët testuan tre skenarë: agjentë me një qëllim të vetëm; agjentë që i njihnin shokët e tyre të ekipit dhe agjentë që mund të planifikonin strategji së bashku.
Rezultati kryesor i eksperimentit ishte se thjesht të dije se kush ishte në të njëjtin ekip, ishte e mjaftueshme për të krijuar një sjellje të koordinuar, pothuajse aq frytdhënëse sa planifikimi së bashku. Produkti ishte thuajse njësoj si bisedat e vërteta online: mendime të ndryshme, përgjigje dhe mbështetje në rritje rreth një mesazhi të vetëm.
Më efektivë se robotët
Kjo risi është shumë e ndryshme nga fushatat tradicionale me ndihmën e robotëve. Metodat e vjetra robotike ndjekin skenarë të thjeshtë: "postoni këtë, ricikloni atë”, duke i bërë më të lehtë për t'u zbuluar. Kurse sistemet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale ngjasojnë më shumë me përdoruesit e vërtetë.
Rrezik me pasoja ende të paparashikueshme
Edhe pse ky ishte vetëm një simulim, pasojat janë reale. Sisteme të tilla mund të formësojnë opinionin publik dhe të rrisin përçarjen në zgjedhjet e ardhshme.
Dhe ato mund të jenë shumë më të vështira për t'u zbuluar, sepse nuk ka të bëjë vetëm me atë që postojnë llogaritë individuale, por edhe me mënyrën se si rrjetet e llogarive veprojnë së bashku. Dhe është ende e paqartë, nëse platformat mund ta përballojnë këtë./DW
ai agjente me ai zgjdhjet me ai
Bota
13 Prill 2026, 19:54
D.S
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se, kritikat e Donald Trump për Papa Leo XIV ishin të papranueshme. Presidenti...
Bota
13 Prill 2026, 19:27
D.S
KOLUMBI- Një fermer kolumbian nga rajoni i Antiokias gjeti 600 milionë dollarë të varrosura në fermën e tij ndër...
Bota
13 Prill 2026, 19:27
E.d
Peter Magyar në konferencë për media në Budapest, një ditë pasi i fitoi zgjedhjet
Vetëm disa orë pasi rezultatet e...
Bota
13 Prill 2026, 19:17
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk do t'i kërkojë falje Papa Leonit. BBC shkruan se presidenti amerikan kri...
Bota
13 Prill 2026, 19:15
D.S
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka fshirë postimin kontrovers në Truth Social ku e përshkruante veten si një figurë...
Bota
13 Prill 2026, 18:50
D.S
IRAN- Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh se, mbajtja e armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është nj&...
Bota
13 Prill 2026, 18:35
E.d
Massoud Pezeskian
IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezeskian, dënoi sulmin e presidentit amerikan, Donald Trump, kundër Papa Le...
Bota
13 Prill 2026, 18:16
E.d
Foto ilustruse
GJERMANIA- Gjermania ka vendosur të ulë përkohësisht taksat për karburantet, çmimet e të cila...
Bota
13 Prill 2026, 18:22
D.S
pamje nga aeroporti
GJERMANI- Mijëra udhëtarë po përballen me radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime fluturim...
Bota
13 Prill 2026, 18:01
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Irani ekzekutoi të paktën 1,639 njerëz vitin e kaluar, numri më i lartë i regjistruar atje që nga viti 1...