LIVE UPDATES
Bota

Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë zyrtarët zgjedhorë të përgatiten për sulme lidhur me garën presidenciale

Agjencia amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, CISA, së bashku me Zyrën e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) dhe Byronë Federale të Hetimit, FBI lëshuan një paralajmërim të ri të mërkurën se “të dyshuarit e zakonshëm”, Rusia, Kina dhe Irani, po përpiqen të gjejnë mënyra për të nxitur tensione dhe për të përçarë votuesit amerikanë.

18 Prill 2024, 18:12 Nga E. D
Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë zyrtarët
foto ilustruese

SHBA- Agjencitë amerikane të zbulimit dhe sigurisë po përpiqen të përgatisin zyrtarët zgjedhorë për një valë të re sulmesh që synojnë të shkatërrojnë besimin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në një kohë që një sërë raportesh paralajmërojmë se disa kundërshtarë të njohur kanë filluar të shtojnë përpjekjet e tyre.

Agjencia amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, CISA, së bashku me Zyrën e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) dhe Byronë Federale të Hetimit, FBI lëshuan një paralajmërim të ri të mërkurën se “të dyshuarit e zakonshëm”, Rusia, Kina dhe Irani, po përpiqen të gjejnë mënyra për të nxitur tensione dhe për të përçarë votuesit amerikanë.

Të tri këto vende, thuhet në udhëzim, po “shfrytëzojnë operacionet ndikuese duke keqpërdorur perceptimet për ndarjet social-politike me qëllim minimin e besimit në institucionet demokratike të Shteteve të Bashkuara”.

Në udhëzimin e ri paralajmërohet se tre vendet po përdorin llogari të rreme në mediat sociale dhe burime të tjera, përfshirë organizata mediatike të financuara nga shteti, për përhapjen e dezinformimit dhe nxitjen e dyshimeve.

Po ashtu, theksohet se Rusia, Kina dhe Irani, po përdorin individë realë, përfshirë persona me ndikim në rrjetet sociale, “që me, apo pa dashje, të përhapin dezinformim”.

“Zgjedhjet janë tregues i artë i demokracisë amerikane dhe për këtë shkak kundërshtarët e huaj qëllimisht vënë si objektiv infrastrukturën tonë zgjedhore me operacionet e tyre të ndikimit”, tha në një deklaratë për gazetarët këshilltari Cait Conley, nga Agjencia amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, CISA. “Agjencia është e angazhuar që të bëjë pjesën që i takon për të siguruar zyrtarët shtetërorë dhe lokalë si dhe opinionin publik amerikan se nuk do të jenë vetëm në këtë betejë”.

Agjencitë paralajmërojnë taktika të reja

Në udhëzimin e ri të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, paralajmërohet se përveç përdorimit të taktikave të njohura, Rusia, Kina dhe Irani ka të ngjarë të përdorin taktika reja për të dëmtuar gjykimin e votuesve amerikanë dhe për të gërryer besimin e tyre tek procesi zgjedhor.

Një prej këtyre taktikave është riprodhimi në mënyrë artificiale i zërit, përdorimi i një regjistrimi zanor të rremë të një zyrtari, ose figure publike, me qëllim nxitjen e paqartësive dhe dyshimeve. Agjencitë cituan një shembull nga zgjedhjet e vitit të shkuar në Republikën Sllovake, kur përmes një regjistrimit të rremë zanor të udhëheqësit të një prej partive kryesore tentohej të krijohej ideja se ai po diskutonte se si mund të bëhej manipulimi i zgjedhjeve.

Në udhëzim paralajmërohej gjithashtu se Irani mund të përpiqet të kryejë sulme kibernetike me qëllim vjedhjen dhe shpërndarjen e të dhënave kritike për Shtetet e Bashkuara, duke përdorur njohuritë e fituara nga operacione të ngjashme të kryera ndaj Izraelit përgjatë muajve të fundit.

Po ashtu, në udhëzim theksohet se Rusia dhe Kina, ndarazi, janë përpjekur të nxisin shqetësim të madh tek votuesit duke përhapur dokumente të rreme të cilat pretendohet se përmbajnë prova mbi incidente sigurie që prekin ndërtesa ose sisteme kompjuterike.

Kina i ka mohuar këtë pretendime.

“Kina ka respektuar përherë parimin për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera”, tha zëdhënësi i ambasadës së Kinës në Uashington, Liu Pengyu, në një përgjigje me e-mail për Zërin e Amerikës.

“Spekulimet, ose akuzat ndaj Kinës se po përdor median sociale për të ndërhyrë në politikën e Shteteve të Bashkuara janë të pabaza dhe dashakeqëse”, shtoi ai.

Zëri i Amerikës kontaktoi përfaqësues të qeverive të Rusisë dhe Iranit, të cilët nuk janë përgjigjur.

Tani për tani, Agjencia amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe Byroja Federale e Hetimit po këshillojnë zyrtarët zgjedhorë në Shtetet e Bashkuara se ata mund të përpiqen të zbusin ndikimin e ndërhyrjes në zgjedhje duke krijuar burime të besueshme informimi, si për shembull faqe interneti të institucioneve qeveritare amerikane dhe duke ekspozuar informacionet e rreme.

Megjithate, gjasat janë që sfidat të shtohen.

Microsoft thotë se Rusia ka filluar të ndërhyjë në zgjedhje

Gjigandi i teknologjisë Microsoft përalajmëroi të mërkurën se ka vënë re sinjale se të paktën Rusia, ka filluar tashmë të shtojë përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhje.

“Aktorë e zakonshëm rusë që kanë ndikim në zgjedhje kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre në 45 ditët e fundit”, sipas një raporti të Qendrës për Analizimin e Kërcënimeve në kompaninë Microsoft.

Sipas raportit, përpjekjet ruse “përfshinë përdorim të çështjeve nga 2020, por tani me një objektiv të ri, atë për të minuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën”.

Microsoft paralajmëroi më tej se Rusia, Kina dhe Irani kanë "keqpëdorur inteligjencën artificiale për të krijuar përmbajtje që prej verës së kaluar”.

Në të njëjtën kohë, ka shqetësim edhe mbi ndikimin në zgjedhjet presidenciale të ekstremizmit të brendshëm.

"Ekziston rreziku serioz i dhunës ekstremiste," shkroi Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë në një raport të publikuar të mërkurën.

“Ndërsa rreziku për dhunë nga ekstremi i djathtë lidhur me zgjedhjet është më i madh, mundësia për dhunë nga ekstremistët e majtë nuk duhet shpërfillur”, thuhej në raport, ku vihej në dukje mundësia për sulme në ngjarjet dhe tubimet politike parazgjedhore, në qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve, dhe kundër zyrtarëve zgjedhorë pas votimeve.

Paralajmërime të tilla janë në përputhje me atë të lëshuara nga zyrtarët amerikanë gjatë muajve të fundit.

“Disa ekstremistë të dhunshëm të brendshëm, veçanërisht ata të nxitur nga teoritë konspirative dhe kritikët ndaj qeverisë mund të kërkojnë të prishin procesin zgjedhor”, paralajmëroi shtatorin e kaluar Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë.

“Pre e dhunës dhe kërcënimeve mund të jenë zyrtarët qeveritarë, votuesit dhe personeli i lidhur me zgjedhjet dhe infrastrukturën zgjedhore, duke përshirë vendvotimet, qendrat e grumbullimit të kutive zgjedhore, qendrat e regjistrimit të votuesve, tubimet zgjedhore, selitë e partive politike dhe qendrat e numërimit të votave”, thuhej në raport./VOA

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!