LIVE UPDATES
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane dhe luftanijet e Koresë së Jugut zhvillojnë stërvitje të reja

Stërvitjet kanë për qëllim forcimin e aftësive mbrojtëse të aleatëve dhe do të përfshijnë stërvitje për të shoqëruar aeroplanmbajtësen “Reagan” në juglindje të ishullit jugor Jeju, të Koresë së Jugut, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

7 Tetor 2022, 22:26 Nga e.k
Aeroplanmbajtësja amerikane dhe luftanijet e Koresë së Jugut
Aeroplanmbajtësja amerikane

SHBA- Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore “USS Ronald Reagan” ka nisur një raund të ri stërvitjesh detare me luftanijet e Koresë së Jugut. Stërvitja dyditore, që filloi të premten, po mbahet një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në drejtim të detit dhe dërgoi 12 avionë luftarakë pranë kufirit, duke shtuar intensitetin e provave të saj të armëve.

Aeroplanmbajtësja “Reagan” dhe grupi i saj i betejës u dërgua në ujërat pranë Gadishullit Korean, pasi Koreja e Veriut në fillim të kësaj jave lëshoi një raketë me aftësi bërthamore mbi Japoni në përgjigje të manovrave të mëparshme ushtarake të grupit transportues të marinës koreano-jugore. Koreja e Veriut i sheh stërvitjet ushtarake SHBA-Koreja e Jugut si një provë për të pushtuar veriun. Ushtria e Koresë së Jugut thotë se stërvitjet e fundit ndodhin në brigjet lindore të gadishullit.

Stërvitjet e fundit dy-ditore, me përfshirjen e anijeve luftarake të ushtrisë amerikane dhe të Koresë së Jugut, si dhe anije të tjera, po zhvilloheshin në ujërat ndërkombëtare në brigjet lindore të gadishullit.

Stërvitjet kanë për qëllim forcimin e aftësive mbrojtëse të aleatëve dhe do të përfshijnë stërvitje për të shoqëruar aeroplanmbajtësen “Reagan” në juglindje të ishullit jugor Jeju, të Koresë së Jugut, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë aftësitë tona operacionale dhe gatishmërinë për t'iu përgjigjur çdo provokimi nga Koreja e Veriut”, thuhet në deklaratë.

Koreja e Veriut mund të reagojë ndaj stërvitjeve të reja me më shumë prova raketore. Ministria e Jashtme e Veriut tha të enjten se zhvendosja e grupit transportues përbën “një kërcënim serioz për stabilitetin e situatës në Gadishullin Korean dhe në afërsi të tij”.

Të premten, të dërguarit kryesorë bërthamorë të Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë zhvilluan bisedime telefonike tripalëshe dhe ranë dakord të rrisin përpjekjet e tyre për të bllokuar vjedhjet e kriptomonedhave që dyshohet se po i bën Veriu dhe mjete të tjera për të financuar programet e saj bërthamore dhe raketore.

Ata vendosën gjithashtu të forcojnë një bashkëpunim ndërkombëtar për të kontrolluar përpjekjet e Koresë së Veriut për t'iu shmangur sanksioneve të OKB-së, siç janë transferimet e ndaluara nga njëra anije tek tjetra në det, sipas Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut.

Ritmi rekord i testimit të armëve të Koresë së Veriut këtë vit synon të zgjerojë arsenalin e saj në mënyrë që të forcojë besueshmërinë e kërcënimeve me armë bërthamore ndaj kontinentit dhe aleatëve rajonalë të SHBA-së, dhe më pas të angazhohet në negociata me SHBA-në nga një pozicion më i fortë si një shtet bërthamor. Dy lëshimet e saj të raketave balistike të enjten ishin raundi i gjashtë, brenda më pak se dy javësh.

Raketa e Koresë së Veriut me rreze të mesme veprimi, e testuar të martën, ka të ngjarë të jetë një raketë “Hwasong-12” e cila është e aftë të arrijë në territorin amerikan të Guamit në Paqësor, thonë vëzhguesit. Raketat e tjera të lëshuara kohët e fundit janë armë me rreze të shkurtër që synojnë Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut është gati të kryejë testin e saj të parë bërthamor në pesë vjet dhe po përgatitet të testojë një raketë të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të lëngshme dhe një raketë balistike të lëshuar nga nëndetëset, u tha ligjvënësve Heo Tae-keun, zëvendësministri i politikës së mbrojtjes kombëtare të Koresë së Jugut. në fillim të kësaj jave.

Të premten, Heo pati video-telefonata trepalëshe me homologët e tij amerikanë dhe japonezë për të diskutuar testet e fundit të raketave të Koresë së Veriut. Ata theksuan se bashkëpunimi i sigurisë midis tre vendeve do të forcohej nëse Veriu vazhdon provokimet e tij, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Të enjten, anijet luftarake të tre vendeve kryen stërvitje të përbashkëta njëditore në brigjet lindore të gadishullit për të përmirësuar aftësitë e tyre për të kërkuar, gjurmuar dhe përgjuar raketat balistike të Koresë së Veriut. Javën e kaluar, ata zhvilluan stërvitje kundër nëndetëseve që përfshinte aeroplanmbajtësen “Regan” në zonë.

Koreja e Veriut dërgoi gjithashtu 12 avionë luftarakë dhjetëra kilometra nga kufiri ndër-korean, duke bërë që Jugu të reagonte me ngritjen e 30 avionëve ushtarakë si kundër-përgjigje. Nuk është shënuar përplasje. Tetë avionët luftarakë të Koresë së Veriut dhe katër bombardues besohet se kanë kryer stërvitje me raketa ajër-tokë, tha ushtria e Koresë së Jugut. Agjencia e lajmeve “Yonhap” raportoi se ka të ngjarë të ishte mobilizimi më i madh i avionëve luftarakë të Koresë së Veriut për një stërvitje të tillë pranë kufirit.

Marrë nga VOA

shba koreja e jugut

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit