LIVE UPDATES
Bota

Admirali i NATO-s: Do të vazhojmë partneritetin tonë me Serbinë

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Beta, admirali tha gjithashtu se NATO i bën thirrje Rusisë që të luajë një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor, por tha se "për fat të keq, ajo rregullisht bën pikërisht të kundërtën".

20 Dhjetor 2022, 13:28 Nga I.A
Admirali i NATO-s: Do të vazhojmë partneritetin tonë me
Stuart Munsch dhe vuçiç

ITALI- Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, tha se do të vazhdojë partneritetin afatgjatë me Serbinë, dhe shtoi se marrëdhëniet e forta mes dy palëve janë të mundshme edhe pa hyrjen e Serbisë në aleancën ushtarake.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Beta, admirali tha gjithashtu se NATO i bën thirrje Rusisë që të luajë një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor, por tha se "për fat të keq, ajo rregullisht bën pikërisht të kundërtën".

Munch, i cili do të marrë pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit të shefit të Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, nuk ka dashur të komentojë qëndrimin e Beogradit ndaj Moskës, pra refuzimin e saj për të vendosur sanksione.

“Në nivelin tim, në nivelin e koordinimit të marrëdhënieve ushtarake ndërmjet NATO-s dhe Serbisë, mendoj se lufta në Ukrainë nuk ka asnjë pasojë negative në aftësinë tonë për të komunikuar dhe bashkëpunuar. Nuk do të komentoj vendimet politike të Serbisë, por do themi se mirëpresim mbështetjen e Serbisë për dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”, tha ai.

Manch, i cili takoi ndaras të martën presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç, tha se përfaqësuesit e NATO-s "shohin rregullisht aktivitete hakerimi, dezinformim, frikësim dhe aktivitete të tjera destabilizuese" të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

"Vitin e kaluar, Rusia dhe Kina punuan së bashku në OKB për të minuar qëllimet e komunitetit ndërkombëtar për të zgjeruar misionin e Bashkimit Evropian Altea (në Bosnje dhe Hercegovinë). Ky është vetëm një shembull tjetër i ndikimit gjithnjë e më të dëmshëm të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Manch tha se Putini "ka bërë gabime të mëdha strategjike" dhe shtoi se ai "nënvlerësoi plotësisht vendosmërinë e popullit ukrainas për të mbrojtur vendin, shtëpitë dhe familjet e tyre", si dhe unitetin e NATO-s dhe partnerëve të saj.

Ai tha se NATO "respekton plotësisht të drejtën sovrane të secilit vend për të bërë aranzhimet e veta politike dhe të sigurisë", dhe se i bën thirrje Rusisë të bëjë të njëjtën gjë sepse është "parim themelor i sigurisë evropiane për të cilin janë përkushtuar të gjithë, përfshirë Moskën.

"Ne mirëpresim partneritetin tonë të ngushtë me Serbinë. Ne mund të kemi marrëdhënie të forta me partnerët tanë, siç kemi me Austrinë dhe Zvicrën, pa u anëtarësuar ata. Ne e respektojmë plotësisht vendimin e tyre për të mos u anëtarësuar në NATO, ashtu siç respektojmë vendimet e të tjerëve për t’u bashkohuar me ne”, tha ai.

Ai shtoi se NATO beson se një partneritet afatgjatë me Serbinë, i bazuar në dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik, kontribuon në forcimin e marrëdhënieve reciproke të dobishme midis dy palëve, si dhe në forcimin e stabilitetit në të gjithë rajonin.

Munch tha se Zyra Ndërlidhëse Ushtarake e NATO-s në Beograd është "e përkushtuar ndaj promovimit dhe zgjerimit" të partneritetit të NATO-s me Serbinë.

"Për shembull, ne kemi punuar së bashku për të qenë më të përgatitur për emergjenca të tilla si përmbytjet dhe zjarret në pyje. Ne po ndihmojmë gjithashtu Serbinë që të reformojë forcat dhe institucionet e saj të sigurisë. NATO trajnon ushtarët serbë për misionet paqeruajtëse dhe ne kemi investuar miliona euro për të ndihmuar Serbinë të shkatërrojë qindra ton municione të vjetruara”, tha ai.

Ai se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. Ai shtoi se KFOR-i është "plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999”.

“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve", tha ai.

I pyetur për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, admirali tha se anëtarët e NATO-s ranë dakord në samitin e qershorit në Madrid për të rritur "nivelin e mbështetjes politike dhe praktike për partnerët që janë në rrezik nga agresioni rus, përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën".

"Ministrat e jashtëm të NATO-s u takuan me ministrin e jashtëm të Bosnje-Hercegovinës në nëntor në Bukuresht, që është një shenjë e qartë e mbështetjes politike. Ata diskutuan çështjet e përbashkëta të sigurisë, si dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë. Aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin nivelin e mbështetje e përshtatur për Bosnjen, e cila përfshin ndërtimin e kapaciteteve, reforma dhe trajnime për përmirësimin e institucioneve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ai.

Marrë nga REL

nato aleksandar vuçiç stuart munsch

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj