LIVE UPDATES
Bota

Abuzoi seksualisht me qindra pacientë, shumica prej tyre fëmijë, dënohet me 20 vjet burg ish-kirurgu pedofil francez

Le Scouarnec, 74 vjeç, është tashmë në burg pasi u dënua në vitin 2020 me 15 vjet burg për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj katër fëmijëve, përfshirë dy nga mbesat e tij.

28 Maj 2025, 15:43 Nga r.ll
Abuzoi seksualisht me qindra pacientë, shumica prej tyre fëmijë,
joel le scouarnec

FRANCË- Joel Le Scouarnec, ish-kirurgu i cili ka pranuar abuzimin seksual me qindra pacientë, kryesisht fëmijë, midis viteve 1989 dhe 2014, është dënuar me 20 vjet burg. Le Scouarnec ishte veshur me të zeza ndërsa dëgjonte gjyqtaren Aude Burési të jepte vendimin. Ai i kishte pranuar akuzat në mars. Le Scouarnec, 74 vjeç, është tashmë në burg pasi u dënua në vitin 2020 me 15 vjet burg për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj katër fëmijëve, përfshirë dy nga mbesat e tij.

"Njëzet vjet janë pak në krahasim me numrin e viktimave në këtë gjyq. Është koha që ligji të ndryshojë në mënyrë që të kemi dënime më të përshtatshme", tha Francesca Satta, avokate e disa prej viktimave, shkruan BBC

Ish-mjeku ka qenë në gjyq në Brittany që nga fundi i shkurtit. Gjatë asaj kohe, dhjetëra viktima të tij kanë dëshmuar, duke i treguar gjykatës se si abuzimi që kanë përjetuar si fëmijë ua ka ndikuar jetën. Në mars, gjatë një seance të mbajtur me dyer të mbyllura, Le Scouarnec pranoi se kishte abuzuar seksualisht me të 299 viktimat, shumë prej tyre ndërsa ishin nën anestezi ose zgjoheshin pas operacioneve.

Ai mbante ditarë në të cilët përshkruante sulmet me detaje grafike, gjë që i lejoi policisë të gjurmonte viktimat e tij, shumë prej të cilëve nuk kishin kujtime për abuzimin që pësuan ndërsa ishin nën kujdesin e Le Scouarnec.

"Nuk mund ta shoh më veten në të njëjtën mënyrë sepse jam pedofil dhe përdhunues fëmijësh", tha Le Scouarnec gjatë deklaratave të tij të fundit në gjykatë javën e kaluar.

"Janë thënë shumë gjëra. Nuk i mbaj mend domosdoshmërisht të gjitha tani. Pa dyshim që do të më kujtohen kur të jem në qeli, por ajo që kam parë [në gjykatë] është vuajtja për të cilën jam përgjegjës", tha ai.

Gjithashtu shtoi se as nuk donte dhe as nuk priste që të merrte ndonjë masë të butë. Më herët këtë muaj, ai tha gjithashtu se ishte “përgjegjës” për vdekjen e dy viktimave, të afërmit e të cilave thonë se vdiqën nga vetëvrasja, pas traumës së sulmit seksual nga Le Scouarnec kur ishin fëmijë.

Gjyqi ka shkaktuar zemërim që Le Scouarnec i shpëtoi pa u ndëshkuar për abuzimin për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet dhe se atij iu lejua të vazhdonte të trajtonte fëmijët pavarësisht një dënimi në vitin 2005 për shkarkimin e imazheve pedofile. Grupi kolektiv i viktimave të Joel Le Scouarnec u ankua se gjyqi nuk kishte arritur të tërhiqte vëmendjen e politikanëve dhe shoqërisë në përgjithësi . Le Scouarnec, i cili ishte i pranishëm në gjykatë çdo ditë të gjyqit 14-javor, kërkoi falje vazhdimisht për veprimet e tij "të neveritshme".

joel le scouarnec france

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet