LIVE UPDATES
Bota

Abuzoi me të miturën, detajet nga dosja shtojnë frikën se mund të ketë viktima të tjera të policit grek

Bëhet fjalë për një burrë, të cilit prindërit e vajzave të ekipit vendas i kishin besuar që t'i çonte vajzat e mitura në shtëpitë e tyre pas seancave stërvitore. Sipas asaj që është bërë e ditur, punonjësi i policisë ka përdhunuar vajzën për shtatë muaj, duke filluar nga janari i vitit 2022, ndërsa në maj ka nisur t’i kërkojë asaj video pornografike.

31 Korrik 2022, 09:41 Nga DOSJA

Abuzoi me të miturën, detajet nga dosja shtojnë frikën se

GREQI- Zemërim, trishtim dhe shqetësim ka shkaktuar rasti i abuzimit seksual të nxënëses 14-vjeçare nga një polic 53-vjeçar në Lesvos. Babai i dy fëmijëve të mitur (rreth gjashtë dhe tre vjeç), i cili ishte gardian burgu,  punonte gjithashtu si trajner volejbolli në një ekip lokal, pjesëtare e së cilës ishte dhe e mitura.

Sipas Protothemës, bëhet fjalë për një burrë, të cilit prindërit e vajzave të ekipit vendas i kishin besuar që t'i çonte vajzat e mitura në shtëpitë e tyre pas seancave stërvitore. Sipas asaj që është bërë e ditur, punonjësi i policisë ka përdhunuar vajzën për shtatë muaj, duke filluar nga janari i vitit 2022, ndërsa në maj ka nisur t’i kërkojë asaj video pornografike.

Në ishull të gjithë ata që e njihnin janë tronditur dhe sipas informacioneve ekziston frika se 14-vjeçarja mund të mos jetë viktima e tij e vetme. Njerëzit që e njohin mirë nuk mund ta besojnë se sa mirë ai fshehu instinktet e tij të sëmura.

Si “e ka futur në kurth” të miturën

Përveçse polic, 53-vjeçari ishte një trajner i njohur volejbolli në ishull, të cilin me sa duket e përdorte për të tërhequr vajzat e mitura dhe për të kënaqur shijet e tij të sëmura. Akuzohet se që nga janari i vitit 2022 ai plotësonte në mënyrë sistematike dëshirat e tij të pista me vajzën e mitur, e cila në atë kohë nuk kishte mbushur ende 14 vjeç. Në dy muajt e fundit ai i kishte kërkuar disa herë që të takoheshin vetëm, ndërkohë që vazhdimisht përpiqej ta bindte që të regjistronte në video aktet e tij të neveritshme. 53-vjeçari mbante një llogari false në Facebook për të biseduar me 14-vjeçaren.

Si u zbulua veprimi i tij

Vëzhgimi i nënës së 14-vjeçares duket se ka luajtur një rol vendimtar në zbardhjen e çoroditjes së policit 53-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar sistematikisht të bijën dhe përdhunuar atë në “një vend të izoluar dhe të errët”. Duke kuptuar se diçka nuk shkonte, nëna kontrolloi celularin e së bijës dhe gjeti një mesazh të turpshëm që oficeri i policisë i kishte dërguar vajzës së saj. Nëna shtoi gjithashtu se 53-vjeçari po e shantazhonte. 

Dosja

Veprimi i gardianit-trajnerit 53-vjeçar të ekipit të volejbollit për femra, i cili shërbente në Paraburgimin e të Huajve të Mitilinës, shpaloset përmes dosjes së zbuluar nga protothema.gr. Oficeri i policisë akuzohet për pakujdesinë kurriz të një gjimnazisti të 2-të dhe madje po hetohet për përdhunim, ai ka paraqitur imazhin e një familjari paqësor, në të njëjtën kohë që fshihte një pasion të sëmurë.

Sipas Shërbimit të Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë, punonjësi i policisë u arrestua pasditen e djeshme, e premte 29 korrik 2022, me urdhër arresti dhe akuzohet për akte seksuale me ose përballë të miturve që kanë mbushur moshën 12 vjeç dhe jo 15, abuzimi i të miturve në akte seksuale dhe tërheqja e fëmijëve për arsye seksuale.

polici perdhunon te mituren greqi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët