Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas njoftimit zyrtar nga LDK, në takim është diskutuar për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova, ku kryetari Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e partisë për marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas tij është një marrëveshje e paplotë pasi nuk përfshihet njohja nga Serbia.
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të Ministrisë së Jashtme gjermane, Susanne Schütz dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde. Sipas njoftimit zyrtar nga LDK, në takim është diskutuar për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova, ku kryetari Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e partisë për marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas tij është një marrëveshje e paplotë pasi nuk përfshihet njohja nga Serbia.
“Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia. Për më shumë, kryetari Abdixhiku shprehu mos pajtueshmërinë e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili draft parasheh një strukturë shtetërore brenda shtetit të Kosovës; një model i rrezikshëm për Kosovën. Në takim kryetari Abdixhiku përsëriti thirrjen që, Qeveria e Kosovës të marrë përfundimisht rolin e kontribuesit konkret dhe gardianit të interest të Kosovës në procesin e dialogut; të sigurojë që çdo zgjidhje të jetë në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës. Në takim është diskutuar po ashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, por edhe për barrierat politike me të cilat përballen investitorët në Kosovë. Kryetari Abdixhiku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë në nismat ekonomike regjionale, si pikënisje e bashkëpunimit politik”, thuhet në fund.
Në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.
Dardan Krivaqa KOSOVË- Del raporti i ekzaminimit psikiatrik i Dardan Krivaqës, autorit të vrasjes makabër të 18-vjeçares M...
Vendi ku ndodhi plagosja KLINË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka nd...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar lidhur me takimet e fundit të zhvilluara me kreun ...
Luan AFRIKË- Një luan në Kenia që besohet se ka qenë më i moshuari në botë në natyrë, ka ngordhur pa...
Foto ilustruese TUNIZI- Sipas agjencisë së kontrollit kufitar të BE-së, Frontex, kontrabandistët e njerëzve nga Tuni...
Lufta në Ukrainë UKRAINË- Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke deklaron se Moska është shfaqur e tensi...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përpoq të mblidhte bazën e tij sot, dy ditë përpara zgjedhjeve...
Ridouan Taghi HOLANDË- Ridouan Taghi, lideri i dyshuar i bandës që po gjykohet për rolin e tij në një v...
Foto ilustruese KOSOVË- Asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë përderisa ...
Albin Kurti dhe Ambasadorët e QUINT-it KOSOVË- Zyra për Media e kryeministrisë ka zbardhur takimin e kryeminsitrit Albin Kurti me...