Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Grupi i ruajtjes 'Lion Guardians' e cilësoi Loonkito-n si një simbol të qëndrueshmërisë dhe bashkëjetesës.
AFRIKË- Një luan në Kenia që besohet se ka qenë më i moshuari në botë në natyrë, ka ngordhur pasi u godit me shtiza nga barinjtë. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e kafshëve të egra. Loonkito, një luan mashkull 19-vjeçar, u vra me shtizë nga moranët (luftëtarët) Maasai pasi u fut në një strehë bagëtish në periferi të Parkut Kombëtar të famshëm Amboseli, tha për AFP zëdhënësi i Shërbimit të Kafshëve të Egra Kenia (KWS), Paul Jinaro.
"Ishte një luan i vjetër që kishte probleme... të bësh pre vetë dhe bagëtia është pre e lehtë. Një luan normal do të shkonte për kafshë të egra brenda parkut", tha Jinaro.
Sipas grupit 'Cats for Africa', luanët afrikanë zakonisht kanë një jetëgjatësi deri në 18 vjet në të egra. KWS në 2021 e përshkroi Loonkito si një luftëtar legjendar që kishte mbrojtur territorin e tij për më shumë se një dekadë, shkruajnë mediat e huaja.
Grupi i ruajtjes 'Lion Guardians' e cilësoi Loonkito-n si një simbol të qëndrueshmërisë dhe bashkëjetesës.
"Është me zemër të rënduar që ne ndajmë lajmin për vdekjen e Loonkito (2004-2023), luani mashkull më i vjetër në ekosistemin tonë dhe ndoshta në Afrikë," tha organizata jofitimprurëse në Facebook.
Raportet e kafshëve të egra që humbasin në habitatet njerëzore në Kenia janë shtuar vitet e fundit pasi kafshët janë nën presion nga qytetet që zgjerohen në vendet e lashta të migrimit dhe gjuetisë.
Foto ilustruese TUNIZI- Sipas agjencisë së kontrollit kufitar të BE-së, Frontex, kontrabandistët e njerëzve nga Tuni...
Lufta në Ukrainë UKRAINË- Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke deklaron se Moska është shfaqur e tensi...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përpoq të mblidhte bazën e tij sot, dy ditë përpara zgjedhjeve...
Ridouan Taghi HOLANDË- Ridouan Taghi, lideri i dyshuar i bandës që po gjykohet për rolin e tij në një v...
Foto ilustruese KOSOVË- Asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë përderisa ...
Albin Kurti dhe Ambasadorët e QUINT-it KOSOVË- Zyra për Media e kryeministrisë ka zbardhur takimin e kryeminsitrit Albin Kurti me...
Foto ilustruese TURQI- Rivali kryesor i Rexhep Tajip Erdogan, Kemal Kiliçdaroglu ka bërë një deklaratë befasuese dy ditë p...
Albin Kurti takon Ambasadorët e QUINT-it KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim në Prishtin&e...
Cyril Ramaphosa AFRIKË- Zyrtarët e Afrikës së Jugut i janë kundërpërgjigjur akuzave të SHBA-së...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur në konferencë për media për takimin...