LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Asnjë qeveri në Bosnjë nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë

Asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë përderisa ajo vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.

12 Maj 2023, 19:01 Nga a.l
SHBA: Asnjë qeveri në Bosnjë nuk duhet të zgjerojë
Foto ilustruese

KOSOVË- Asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë përderisa ajo vazhdon agresionin ndaj Ukrainës. Kështu ka komentuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë, paralajmërimin për forcimin e lidhjeve të Rusisë me Republikën Sërpska, e cila është njëra nga dy entitetet e Bosnjë e Hercegovinës.

Ky koment i Ambasadës Amerikane në Bosnjë e Hercegovinë është bërë më 12 maj, pas pyetjes që Radio Evropa e Lirë ia ka drejtuar lidhur me paralajmërimin e zyrtarëve rus për forcimin e lidhjeve të Rusisë dhe Republikës Sërpska. 

“Lufta brutale dhe me asgjë e provokuar e Rusisë kundër Ukrainës ka theksuar nevojën urgjente që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kryejnë reforma demokratike dhe reforma të tjera të nevojshme për procesin e integrimit në institucionet euroatlantike”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Bosnjë e Hercegovinë, lidhur me kërkesën e Radios Evropa e Lirë që të komentojë deklaratën e zëdhënësit të Kremlit, Dmitry Peskov.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës, përderisa ata ndërtojnë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt në komunitetin euroatlantik të kombeve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është nën sanksionet e SHBA-së, do të shkojë në Moskë gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Çka deklaroi Peskov?

Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, në një intervistë për Televizionin Alternativ nga Banja Lluka, i afërt me Dodikun, theksoi pritjet e Moskës se Serbia dhe Republika Sërpska nuk do t’i “dorëzohen presionit perëndimor” për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Peskov tha se Beogradi, aktualisht është nën presion shumë më të madh nga Perëndimi, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, sesa autoritetet e Republikës Sërpska, të cilat po bllokojnë vendosjen e këtyre sanksioneve nga ana e Bosnjë e Hercegovinës.

Peskov theksoi se, kur bëhet fjalë për Republikën Sërpska, Rusia “ niset nga fakti se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të zhvillohen dhe se ato vetëm sa do të forcohen në të gjitha fushat”.

Intervista për këtë televizion, i cili është nën sanksionet amerikane, është regjistruar në Moskë, ndërkaq prezantuesja e ka realizuar në gjuhën ruse. Intervista u transmetuar mbrëmjen e 10 majit.

Në janar të vitit 2022, Departamenti amerikan i Thesarit e vendosi Millorad Dodikun në listën e sanksioneve për shkak të aktiviteteve me korrupsion, përpjekjeve për të shkelur Marrëveshjen e Dejtonit dhe rrezikimit të stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe të gjithë rajonit.

Siç u njoftua, sanksione u vendosën edhe ndaj Televizionit Alternativ nga Banja Lluka për shkak të lidhjes së tij me Dodikun, lider i Partisë së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), parti kjo udhëheqëse në Republikën Sërpska.

Në një intervistë tjetër, të transmetuar në Radiotelevizionin e Republikës Sërpska, në të njëjtën ditë kur intervista me Peskov u publikua në ATV, Millorad Dodik njoftoi se do të takohet me Putinin në Moskë, më 23 maj, me të cilin ka biseduar edhe në shtator të vitit të kaluar./REL 

dmitry peskov

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet