LIVE UPDATES
Bota

A ndikon kthimi i orës pas në shëndetin tonë? Ja çfarë thonë ekspertët

Ekspertët thonë se kalimi në orën dimërore është më i butë se ai i pranverës, i cili lidhet me shtim të aksidenteve rrugore dhe rritje të rasteve të infarkteve, por sërish trupi ka nevojë për përshtatje.

26 Tetor 2025, 20:02 Nga I.A

A ndikon kthimi i orës pas në shëndetin tonë? Ja

Çdo vjeshtë, kur ora kthehet një orë pas, shumë njerëz festojnë idenë e një “ore shtesë gjumi”. Por a ndikon vërtet ky ndryshim në shëndetin dhe humorin tonë?

Ekspertët thonë se kalimi në orën dimërore është më i butë se ai i pranverës, i cili lidhet me shtim të aksidenteve rrugore dhe rritje të rasteve të infarkteve, por sërish trupi ka nevojë për përshtatje.

Ndryshimi i orës ndikon në ritmet cirkadiane, orën e brendshme 24-orëshe të trupit që rregullon gjumin, vigjilencën dhe prodhimin e hormoneve.

Ora verore (Daylight Saving Time) është praktika e zhvendosjes së orës një orë përpara në pranverë dhe rikthimit pas në tetor, për të zgjatur dritën e pasdites. Në Europë, ndryshimi ndodh të dielën, më 26 tetor.

Sipas profesorit Malcolm von Schantz nga Universiteti Northumbria, “ndonëse disa ankohen se errësohet më shpejt, për shumicën e njerëzve kalimi i vjeshtës perceptohet si më i lehtë, pasi biologjikisht drita e mëngjesit është më e rëndësishme për trupin.”

Trupi përshtatet më lehtë sepse “shtimi i një ore në ditë është më i natyrshëm për ritmet tona”. Por paralajmëron se shumë njerëz nuk e përdorin këtë orë shtesë për pushim, por qëndrojnë zgjuar më vonë dhe shtojnë borxhin ndaj gjumit.

Ndërsa kalimi i pranverës, që na heq një orë gjumë, lidhet me rritje të menjëhershme të aksidenteve dhe problemeve kardiake, kalimi i tetorit ka efekte më të buta.

Një studim i vitit 2025 nga Universiteti John Moores i Liverpoolit dhe Universiteti i Oksfordit zbuloi se gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë shqetësime, stres dhe lodhje pas ndryshimit të orës, ndërsa te fëmijët vërehen vonesa në oraret e gjumit dhe vështirësi në zgjim, duke shtuar tensionin në familje.

Kërkime më të gjera sugjerojnë se ndryshimet e shpeshta të orës mund të kenë pasoja serioze në plan afatgjatë.

Një analizë nga Stanford Medicine zbuloi se zhvendosjet sezonale të orës lidhen me rritje të rrezikut për goditje në tru dhe obezitet.

Kalimi në një orar të përhershëm standard mund të parandalonte rreth 300 mijë raste goditjesh në tru çdo vit dhe të ulte rastet e obezitetit me mbi 2.6 milionë njerëz.

Ekspertët theksojnë se ruajtja e një orari të qëndrueshëm gjumi është thelbësore për shëndetin afatgjatë. “Trupat tanë mund të përballojnë disa luhatje, por nga të dhënat epidemiologjike, dimë se për shëndetin afatgjatë është më mirë të minimizohen ndryshimet,” thotë von Schantz.

Ai thotë se zgjimi vonë në fundjavë mund të ndikojë negativisht në zemër dhe metabolizëm. Një studim tjetër tregoi se personat me orare të parregullta gjumi kishin 26% më shumë rrezik për probleme kardiovaskulare, edhe kur flinin 7–9 orë në natë.

Shumë shkencëtarë, përfshirë Shoqatën Britanike të Gjumit, kërkojnë heqjen përfundimtare të ndryshimeve sezonale të orës dhe vendosjen e kohës standarde të përhershme.

Bashkimi Europian e ka propozuar që në vitin 2018, por shtetet anëtare nuk kanë arritur marrëveshje nëse do të mbajnë orën e dimrit apo të verës.

Për momentin, ora vazhdon të ecë përpara dhe prapa çdo vit. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta përdorin këtë orë shtesë për të pushuar me të vërtetë, jo për të qëndruar zgjuar më gjatë.

“Flini në orarin tuaj të zakonshëm, ose pak më herët,” këshillon Dr. Partonen. “Në këtë mënyrë, trupi do ta shfrytëzojë orën shtesë për rigjenerim dhe do të shmangni mungesën e gjumit.” /BBC

kthimi i orës ndryshimi i ores

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet