LIVE UPDATES
Bota

Trump në Azi, mbikëqyr nënshkrimin e armëpushimit dhe një seri marrëveshjesh tregtare

Brenda gjashtë orësh nga mbërritja në Kuala Lumpur për samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Trump shpalli marrëveshje tregtare me katër vende, u takua me udhëheqës rajonalë dhe zhvilloi bisedime me presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili tha se ekipet e tyre do të fillonin menjëherë diskutimet për tarifat tregtare.

26 Tetor 2025, 16:23 Nga I.A

Trump në Azi, mbikëqyr nënshkrimin e armëpushimit dhe

MALAJZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nisi me ritëm të shpejtë turneun e tij aziatik të dielën, duke shpallur një sërë marrëveshjesh tregtare në Malajzi dhe duke marrë pjesë në nënshkrimin e një armëpushimi të zgjeruar midis Tajlandës dhe Kamboxhias, që ai e kishte ndërmjetësuar në korrik.

Brenda gjashtë orësh nga mbërritja në Kuala Lumpur për samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Trump shpalli marrëveshje tregtare me katër vende, u takua me udhëheqës rajonalë dhe zhvilloi bisedime me presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili tha se ekipet e tyre do të fillonin menjëherë diskutimet për tarifat tregtare.

Trump gjithashtu tha se ishte i bindur se do të arrinte një marrëveshje me presidentin kinez, Xi Jinping, përpara një takimi që pritet të mbahet të enjten, ndërsa zyrtarët më të lartë tregtarë nga të dyja palët u takuan për të dytën ditë në Kuala Lumpur dhe ranë dakord për një kornizë për një marrëveshje tregtare.

Ngjarja kryesore për Trump të dielën ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje midis Kamboxhias dhe Tajlandës, që ndërton mbi një armëpushim të arritur pas ndërhyrjes së tij për të ndaluar përleshjet vdekjeprurëse në kufi, duke i sjellë atij një nominim për Çmimin Nobel për Paqe nga Kamboxhia.

Në një ceremoni me udhëheqësit tajlandez dhe kamboxhian përpara një sfondi të mbuluar me simbolet e SHBA-së dhe fjalët “Delivering Peace”, Trump, i cili e ka paraqitur veten si ndërmjetës global të paqes, tha se marrëveshja demonstron përkushtimin e administratës së tij për paqe “në çdo rajon ku mund ta arrijmë”.

“Administrata ime filloi menjëherë të punojë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit”, tha Trump. “Të gjithë ishin disi të habitur që e arritëm kaq shpejt”.

Në mbërritje në Malajzi, Trump u prit nga kryeministri i vendit dhe një grup valltarësh ceremonialë, duke u ndalur për pak çaste në tapetin e kuq për të vallëzuar me ta.

Ndërkohë që ai u takua me udhëheqës të tjerë, negociatorët amerikanë dhe kinezë u mblodhën në krah të samitit për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme në luftën tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Negociatorët amerikanë thanë se takimi kishte ndërtuar një “kornizë të suksesshme” përpara bisedimeve të pritshme midis Trumpit dhe homologut të tij kinez Xi në Korenë e Jugut.

“Mendoj se do të kemi një marrëveshje me Kinën”, u tha Trump gazetarëve, ndërsa negociatori i lartë tregtar i Pekinit, Li Chenggang, tha se ishte arritur një “konsensus paraprak” pas “konsultimeve shumë intensive”.

Të dyja palët po përpiqen të shmangin një përshkallëzim të luftës tregtare pasi Trump kishte kërcënuar me tarifa të reja prej 100% për mallrat kineze dhe kufizime të tjera tregtare që do të hynin në fuqi më 1 nëntor, si hakmarrje ndaj zgjerimit të kufizimeve të eksportit nga Kina mbi mineralet e rralla.

Brenda disa orësh nga mbërritja në Malajzi, Trump dhe Shtëpia e Bardhë shpallën gjashtë marrëveshje tregtare me katër vende, disa prej tyre të papritura, përfshirë marrëveshje për minerale të rralla me Tajlandën dhe Malajzinë, në një garë të ashpër me Pekinin për dominim në këtë sektor me rritje të shpejtë.

Malajzia u zotua të mos ndalojë apo të mos vendosë kuota mbi eksportet e mineraleve të rralla drejt Shteteve të Bashkuara, thanë të dyja vendet. Ato nuk specifikuan nëse zotimi i Malajzisë vlen për mineralet e papërpunuara apo ato të përpunuara.

Trump gjithashtu shpalli korniza të detajuara për marrëveshje më të gjera tregtare me Kamboxhian dhe Tajlandën, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se ishte arritur një marrëveshje me Vietnamin për t’u dhënë eksportuesve të të dy vendeve qasje “të paprecedentë” në tregjet e njëri-tjetrit.

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë tarife prej 19% për shumicën e eksporteve nga Malajzia, Tajlanda dhe Kamboxhia, ndërsa një normë prej 20% për Vietnamin do të ruhet, tha Shtëpia e Bardhë. Në të gjitha marrëveshjet, këto tarifa mund të hiqen për disa produkte.

Duke iu drejtuar udhëheqësve të një prej rajoneve më të goditura nga tarifat, Trump tha: “Mesazhi ynë për kombet e Azisë Juglindore është se Shtetet e Bashkuara janë me ju 100% dhe synojnë të jenë një partner i fortë për shumë breza që do të vijnë”.

Presidenti brazilian, Lula, do të synojë të ulë me 50% tarifat e vendosura nga Uashingtoni për mallrat braziliane mes tensioneve të vazhdueshme tregtare. Në një postim në X pas takimit me Trumpin, ai tha se ekipet nga të dyja vendet “do të takohen menjëherë për të avancuar kërkimin e zgjidhjeve”.

Duke folur pranë Lulës, Trump shprehu besim se do të arrinte “disa marrëveshje shumë të mira për të dyja vendet”.

Një takim me kryeministrin kanadez, Mark Carney, nuk ishte në plan pasi bisedimet midis dy fqinjëve u ndërprenë papritur. Trump tha të shtunën se po rritej me 10% shtesë tarifa ndaj Kanadasë “mbi atë që po paguajnë tani”.

Kombit më të ri të Azisë, Timorit Lindor, iu dha anëtarësimi i plotë në bllokun ASEAN të dielën pas një pritjeje 14-vjeçare - një moment historik për ish-koloninë portugeze që fitoi pavarësinë e plotë në vitin 2002 pas një pushtimi 25-vjeçar shpesh të përgjakshëm nga fqinjët indonezianë.

I njohur gjithashtu si Timor-Leste, vendi me 1.4 milion banorë është një nga më të varfrit në Azi dhe shpreson të përfitojë nga integrimi i ekonomisë së tij ende në zhvillim, e cila, me rreth 2 miliardë dollarë, përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të PBB-së kolektive 3.8 trilionë dollarëshe të ASEAN-it.

“Kjo nuk është vetëm një ëndërr e realizuar, por një pohim i fuqishëm i udhëtimit tonë”, tha kryeministri i saj, Xanana Gusmao./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet