LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Ende nuk është e qartë nëse shtetet arabe apo vende të tjera do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime për përbërjen e forcës.

26 Tetor 2025, 17:44 Nga I.A
Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i lejojë të jenë pjesë e një force të planifikuar ndërkombëtare në Gazë, që synon të sigurojë përfundimin e luftës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ende nuk është e qartë nëse shtetet arabe apo vende të tjera do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime për përbërjen e forcës. Ndërkohë që administrata Trump e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Gazë, forca mund të përbëhet nga trupa nga Egjipti, Indonezia dhe disa vende arabe të Gjirit.

“Ne kemi kontrollin e sigurisë sonë dhe kemi bërë të qartë se, sa u përket forcave ndërkombëtare, Izraeli do të përcaktojë cilat forca janë të papranueshme për ne. Kështu kemi vepruar dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë”, tha Netanyahu gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij.

“Kjo, sigurisht, është e pranueshme edhe për Shtetet e Bashkuara, siç kanë shprehur përfaqësuesit më të lartë të saj gjatë ditëve të fundit”, shtoi ai.

Izraeli, që ka mbajtur Gazën nën bllokadë për dy vjet për të mbështetur fushatën ajrore dhe tokësore kundër Hamasit pas sulmit të grupit militant palestinez përtej kufirit më 7 tetor 2023, vazhdon të kontrollojë të gjitha hyrjet dhe daljet nga territori.

Javën e kaluar, Netanyahu la të kuptohej se do të ishte kundër çdo roli të forcave turke të sigurisë në Rripin e Gazës. Marrëdhëniet dikur të ngrohta turko-izraelite kanë arritur në nivele të reja tensioni gjatë luftës në Gazë, me presidentin turk Recep Tayip Erdogan që ka dënuar ashpër fushatën shkatërruese ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e vogël palestineze.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Izrael që kishte për qëllim forcimin e armëpushimit të brishtë, tha të premten se forca ndërkombëtare do të duhet të përbëhet nga “vende me të cilat Izraeli ndihet rehat”, por nuk pranoi të komentonte posaçërisht mbi përfshirjen e Turqisë.

Rubio shtoi se e ardhmja e qeverisjes së Gazës ende duhet të përcaktohet mes Izraelit dhe vendeve partnere, por nuk mund të përfshijë Hamasin - të shpallur organizatë terroristë nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Më vonë, Rubio tha se zyrtarët amerikanë po mbledhin mendime për një rezolutë të mundshme të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare për të autorizuar vendosjen e forcës shumëkombëshe në Gaza dhe se çështja do të diskutohet të dielën në Katar.

Administrata Trump dëshiron që shtetet arabe të kontribuojnë me fonde dhe trupa. Një sfidë e madhe mbetet fakti që Hamasi nuk është zotuar të çarmatoset dhe, që kur armëpushimi hyri në fuqi dy javë më parë si faza e parë e planit 20-pikësh të Trumpit, ka nisur një goditje të dhunshme ndaj grupeve që kanë sfiduar kontrollin e tij mbi pushtetin.

Netanyahu gjithashtu tha të dielën se Izraeli është një vend i pavarur dhe hodhi poshtë idenë se “administrata amerikane më kontrollon dhe më dikton politikën e sigurisë së Izraelit”. Ai shtoi se Izraeli dhe SHBA-ja janë “një partneritet”./REL

benjamin netanyahu donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet