LIVE UPDATES
Bota

'Palët të angazhohen në dialog'/ Sulmi i 24 shtatorit, Rohde: Ishte i përgatitur! Ja kemi bërë të qartë Serbisë, të pranojë hetimet!

Ambasadori Rohde ka thënë se lehtësuesi Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë Borrell e kanë mbështetjen e Gjermanisë.

10 Tetor 2023, 21:42 Nga a.l
'Palët të angazhohen në dialog'/ Sulmi i 24 shtatorit,
Jorn Rohde

KOSOVË-  Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në një intervistë për “RTK Prime”, ka theksuar se pas ngjarjeve të 24 shtatorit, Kosova dhe Serbia, duhet të angazhohen në dialog, konkretisht, edhe në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, e këto përbëhen nga disa hapa. Sipas tij, për Kosovën, do të thotë fillimi i implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për Serbinë kërkon njohjen de-fakto në disa hapa.

Ambasadori Rohde ka thënë se lehtësuesi Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë Borrell e kanë mbështetjen e Gjermanisë.

“Keni mundur ta shihni besoj, edhe para sulmit, që BE-ja, që në thelb lehtëson procesin, në deklaratën e 18 shtatorit edhe një herë ka theksuar ato që priten nga Kosova dhe nga Serbia. Serbia është kritikuar sepse nuk ka implementuar udhërrëfyesin për energjinë, si dhe për ngacmimin ndaj policëve, por kemi thënë që edhe Kosova nuk ka implementuar disa gjëra që i janë kërkuar që nga 3 qershori”, ka thënë ambasadori gjerman.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit  në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur,  por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake.

Ambasadori Rohde, ka thënë se sulmin e 24 shtatorit, BE-ja e ka klasifikuar, e ka quajtur sulm terrorist. Sipas tij, sulmi ka qenë vrastar, qyqar, kundër policëve në detyrë, si dhe kemi kërkuar dënimin e kryerësve të tillë. Ai ka deklaruar  se duhen mbledhur provat, duhen vlerësuar ato prova, pastaj edhe duhet të merret vendimi politik. Ai ka thënë se Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet  t’i përkrahë hetimet lidhur me këtë sulm.

Intervista e plotë:

RTK: Është gjithmonë kënaqësi t’ju kemi, ambasador. Do të doja të filloja këtë intervistë me zhvillimet në Kosovë, por të fillojmë me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, luftën midis Palestinës dhe Izraelit. Si e shihni këtë zhvillim?

Rohde: Ky sulm vrastar e terrorist besoj se e ka tronditur secilin, këta terroristë që godasin fëmijët, marrin pengje e i përdorin si mburoja njerëzore, besoj kërkon përgjigje të qartë e të bashkuar nga të gjithë. Dje bëra një postim në X, një pamje të vogël të Portës së Brandenburgut, që është ndriçuar me ngjyrat e Izraelit, që është shenjë e solidaritetit tonë me Izraelin. Sidomos për Gjermaninë, solidariteti me Izraelin është një prej gurthemeleve të demokracisë sonë.

RTK: Por ka një brengë të përgjithshme, që konflikti mund të përhapet në vende të tjera. Jeni edhe ju i brengosur për këtë?

Rohde: Jo, besoj që ky është nisur si sulm terrorist dhe si i tillë duhet edhe të ballafaqohet. Kjo nuk është luftë midis shteteve. Sigurisht, e dimë që Irani është duke i mbështetur këta terroristë, ndërsa në Liban ka edhe grupe militante, si dhe deri më tash e dimë që nuk përhapet. Pra, nuk mund të them që kam atë kupën e qelqtë, por sa më shpejt që këta terroristë të çrrënjosen, aq më lehtë do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje politike. E shihni që edhe atje, nëse nuk gjendet zgjidhja politike, tensionet gjithmonë mund të ndizen. Por, ky është thjesht sulm vrastar terrorist, ndërsa për momentin këta terroristë duhen neutralizuar. 

RTK: Pse po thoni që kjo nuk është luftë midis shtetesh, sepse e dimë që deklarata zyrtare e Qeverisë së Palestinës thotë që kanë të drejtë ta mbrojnë veten?

Rohde: Po, kush po e mbron veten këtu, kur sulmohet një koncert muzikor, kur vriten njerëz aty, çfarë lloj mbrojtjeje është kjo? Kjo nuk është mbrojtje, është sulm terrorist.

RTK: A mendoni që ky konflikt nuk mund të përhapet në vende të tjera?

Rohde: Çfarë mendoj unë është sekondare, por për momentin, nuk e shoh që kjo të ndodhë. Izraeli ka të drejtën e plotë të vetëmbrojtjes, e ajo vetëmbrojtje nuk e kthen kryerësin në viktimë apo e kundërta e kësaj. Mendoj që duhet të jemi të gjithë në solidaritet me Izraelin, që ta ndalë këtë gjë sa më shpejt që është e mundur, si dhe t`i lirojë të gjitha pengjet. 

RTK: Dy javë më parë, Kosova ishte temë goxha e rëndësishme në botë, për shkak të atyre që ndodhën në veri të Kosovës. Ka rrezik të humbet vëmendja për shkak të asaj që po ndodh në Lindje të Mesme? 

Rohde: E dini, jemi në mes të shumë konflikteve lokale, e shihni se çfarë po ndodh në Armeni e Azerbajxhan, në Karabah, e shihni edhe konfliktin në Lindje të Mesme, tash këtë sulm terrorist, por mund t’ju siguroj që jemi të fokusuar në përpjekjet për të gjetur zgjidhje edhe për këtë konflikt të pazgjidhur. Të premten e kaluar pati një mbledhje të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa të hënën e ardhshme e kemi Samitin, pra kancelari im do të vijë, liderët e tjerë do të vijnë, si dhe do të vazhdojmë ta mbështesim, edhe t’ju përkujtojmë njerëzve, që në fakt, protagonistët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga dhuna, si dhe të gjejnë zgjidhje.

RTK: Të flasim tash pak më në hollësi për Kosovën. Z. ambasador, tashmë kanë kaluar dy javë nga sulmi në Banjskë. Në Prishtinë është quajtur po ashtu sulm terrorist. Është edhe për Gjermaninë, sulm terrorist?

Rohde: BE-ja e ka klasifikuar, e ka quajtur sulm terrorist. I dërguari ynë për Ballkanin Perëndimor e ka quajtur kështu, edhe unë vetë e kam përdorur atë term. Ka qenë sulm vrastar, qyqar, kundër policëve në detyrë, si dhe kemi kërkuar dënimin e kryerësve të tillë. Shpresoj që kjo të ndodhë, derisa ne kemi kërkuar qartë nga Serbia që t`i përkrahë hetimet transparente, si dhe t`i sjellë përgjegjësit në llogaridhënie. 

RTK: Po, por Serbia po bën diçka tjetër. E arrestuan Radojiçiqin, por e liruan pas pak orësh.

Rohde: Po, e kemi parë këtë, e kemi marrë në dijeni, si dhe mendoj që ende po grumbullojmë provat. Nuk ka përfunduar ende. E shohim gati çdo ditë, edhe ministri i Brendshëm i Kosovës publikon zbulime të reja çdo ditë, besoj që është ende tejet herët, por ministrja ime, ministrat e Jashtëm, të premten i kanë thënë qartë ato që presim nga Serbia, që të marrë pjesë në hetime transparente, t`i zbusë tensionet.

RTK: Po, por a besoni që Serbia do të jetë transparente në hetime?

Rohde: Po, kjo është pritshmëria që ne kemi! Nëse nuk është transparente, mund të ketë pasoja. Por, nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë. E keni parë deklarimin e qartë, sepse ky sulm vrastar më 24 shtator ishte një pikë e qartë kthese, si dhe dimension i qartë i armatimit që u gjend, siç e kam thënë në një intervistë tjetër, këta nuk ishin thjesht qytetarë të pakënaqur, ky ishte sulm me metoda ushtarake për të shkaktuar kërdi.

RTK: Kush mendoni se ishte prapa këtij sulmi, prapa atij grupi?

Rohde: Besoj që nuk ka nevojë të mendoj unë, kryerësi, Milan Radojiçiqi vetë e ka thënë që ka qenë prapa atij sulmi. 

RTK: Po, por kush qëndron prapa Milan Radojiçiqit?

Rohde: Struktura të caktuara, me gjasë në Serbi. Me gjasë, sepse nuk e di, siç e thashë, ende ka prova që duhen gjendur. Por, armatimi me siguri nuk ka ardhur nga Hëna.

RTK: A mendoni që edhe presidenti i Serbisë është prapa kësaj? Sepse para dy ditësh, ai tha që Radojiçiqi është aleat i afërt i tij, por që nuk do ta ekstradonte në Kosovë.

Rohde: Atëherë, po pyesni për dy gjëra krejt të ndryshme. Ajo që presidenti i Serbisë ka thënë, si dhe çfarë mendoj unë. Presidenti ka thënë po ashtu që nuk ka ditur asgjë për sulmin, kështu që deklarata e tij është që nuk është i përfshirë. Siç e kam thënë tashmë, është vështirë të spekulohet, duhen mbledhur provat, e pasi t`i kemi të gjitha provat, e pjesë e kësaj është edhe fakti nëse Serbia ndjek rrugën e BE-së dhe të NATO-s, për të marrë pjesë në ato hetime, atëherë mund të marrim vendimet tona, përfshirë ato politike.

RTK: Pra, ju po thoni që nuk ka ende prova të mjaftueshme për të konstatuar që Serbia qëndron prapa atij sulmi?

Rohde: Po. Nëse jemi ende në proces, duhen mbledhur provat, duhen vlerësuar ato prova, pastaj edhe duhet të merret vendimi politik, sa po kontribuojnë të dyja palët, ta themi kështu, në sigurimin e atyre provave. Deri më tash, nuk mund t’ju jap ndonjë rezultat përfundimtar, si dhe nuk është se çoj diku, nëse vazhdoj të spekuloj. Por, ka kërkesa të qarta për Serbinë, si dhe prapë, sulmi ka qenë i paprecedentë, ndërsa ne e kemi thënë tejet qartë që Policia e Kosovës ka kryer punën në mënyrë tejet profesionale më 24 shtator.

RTK: Po, por të flasim për disa detaje, sepse Policia e Kosovës ka publikuar disa pamje nga të cilat shihet që ky grup që ka sulmuar veriun e Kosovës është trajnuar në Serbi, në Kopaonik, a nuk është kjo provë e mjaftueshme që Serbia është prapa kësaj?

Rohde: I kam parë edhe unë pamjet, por qeveritë nuk marrin vendime në bazë të asaj që shohin në media sociale, qeveritë marrin vendime në bazë të provave që jepen nga qeveritë, qeveri për qeveri, nuk bëj gjykime vetëm në bazë të videove që shoh në media sociale. Mund të ketë edhe lajme të rreme, kur doli lajmi që Milan Radojiçiqi gjendet në manastir, si dhe më vonë doli dhe e pranoi, në rregull. Por, hetimet profesionale nënkuptojnë që qeveritë u ofrojnë qeverive të tjera prova të plota. Kjo do të thotë se duhet të kryhet puna e plotë policore, e kjo duhet të kryhet plotësisht. Pra, ju lutem të mos më kërkoni të gjykoj në bazë të video-xhirimeve në media sociale. 

RTK: Nuk po flasim për media sociale, ishte një konferencë shtypi e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, si dhe e ministrit të Punëve të Brendshme në Kosovë. Për këtë flas, jo për media sociale.

Rohde: Po, por prapë, nuk e di se çfarë kanë hetuesit, nuk jam polic, se çfarë provash janë dorëzuar. Këto prova duhen vlerësuar, e unë nuk jam pjesë e kësaj. Do t`ju kërkoja që të keni edhe pak durim, e di që është e vështirë pas këtij vikendi, e mbaj mend që flisnim me kolegë që nuk arrinin të flinin më 25 shtator e tutje, sepse kthehen të gjitha kujtimet e konfliktit të plotë. E kam krejtësisht të qartë, por para se të dalim me konstatime, duhet të jemi plotësisht të sigurt. 

RTK: A po flisni për hetime ndërkombëtare, a është kjo e domosdoshme, që të ketë hetime ndërkombëtare?

Rohde: Kjo është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, po ashtu, unë jam i fundit që jam kundër një hetimi ndërkombëtar. Nëse kjo do të hidhte më shumë dritë mbi rastin, pse jo?

RTK: Ju pritët reagimin e Listës Serbe, ndërsa ata reaguan pas tri ditësh. Si e patë reagimin e Listës Serbe?

Rohde: Reagimi doli pasi fola unë, kjo për mua nuk është fort bindëse, ajo që ata kanë thënë. Në fund, prapë kemi agjenci ligjzbatuese, Policinë e Kosovës, ndërsa kryerësit lartësohen si heronj apo martirë, e kjo është paksa absurde, kjo ndodhi edhe dje për shembull në Berlin, ku disa vendorë atje e festonin sulmin e Hamasit kundër Izraelit. Kjo është tërësisht absurde, do të thosha unë, si dhe brengosëse.

RTK: Dua t’i kthehem 24 shtatorit, atij mëngjesi, sepse atë ditë e takuat kryeministrin. Në atë mëngjes, çfarë po mendonit, çfarë po ndodhte në mendjen tuaj atë ditë?

Rohde: Pasdite, kur aksioni policor ishte ende në vazhdim, besoj që biseduam shumë për atë që e thashë më parë, që Policia kishte kryer punë profesionale, si dhe ajo që ishte po aq e rëndësishme, në koordinim tejet të afërt me reaguesin e dytë dhe të tretë, EULEX-in dhe KFOR-in.

RTK: Ishit edhe ju të angazhuar drejtpërdrejt?

Rohde: Unë? Jo.

RTK: Po mendoj Gjermania, si aleate?

Rohde: Jo, ishte përgjegjësi e qartë e Policisë së Kosovës, Policia është agjencia ligj-zbatuese përgjegjëse për të gjithë Kosovën, ndërsa EULEX-i ishte në monitorim të situatës.

RTK: Tani Kosova po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të marrë vendim për ta sanksionuar Serbinë. A pritet shpejt ndonjë vendim për sanksione ndaj Serbisë?

Rohde: Nuk mund t’jua them këtë. Mund ta përsëris edhe një herë që sapo të jenë mbledhur e ofruar prova, mund të ketë pasoja, por nuk mund ta parashikoj të ardhmen.

RTK: Po, por ju thatë disa herë që duhet të ketë zgjidhje politike. Pas asaj që ndodhi më 24 shtator, ka ndryshuar çdo gjë?

Rohde: Unë jam ai që u përgjigjem pyetjeve, por që unë do t’ju pyesja juve, as sulmi më i tmerrshëm terrorist nuk e ndërron çështjen themelore, që duhet zgjidhje politike për konfliktet e pazgjidhura. Pra, Kosova, Serbia, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Tani ta kufizojmë këtë te Kosova dhe Serbia, për të arritur hyrjen në BE, siç e ka thënë kancelari ynë javën e fundit, vitin e fundit, është e paimagjinueshme që të hyjnë në BE dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën. Pra, anëtarësimi kërkon normalizimin, ndërsa normalizimi kërkon bisedime mes vete, e bisedimet do të thonë që duhet të angazhohen në dialog palët, konkretisht, edhe në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, e këto përbëhen nga disa hapa. Për Kosovën, do të thotë fillimi i implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për Serbinë kërkon njohjen de-fakto në disa hapa. Nëse nuk arrijmë atje, si mund të arrijmë në zgjidhje politike, pastaj në normalizim, e dikur edhe tek anëtarësimi? Pra, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt.

RTK: Unë mendoj që ka ndryshuar, në Kosovë, për shembull, presidentja dhe kryeministri kanë thënë që së pari duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë e pastaj dialog, jo në drejtim tjetër. Pra, është e vështirë të vazhdohet me dialog tani?

Rohde: Mund të kërkosh gjëra, por sapo e shtrova atë që është rruga përpara. Është vështirë të kërkohet nga 27 shtete që të bëjnë diçka për të bërë ti diçka, mund ta kërkosh, por që nuk është fort realiste. Normalizimi prapë nënkupton të flitet midis palëve, të gjendet zgjidhja, si dhe implementimi i marrëveshjes së Ohrit është, për bindjen tonë të qartë, rruga drejt normalizimit. Sepse i kërkon palës tjetër që t`i njohë dokumentet, t`i këmbejë misionet e përhershme, të ndalet nga pengimi i Kosovës në anëtarësimin e saj në cilëndo organizatë ndërkombëtare, si dhe sigurisht kërkon edhe përmbajtje nga retorika nxitëse, sepse kjo vazhdon.

RTK: Ju flisni për Asociacionin, por a nuk ka vërtetuar sulmi i fundit që Asociacioni në fakt nuk është për serbët lokalë, por për bandat kriminale, si dhe grupet kriminale?

Rohde: Unë jam tërësisht kundër shpërqendrimit të procesit të dialogut me anë të sulmit terrorist. Prapë na duhet zgjidhja politike, si dhe jam i bindur që shumica e njerëzve, qofshin ata shqiptarë apo serbë të Kosovës, boshnjakë a të tjerë, duan të jetojnë në paqe, apo siç e ka deklaruar Qeveria e Kosovës, kur ka marrë pushtetin, punë dhe drejtësi. Kur ke klimë konstante të krizave, atëherë nuk ndihmohet askush, as shumica e as pakicat. 

RTK: Jeni optimist që dialogu do të vazhdojë pa sanksione ndaj Serbisë?

Rohde: Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por vetëm mund ta përsëris që nuk mund të bëhen kërkesa absolute. E kuptoj plotësisht qëndrimin që ky sulm vërtet nuk lejon më atë vazhdimin e zakonshëm, si dhe kemi parë shumë komente, e kam parë të dërguarin e posaçëm Lajçak, që ka thënë që masat duhet të hiqen. Pra, ka një ndryshim, por për ne, ekuacioni themelor, e këtë e ka thënë edhe ministrja ime të premten, mund të mos keni dëshirë ta dëgjoni, por që Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë të flasin mes vete, si dhe të fillojnë implementimin e marrëveshjeve.

RTK: Po, por që duhet të vazhdojnë të shkojnë në dialog, si dhe të implementojnë marrëveshjet, por së pari duhet të ketë ndëshkim për Serbinë. Për këtë po pyes, nëse bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian, do të vendosin sanksione ndaj Serbisë së pari, e pastaj të shohin nëse ka mundësi për dialog.

Rohde: Ju po më bëni prapë pyetjen e njëjtë, ndërsa unë vetëm mund të jap përgjigjen e njëjtë. Nuk mund të parashikoj të ardhmen, por nuk mendoj që është realiste të imponohen ultimatume ndaj lehtësuesit, duhet të flisni me njëri-tjetrin, derisa hetimet vazhdojnë.

RTK: Po, por presidentja Osmani, por edhe kryeministri Kurti kanë thënë që z. Lajçak nuk është neutral në procesin e dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë që Lajçak ka marrë anën e Serbisë. Si e shihni këtë?

Rohde: Për ne, lehtësuesi Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë Borrell e kanë mbështetjen tonë. Kanë bërë përpjekje të mëdha këto vite, si dhe nuk mendoj që është e mençur të goditet ndërmjetësuesi. Për momentin, kemi një situatë të vështirë, por të jeni të sigurt që Lajçaku ka përkrahjen e plotë të BE-së.

RTK: Po, ka përkrahjen e plotë, por a është neutral në këtë proces dialogu?

Rohde: Ndryshe, nuk do të mund të ishte ndërmjetësues.

RTK: Pra, Gjermania e përkrah. 

Rohde: Po, ne e përkrahim. Keni mundur ta shihni besoj, edhe para sulmit, që BE-ja, që në thelb lehtëson procesin, në deklaratën e 18 shtatorit edhe një herë ka theksuar ato që priten nga Kosova dhe nga Serbia. Serbia është kritikuar sepse nuk ka implementuar udhërrëfyesin për energjinë, si dhe për ngacmimin ndaj policëve, por kemi thënë që edhe Kosova nuk ka implementuar disa gjëra që i janë kërkuar që nga 3 qershori.

RTK: Tani është situatë e vështirë, si dhe do ta shohim se si dialogu do të ecë tutje. A ka ende rrezik për destabilizim në veri të Kosovës, ndonjë sulm tjetër?

Rohde: Prapë, 24 shtatori ka ndryshuar gjëra edhe në mënyrën që keni parë, se si KFOR-i ka reaguar. Ndoshta në anën tjetër, keni vërejtur që kemi rritur edhe numrin e forcave të KFOR-it. Gjermania tashmë po mendon për dërgimin e trupave shtesë. Kjo nuk bëhet për të “ndërkombëtarizuar” veriun e Kosovës, siç të tjerët mund të kenë dëshirë ta thonë, është thjesht përforcim i pranisë së KFOR-it, si dhe për të siguruar që këto sulme të mos ndodhin më, por edhe për të treguar solidaritet me Kosovën. KFOR-i ka një mandat, e tash është edhe më i pajisur për ta implementuar këtë mandat sa më parë. Në anën tjetër, Kosova ka përkrahjen tonë, pra nga Gjermania, Kosova është vend sovran, si dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes evropiane sa më shpejt që është e mundur. Sa më pak konflikt të ketë dhe sa më shumë dialog politik, aq më të mëdha do të jenë gjasat që ky proces të shkojë më shpejt. Kemi parë fatkeqësisht në vitet e fundit që nuk ka pasur fort progres, këtë e kam thënë në disa intervista, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është ballafaquar me migrim, e kur jetoni në kriza të vazhdueshme, shumë njerëz thjesht i paketojnë gjërat dhe ikin. Pra, Evropa nuk po vjen tek ata, ata po shkojnë drejt Evropës. E njëjta mund të thuhet edhe për Kosovën.

RTK: Por, cili është reagimi i Gjermanisë ndaj deklaratave që KFOR-i duhet të marrë kontrollin mbi veriun e Kosovës?

Rohde: Mandati i KFOR-it është i qartë. KFOR-i reagon vetëm pas kërkesës nga ana e Kosovës. E keni parë më 24 shtator, Policia e Kosovës e ka menaxhuar situatën në mënyrë profesionale, EULEX-i ka qenë në vend, duke monitoruar, por nuk ka pasur kërkesë nga Kosova, Qeveria, që të ndërhyhet. Kjo është nga ato gjërat ku të dyja palët janë në të njëjtën anë, Qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Serbisë, për arsye të ndryshme, e mirëpresin praninë e rritur të KFOR-it.

RTK: A jeni ende në pritje të zgjedhjeve në veri të Kosovës? 

Rohde: Kjo është pjesë e shtensionimit, që të largohet policia nga zyrat e komunës, që kryetarët të veprojnë në hapësira alternative, si dhe të fillojë procesi i zgjedhjeve. 

RTK: Edhe pas 24 shtatorit? Pritet e njëjta gjë?

Rohde: Flasim për shtensionimin, flasim për një situatë të zgjedhjeve ku marrin pjesë të gjithë, se si arrihet deri tek ajo, mos më pyesni mua.

RTK: Në fakt, kjo ishte pyetja e fundit. Faleminderit shumë, z. ambasador.

Rohde: Faleminderit shumë për ftesën.

Rohde: Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet t`i përkrahë hetimet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur, por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake. Ai ka thënë se Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet t`i përkrahë hetimet lidhur me këtë sulm.

Ambasadori Rohde ka folur edhe për procesin e dialogut duke deklaruar se ai nuk mund të shpërqendrohet me sulme terroriste dhe se palët duhet të flasin mes vete dhe t’i zbatojnë marrëveshjet.

jorn rohde

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës