LIVE UPDATES
Bota

A do të ketë fat Kosova? Grupi i punës së vizave mblidhet në Bruksel më 22 qershor

Sipas agjendës së Këshillit të BE-së, takimi i Grupit Punues të Vizave do të mbahet në Bruksel më 22 qershor duke filluar nga ora 10:00.

16 Qershor 2022, 17:06 Nga k.m.
A do të ketë fat Kosova? Grupi i punës së vizave mblidhet
Foto ilustruese

KOSOVË– Grupi Punues i Vizave që shërben si organ përgatitor në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian do të mblidhet më 22 qershor, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe takimit të udhëheqësve të 27 vendeve të unionit. Takimi i këtij grupi punues është shenjë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mund të futet agjendën e Këshillit të BE-së të nesërmen (23 qershor), shkruan Gazeta Express. Sipas agjendës së Këshillit të BE-së, takimi i Grupit Punues të Vizave do të mbahet në Bruksel më 22 qershor duke filluar nga ora 10:00.

Grupi Punues i Vizave trajton politikën e përbashkët të vizave në lidhje me qytetarët nga vendet jo anëtare të BE-së që i nënshtrohen kërkesës për vizë. Këshilli i Bashkimit Evropian është organ kolegjial që përbëhet nga krerët e shteteve apo të qeverive të 27 vendeve të BE-së të cilët do të mblidhen në Bruksel për një takim dy ditor më 23 dhe 24 qershor.

Presidencën e Këshillit të BE-së e udhëheqë Franca deri më 30 qershor 2022 dhe nga 1 korriku atë e dorëzon te Çekia.

Në këto dy ditë do të organizohet edhe një samit i përbashkët BE-Ballkan Perëndimor. Datën 23 qershor e ka përmendur dje edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel. Ajo tha se nëse do të ndodhë liberalizimi ose jo është në vullnetin e shteteve anëtare, derisa njoftoi se institucionet e Kosovës janë në kontakte me të gjitha shtetet e Unionit veç e veç, me disa prej të cilave ende s’kanë marrë përgjigje përfundimtare.

Këshilli i BE-së është institucion që vendosë edhe për dhënien e dritës së gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën nëse të gjitha shtetet anëtare janë pro. Por, edhe pse Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian janë shprehur disa herë në favor të liberalizimit të vizave, kjo çështje s’është vendosur në agjendën e Këshillit të BE-së asnjëherë.

Franca është njëra nga shtetet skeptike se a duhet t’i hiqen vizat kosovarëve, pasi sipas saj duhet të ketë më shumë përparim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën është shprehur bukur qartë Kancelari i Gjermanisë,Olaf Scholz. Ai në dy takimet e fundit që ka pasur në Berlin e Prishtinë me kryeministrin Kurti është shprehur se është pro liberalizimit të vizave dhe për këtë çështje është angazhuar personalisht edhe në bisedat me përfaqësuesit e institucioneve të BE-së.

Poashtu, Parlamenti Evropian, të martën përmes një draft raporti ka kërkuar sërish nga Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën. Brengën disavjeçare të kosovarëve që s’mund të udhëtojnë lirshëm nëpër zonën Schengen po e mirëkupton austriakja Kati Schneeberger që drejton organizatën joqeveritare “Vjena bëhet Evropë”.

Ajo ka nisur një peticion online që është nënshkruar nga më shumë se 15 mijë njerëz e ku i bëhet thirrje BE-së që t’i liberalizojë vizat për kosovarët. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në./Gazeta Express

adnan kosova liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale