LIVE UPDATES
Bota

A do të jetë 2024-a, viti në të cilin gjyqësori do nisë të diktojë rezultatin e zgjedhjeve?

5 Janar 2024, 13:37 Nga Krzysztof Mularczyk
A do të jetë 2024-a, viti në të cilin gjyqësori do
Gjykata Supreme

Nga Krzysztof Mularczyk “Brussels Signal”

Përpjekjet për të hequr emrin e Donald Trump nga fleta e votimit për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, dhe zërat për nxjerrjen jashtë ligjit të partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD, dhe partisë polake PiS që sapo është rrëzuar nga pushteti, mund të jenë vetëm fillimi i një tendence të re në demokracitë perëndimore.

Kjo mund t’i bëjë ato të ngjashme me diktaturat që janë të përkushtuara t’i kundërvihen. Me zgjedhjet në SHBA, Evropë dhe Britaninë e Madhe, 2024-a premton të jetë një vit jo shumë i qetë. Përkundrazi, mund të jetë viti në të cilin do të jemi dëshmitarë të një tendence për një protagonizëm të madh të sistemit gjyqësor duke mos lejuar që të jenë kutitë e votimit ato që të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Vendimet e marra nga Gjykata e Lartë e Kolorados dhe zyrtari i zgjedhjeve në shtetin e Maine për të hequr emrin e Trump nga fleta e votimit për zgjedhjet e ardhshme paraprake në Partinë Republikane, duket se do të jenë hapi i parë i një beteje të gjatë për ta detyruar atë të tërhiqet nga gara presidenciale.

Edhe nëse Gjykata e Lartë e SHBA-së do të vendosë se ai nuk mund të pengohet të kandidojë në zgjedhjet paraprake, ata që duan ta shohin jashtë garës në përballjen kryesore më 5 nëntor nuk do të heqin dorë. Të armatosur me një sërë aktakuzash, edhe pse jo me vendime, ata do të provojnë sërish deri përpara votimit të nëntorit.

Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë sa më e madhe të jetë mbështetja që do të sigurojë Trump në zgjedhjet paraprake, dhe sa më i lartë të jetë vlerësimi i tij në sondazhe. Demokratët mund të kenë kuptuar se strategjia përmes padive gjyqësore nuk mund ta ndalë atë, pasi është fakt që ajo e ka forcuar dhe jo zvogëluar mbështetjen për të.

Për këtë arsye, që të jenë të sigurt se do të pengojnë fitoren e Trump, ata duhet ta heqin atë nga fleta e votimit. Kjo edhe nëse nënkupton se në një moment gjatë këtij viti, presidenti i SHBA-së Joe Biden do të detyrohet të zgjedhë gjyqtarë shtesë në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar shumicën aktuale që anon nga konservatorët.

Pasi të neutralizohet Gjykata e Lartë, aktivistët e gjyqësorit në nivel shtetëror mund të bëjnë pjesën tjetër. Sapo vendi më i fuqishëm në botë të fillojë të sillet në këtë mënyrë, të tjerët janë të detyruar ta ndjekin. Atyre mund të mos u pëlqejë fakti se do të krahasohen me ‘Putinët’ e kësaj bote, të cilët i kanë manipuluar zgjedhjet për dekada përmes përjashtimit të kundërshtarëve  nga gara.

Po do të justifikohen se po përpiqen të parandalojnë marrjen e pushtetit nga “armiqtë e demokracisë”, dhe se veprimet e tyre janë “e keqja më e vogël”. Një debat mbi nxjerrjen jashtë ligjit të partisë gjermane AfD po zhvillohet tashmë në Gjermani. Në dhjetor të vitit të kaluar, shërbimi sekret gjerman e klasifikoi degën e AfD-së në shtetin e Saksonisë si një kërcënim për demokracinë.

Ky cilësim shihet si një hap i parë i mundshëm drejt nxjerrjes jashtë ligjit si antikushtetuese këtë forcë politike. Edhe pse Gjermania ka marrë në të kaluarën masa në emër të sigurisë së brendshme për të frenuar forcat e ekstremit të djathtë dhe të majtë, dekadat e fundit në objektiv kanë qenë organizatat periferike që nuk kishin asnjë shans për të ardhur në pushtet, madje as edhe në nivel lokal.

Por AfD është një histori tjetër, pasi sondazhet tregojnë se ajo e ka kaluar si SPD-në po ashtu edhe të Gjelbrit. Kjo ka bërë që shumë analistë në Gjermani të argumentojnë se vendi duhet të kujtojë mësimet e Republikës së Vajmarit dhe ta ndalojë këtë lëvizje tani para se të jetë tepër vonë.

Meqenëse klasa politike ka dështuar ta ndalë marshimin e asaj që establishmenti e cilëson lëvizje “populiste” dhe “e djathta ekstreme”, tani veprimi i preferuar është ndërhyrja e sistemit gjyqësor. Sidomos pasi rruga e vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat u vendosën kundër kryeministrit të Hungarisë Victor Orbán dhe partisë konservatore polake PiS, nuk mund të ndiqet për Gjermaninë.

Në Poloni, zërat që bëjnë thirrje për ndalimin e PiS janë ende në pakicë, por gjithsesi ato janë të pranishme. Për momentin, qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Donald Tusk e ka rrëmbyer mbështetjen e medias dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe me gjykatat.Tusk mund ta bëjë këtë pa pasur frikë nga ndonjë reagim ndërkombëtar. Sepse këto të

fundit ishin të rezervuar për paraardhësit e tij kur ndërhynin tek gjyqësori. Thuhet se ishte presidenti i ndjerë i SHBA-së, Franklin D Roosevelt, që bëri këtë deklaratë për diktatorin e atëhershëm të Nikaraguas, Anastasio Somoza:”Ai mund të jetë vërtet një bir kurve, por është një bir kurve i yni!”. Kjo thënie është përdorur shumë herë që nga ajo kohë në kontekstin e justifikimit të mbështetjes për regjimet autokratike.

Kjo mendësi vlen edhe për BE-në, që i trajton ndryshe qeveritë që mbështesin politikat që janë aktualisht në modë në Bruksel. Por nuk toleron aspak kur qeveritë konservatore që kundërshtojnë “një bashkim gjithnjë e më të ngushtë” dhe preferojnë një Evropë të shteteve kombëtare, të hedhin ndonjë hap të diskutueshëm nga pikëpamja kushtetuese.

Rasti i Polonisë nën sundimin e PiS është shumë domethënës. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë, kanë shprehur për vite më radhë shqetësimin e tyre për faktin se qeveria e fundit konservatore e PiS kishte diktuar emërimet në gjyqësor. Pati një numri të madh rezolutash dhe letrash paralajmëruese, por më e rëndësishmja, pati ndëshkime financiare dhe sanksione nëpërmjet ndalimit të fondeve të BE-së që i takonin Polonisë në kuadër të ndihmës ndaj situatës së vështirë financiare që shkaktoi pandemia.

Tusk erdhi në pushtet duke premtuar një rikthim tek parimet e shtetit të së drejtës, dhe me premtimin e tij, BE ka thënë se do të zhbllokojë fondet. Por, brenda 8 ditësh nga ardhja në pushtet, qeveria e tij ka pushtuar mediat publike të Polonisë, ka keqpërdorur policinë dhe shërbimet sekrete dhe ka kryer shkelje të dukshme të ligjeve dhe praktikës kushtetuese.

Qeveria thotë se duhej të vepronte kundër medias sepse 8 vjet më parë, ajo ishte vendosur nën kontroll nga PiS dhe që atëherë kishte qenë e njëanshme kundër Tusk dhe partive që e mbështesin atë. Por PiS mori kontrollin e medias publike duke përdorur ligjet dhe jo forcën.

Qeveria e re as që u përpoq të miratonte ligje të reja për mediat publike dhe më pas të bindte presidentin Andrzej Duda që t’i firmoste ato. Por përplasje shumë më të mëdha midis qeverisë së Tusk nga njëra anë dhe presidenti Duda dhe PiS nga ana tjetër, do të zhvillohen mbi gjyqësorin, kreun e bankës qendrore dhe ndjekjet e mundshme penale të ish-kryeministrit dhe zyrtarëve të partisë më të madhe opozitare.

Mund të ketë përplasje edhe rreth kontrollit të ushtrisë dhe politikës së jashtme, fusha në të cilat Kushtetuta i jep presidentit një pushtet të konsiderueshëm. Disa analistë besojnë se nëse administrata Tusk do të arrijë në përfundimin se po bllokohet në punën e saj nga Duda, mund të përpiqet ta largojë atë nga detyra, ta nxjerrë jashtë ligjit PiS ose të dyja së bashku, në rast se situata përshkallëzohet.

Kushtetuta polake e bën praktikisht të pamundur shkarkimin e një presidenti nga parlamenti. Por nëse shumica aktuale qeverisëse arrin të shtjerë në dorë pushtetin gjyqësor dhe median publike me mjete të jashtëzakonshme që anashkalojnë ligjet dhe kushtetutën, pse të mos bëjë të njëjtën gjë me presidencën ?

Dhe pasi kontrollon gjykatat, mund të bësh gjithçka. Për këtë pyesni presidentin rus Vladimir Putin. Ai i përdor organet gjyqësore dhe shtetërore për t’u siguruar që askush që mund ta kërcënojë sundimin e tij të mos garojë dot në zgjedhje, dhe që të gjithë kundërshtarët e tij që nuk janë internuar apo vrarë, të mund të dërgohen në gulagë.  

Aktivistët në gjyqësor në demokracitë perëndimore janë në thelb politikanë. Ata e kuptuan se të qenit brenda gjyqësorit të siguron një pagë më të mirë, më shumë pavarësi dhe shumë më shumë pushtet për të ndryshuar mënyrën se si funksionojnë gjërat.

Sundimi i ligjit si në nivel vendor po ashtu edhe në atë ndërkombëtar, po zëvendësohet me sundimin e “Grushtit të Hekurt”. Megjithatë, nëse aktivistët në gjyqësor nisin të përcaktojnë se kush mund të garojë në zgjedhje dhe kush jo, atëherë njerëzit do të kenë të drejtë të pyesin se ku ndryshojnë vendet në të cilat ata jetojnë nga Rusia apo Kina.  

krzysztof mularczyk

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari