LIVE UPDATES
Bota

80 eurodeputetë letër Ursula von der Leyen: Të hiqen tarifat roming me vendet e Ballkanit Perëndimor

Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, eurodeputetët thonë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë partnere të besueshme të Bashkimit Evropian dhe se me rekomandimin e Komisionit Evropian për t'i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës, një tjetër moment historik në politikën e zgjerimit të unionit është arritur.

23 Nëntor 2022, 11:47 Nga I.A
80 eurodeputetë letër Ursula von der Leyen: Të hiqen tarifat
Parlamenti Evroian

BRUKSEL- Më shumë se 80 deputetë evropianë i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të heqë tarifat e roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor në një letër dërguar Presidentes Ursula von der Leyen. Balkaninsight shkruan se një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Evropian i ka kërkuar Komisionit Evropian që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në Zonën e Roamingut të Lirë.

Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, eurodeputetët thonë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë partnere të besueshme të Bashkimit Evropian dhe se me rekomandimin e Komisionit Evropian për t'i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës, një tjetër moment historik në politikën e zgjerimit të unionit është arritur.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të paraqesë shpejt një udhërrëfyes të qartë që synon t'i japë fund tarifave shtesë të roaming-ut midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke zgjeruar kështu Zonën Evropiane të Roamingut të Lirë për të mirën e qytetarëve evropianë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në letër.

Deputetët thonë se kjo lëvizje duhet të vijë pas fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Evropian më 14 shtator, kur ajo u zotua të sillte Ukrainën në zonën evropiane të roamingut të lirë.

“Ndërsa ju keni mbështetjen tonë të plotë për këtë përpjekje, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj në një rajon tjetër evropian që meriton të përfitojë nga roaming falas, përkatësisht vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Thomas Waitz, eurodeputet dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane, tha se Komisioni duhet të kontribuojë në një integrim më të fortë duke krijuar një zonë evropiane të roamingut të lirë që përfshin Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi nevojë urgjente për një integrim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, dhe një hap për këtë do të ishte rrëzimi i barrierave në roaming,” tha Waitz.

"Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut drejt BE-së, por gjithashtu do të pranojë pengesat e përditshme të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që jetojnë dhe punojnë në BE, shpesh larg familjeve të tyre, për shkak të tarifave të shtrenjta të roaming," shtoi ai.

Në vitin 2017, Bashkimi Evropian njoftoi se po shqyrtonte uljen e tarifave të roaming për Ballkanin Perëndimor, pas thirrjeve nga vendet kandidate për të hequr tarifat. Që nga korriku i vitit të kaluar, gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor hoqën tarifat e roaming-ut në përputhje me Marrëveshjen Rajonale të Roaming-ut të nënshkruar në vitin 2019 në Samitin e dytë Dixhital të Ballkanit Perëndimor në Beograd.

ursula von der leyen thomas waitz

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim