LIVE UPDATES
Bota

“7 persona të ngecur në një ashensor”, mjekja rrëfehet pas traumës: Pronari më tha "pse më shqetëson në këtë orë?"

Mjekja Briseida Xhelaj përmend heroin e saj që pati fatin ta kishte pranë vetes.

10 Shtator 2022, 19:15 Nga k.m.
“7 persona të ngecur në një ashensor”, mjekja
Briseida Xhelaj

7 persona të ngecur për 20 minuta në një ashensor. Pa dritë, pa ajër dhe pa asnjë buton emergjence. Ky është rasti traumatik i Briseida Xhelajt, mjekes shqiptare që erdhi nga SHBA për të kaluar disa ditë pushimi në Shqipëri. Teksa rrëfen ngjarjen në “Rudina” në Tv Klan, mjekja përmend heroin e saj që pati fatin ta kishte pranë vetes.

Rudina Magjistari: Ato 20 minutat, si kanë qenë ato 20 minutat që ty t’u dukën si 20 orë të tëra, ti kështu je shprehur. “M’u dukën si 20 orë”. Si e kujton atë moment?

Briseida Xhelaj: Unë zakonisht jam njeri shumë pozitiv dhe iu jap zemër gjithmonë të tjerëve dhe në atë moment fillova të isha pozitive për djalin tim duke i thënë që “s’ka problem, do vijnë dritat, ne do dalim, ke mamin këtu, merr frymë” dhe po e përqafoja. Por kur e pashë që dhe babi nuk ishte mirë, edhe nusja e xhaxhait…Të gjithë filluan të tmerrohen, unë vazhdoja të isha e fortë brenda vetes, por isha edhe gati  të shpërtheja në lot e para sepse ndihesha pak fajtore.

Megjithatë, shpresa vdes e fundit dhe mbaj mend që unë i jam lutur xhaxhait dhe i kam thënë “hap derën, godit derën” dhe kjo është një rrezik shumë i madh sepse në momentin që ju hapni derën, mund edhe që ashensori të shkëputet dhe të bjerë me shpejtësi shumë të madhe, mund të ndodhë që të ketë edhe qark elektrik. Kështu që ky është heroi im, xhaxhai im, Kimet Xhelaj, i cili na shpëtoi atë ditë, shumë i fuqishëm dhe çfarë mendoja tjetër kur dola, ishte se ai erdhi për ne atë natë, e nisi Zoti për ne atë natë. Imagjino sikur të kishte ndodhur një natë më përpara kur nuk e kishim. Jemi me fat.

Më pas, Briseida tregon edhe se pronari i hyrjes ka bërë një reagim tërësisht shpërfillës, pavarësisht  se familja sapo i kishte shpëtuar një situate për jetë a vdekje.

Briseida Xhelaj: Pronari që ne na ka dhënë hyrjen ka qenë ngjitur me ashensorin dhe unë i kam trokitur, kam bërtitur dhe ai më ka thënë “pse më shqetëson në këtë orë?” Dhe unë kam thënë “si nuk na dëgjon ti ne kur ashensori ka ngecur te dera jote, te hyrja jote?” Ai vërtet nuk e vuri ujin në zjarr dhe unë jam mërzitur shumë sepse ai është i njëjti person që çdo natë e kishte derën hapur dhe unë nuk e kuptoja pse. Domethënë, këto raste kanë ndodhur edhe më përpara dhe zgjedhja e tij ishte që “unë do hap derën time, do dëgjoj zërin dhe do shkoj të hap derën”. Luhet me jetën e njerëzve nga një pronar që është i interesuar për atë 50-Euroshin që merr./tvklan.al

briseida xhelaj

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale