LIVE UPDATES
Bota

5 muaj nga lufta, Ukraina ndalon muzikën dhe librat rusë

Për shkak të luftës, Parlamenti ukrainas ndaloi me një ligj të ri letërsinë dhe muzikën nga Rusia. Cilët shkrimtarë dhe interpretues preken nga ligji i ri dhe çfarë përjashtimesh përmban ai?

1 Gusht 2022, 10:42 Nga d.a.
5 muaj nga lufta, Ukraina ndalon muzikën dhe librat rusë
foto ilustruese

UKRAINË- Luajtja e muzikës ruse në vende publike dhe futja e sasive të mëdha librash nga Rusia dhe Bjellorusia, ndalohet tani në Ukrainë me ligj. Ndalimi i vendosur nga Parlamenti në Kiev përfshin "produktet e artistëve ose autorëve që janë ose kanë qenë qytetarë të shteteve agresore”. Përveç kësaj, interpretuesit përkatës nuk lejohen më të japin shfaqje në Ukrainë. Moderatori ukrainas i televizionit dhe producenti, Ihor Kondratjuk, pati mbledhur që para fillimit të invazionit të Rusisë mbi 25.000 firma në një peticion për ndalimin e koncerteve të artistëve rusë në Ukrainë. Ai mendon se ligji i ri është një hap logjik për mbrojtjen e vendit.

"Kjo është për mbrojtjen e Ukrainës, njësoj si lufta që bëjnë forcat e armatosura në luftën kundër agresorit. Artistët rusë do të jenë të padëshiruar në Ukrainë, deri sa marrëdhëniet me Rusinë të vendosen në bazë miqësore,” tha Kondratjuk në bisedë me Deutsche Wellen.

Që kur Rusia aneksoi në 2014 Krimin dhe filloi luftën në Donbas, ushtria ruse i pati shfrytëzuar artistët si një lloj pararoje, thotë moderatori.

Platformat e streaming dhe YouTube panë rritje interesi për përmbajtjet ukrainase, thotë Kondratjuk. Me këtë rritje popullariteti, autorët e ligjit argumentojnë ndër të tjera ndalimin e ri që i bëhet letërsisë dhe muzikës ruse, ligj i cili bën edhe përjashtime. Interpretuesit nga Rusia, të cilët dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës, nuk preken nga ligji i ri. Cilët janë këta artistë, e vendos Ukraina.

Jo më libra nga Rusia dhe Bjellorusia  

Po ashtu u aprovua edhe një ligj i ri: Parlamenti ukrainas ka vendosur që të ndalojë futjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të shtëpive botuese nga Rusia dhe Bjellorusia, si dhe nga territoret e pushtuara të Ukrainës. Këtu bëhet fjalë për librat që shkruhen në këto territore, por edhe për veprat e autorëve, që janë qytetarë rusë. Përjashtim bëjnë librat që janë botuar para pushtimit.

Letërsia që botohet në gjuhën ruse në vende të tjera, vazhdon të lejohet të hyjë në Ukrainë, nëse ka marrë lejen për këtë gjë. Sipas ligjit një Këshill ekspertësh do të kontrollojë më parë tekstet, nëse ato përmbanjnë propagandë anti-ukrainase.

Po ashtu në Ukrainë nuk lejohet të shtypen më libra autorësh, që kanë pasur ose kanë një pasaportë ruse. "Edhe kjo është natyrisht reaksion i një shoqërie në luftë. Si "rusët e mirë” edhe "rusët e këqinj” nuk pranohen më në tregun ukrainas të librit, thotë pronari dhe drejtuesi i shtëpisë botuese "Folio", -j, i cili ka dhënë kontributin e vet për përpilimin e ligjit. Ndalimi i shtypjes së librave nuk prek librat në gjuhën ruse, që pritet të publikohen në Ukrainë deri në 1 janar të 2023. 

Si do të zbatohet ndalimi?

Ndalimi përqëndrohet kryesisht tek autorët me pasaportë ruse, thotë Krasowyzkyj. Sipas tij, Këshilli i ekspertëve do e trajtojë çdo rast më vete. Vepra, për shembull të Alexander Pushkinit ose të Leo Tolstoit, që shtypen tani në Rusi, nuk lejohen më të futen në Ukrainë.

Nëse veprat e tyre shtypen në një vend tjetër, atëherë lejohet të futen në Ukrainë. 

Disa vetë mendojnë se kjo do të jetë e vështirë në të ardhmen: Përshembull a do të lejohen në të ardhmen të futen në Ukrainë librat e shtypura në Rusi të autorit Boris Akunin, i cili nuk jeton më në Rusi, por vazhdon të ketë pasaportë ruse. Librat e tij lejohen tani të shiten në Ukrainë, nëse janë botuar në një vend tjetër dhe janë kontrolluar dhe lejuar nga Këshilli i ekspertëve për retorikën anti- ukrainase.

Edhe për personat private bëhen përjashtime. Nëse dikush nuk merret me shpërndarjen e librit dhe ka në valixhe jo më shumë se dhjetë kopje libri, që nuk ndodhet në listën e letërsisë anti-ukrainase, lejohet të hyjë në Ukrainë.

Moska reagoi siç pritej ndaj ligjit të ri: Për të futur më shumë në jetën e përditshme gjuhën ukrainase, bëhet presion mbi numrin e madh të ukrainasve që flasin rusisht, thuhet nga Rusia.

Plan mësimor pa klasikët rusë? 

Hapi tjetër mund të jetë përjashtimi i letërsisë ruse nga plani mësimor në shkolla. Një grup pune i ministries së Arsimit ka dhënë tashmë udhëzime që të hiqen nga plani veprat e 40 shkrimtarëve dhe poetëve rusë dhe sovjetikë, mes të cilëve Leon Tolstoi, Alexander Pushkini, Fjodor Dostojevski dhe Mihail Bulgakovi.

Shkrimtari Rostyslav Semkiv druhet madje se letërsia ruse nuk do të jetë më pjesë e mësimit në shkolla. "Aktualisht, unë nuk shoh se si mund t'i afrosh nxënësit me bukurinë e poezisë ruse. Në klasat e shkollës ka fëmijë, shtëpia e të cilëve është shkatërruar, fëmijë që janë kthyer në refugjatë, fëmijë mbi të cilët është bombarduar ose fëmijë që kanë humbur anëtarë të familjes", tha Semkiv për televizionin ukrainas. 

Letërsia gjermane u fut në planin mësimor të shkollave sovjetike në vitin 1960, pra 15 vjet pas fitores kundër nacional-socializmit. Fillimi u bë me futjen në shkollë të Faustit të Gëtes. 

Andrij Hirnyk, profesor psikologjie dhe pedagogjik në Universitetin "Kiev-Mohyla-Akademie" mendon se gjithësesi letërsia dhe kultura ruse kanë pasur krahasimisht shumë vend në Ukrainë edhe para sulmit rus. Tani do t'u jepet më shumë rendësi letërsive angleze, gjermane, franceze, kineze dhe ukrainase./DW/

lufta ukraine-rusi ihor kondratjuk

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara