LIVE UPDATES
Bota

40 pjesëmarrës nga komuniteti sinti dhe rom takim në Spanjë: Të forcosh të tjerët dhe të jesh vetë i fortë

Më shumë se dyzet vetë nga komuniteti sinti dhe rom, mes tyre edhe refugjatë nga Ukraina marrin pjesë këtu në një "hapësirë ​​të mbrojtur" në një simpozium për menaxhimin e traumave dhe shërimin e tyre, për forcimin dhe fuqizimin e vetvetes.

16 Qershor 2023, 08:43 Nga DOSJA
40 pjesëmarrës nga komuniteti sinti dhe rom takim në Spanjë:
Pjesëmarrës të komunitetit sinti dhe rom në simpoziumin në Spanjë

SPANJE- Një qytet i vogël turistik në veri të Barcelonës në fillim të verës 2023. Më shumë se dyzet vetë nga komuniteti sinti dhe rom, mes tyre edhe refugjatë nga Ukraina marrin pjesë këtu në një "hapësirë ​​të mbrojtur" në një simpozium për menaxhimin e traumave dhe shërimin e tyre, për forcimin dhe fuqizimin e vetvetes. Është një pyetje bazike, siç shpjegon në intervistë për DW bashkëthemeluesja e shoqatës, Save Space dhe bashkëorganizatore e simpoziumit, Roxanna-Lorainne Witt: "Kush i forcon ata njerëz, që për të gjithë ne janë të fortë? Si mbështeten shembujt model, që të forcojnë veten, ndërkohë që ata vetë shpesh duhet të punojnë pa perspektiva dhe struktura të qëndrueshme? Përvojat normale - të tilla si të shohësh detin një herë në jetë - shpesh nënvlerësohen plotësisht."

Vetëfuqizimi është i rëndësishëm, thotë Roxanna-Lorraine Witt. Sepse shumica e njerëzve që marrin pjesë në simpoziumin në Spanjë, punojnë mbi baza vullnetare për të forcuar zhvillimin demokratik dhe pjesëmarrjen në shoqërinë civile në Gjermani. Por në të njëjtën kohë ata në punën e tyre vazhdojnë të përjetojnë racizëm, dhunë ndaj njerëzve nga komuniteti sinti dhe rom dhe margjinalizim.

Ndërsektsionaliteti, përfshirja, puna edukative dhe puna shëruese

Të ftuar në simpozium janë kryesisht njerëz të prekur nga diskriminimi i shumëfishtë: prindër që i rrisin fëmijët vetëm, persona nga lëvizja LGBTQ apo persona në moshë të rritur me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Këto target-grupe janë veçanërisht të rëndësishme për shoqatën Save Space, e cila u themelua në Këln në vitin 2021, siç shpjegon bashkëthemeluesja Amdrita Jakupi: "Qëllimi ynë është të paraqesim dhe shoqërojmë ndërsektsionalitetin, përfshirjen, punën edukative, punën shëruese. Ne duam që njerëzve, që janë diskriminuar disa herë, t'u japim një platformë dhe t'i bëjmë të dukshëm."

Amdrita Jakupi është mirënjohëse që Fondacioni EVZ (Kujtimi, Përgjegjësia e Ardhmja) sponsorizoi këtë simpozium të vetëfuqizimit. Iniciativa të tilla janë shumë të rëndësishme, sepse "njerëzit që vuajnë nga diskriminimi i shumëfishtë dhe në të njëjtën kohë janë të përkushtuar nga ana sociale, janë të ngarkuar shumëfish”. Kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për mbështetje aktive për punën e tyre.

Traumë e pashëruar ndër breza

Një aspekt i rëndësishëm i simpoziumit është trajtimi i temës "Shëndeti mendor dhe trauma që përçohet ndër breza”. Në një workshop "Letra paraardhësve tanë”, përpilohen letra personale, emocionale, që u shkruhen paraardhësve. Cat Jugravu është një performance-artist dhe aktiv në queer comunity.

"Ndjeva trishtim dhe një dhimbje, që nuk është e imja. Dhe për të cilën nuk pata asnjë shpjegim, kur shkrova letrën. Vetëm më pas e kuptova se ishte një traumë ndër breza, e pashëruar. Në të njëjtën kohë ndjeva gëzim, madje edhe eufori, kur e kuptova që së bashku me koleget dhe njerëzit, që i admiroj dhe i vlerësoj, kemi risjellë kujtimet e paraardhësve tanë. Kjo është dëshmia e gjallë qe të parët tanë nuk sakrifikuan jetën kot, sepse ne ekzsitojmë akoma këtu, vazhdojmë të luftojmë dhe forcohemi dita ditës. Ne jemi të ndërlidhur, jemi njerëz të bukur dhe marrim vendin që na takon në shoqëri”, tha Cat Jugravu për DW.

Model për brezin e ri

Me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës ka dalë në plan të parë një brez i ri aktivistësh, që përpunon traumat e veta, ndërsa ndihmon të tjerët. Tri vajza të reja, që kanë jetuar në Ukrainë para luftës, marrin pjesë në Simpoziumin e Vetëfuqizimit falë mbështetjes së ERIAC (Instituti Evropian i Romëve për Artet dhe Kulturën). Pamje nga simpoziumi me pjesëmarrës të komunitetit sinti dhe rom në SpanjëFotografi: Save Space eV

Si artiste dhe aktiviste, të tria janë aktive në organizatën rinore ARCA, një shoqatë për promovimin e kulturës rome në Ukrainë. Izaura Drima është psikologe dhe aktualisht punon në Bukuresht me fëmijë nga familje refugjatësh ukrainas. Pse kryesisht me fëmijët?

"Gjithmonë kam dashur të ndryshoj gjendjen e njerëzve në komunitetin tonë. Edhe romët duhet të shihen si njerëz seriozë dhe të arsimuar, që janë krenarë për identitetin e tyre. Unë dua të jem model për brezin e ri", thotë Izaura Drima.

Organizata ARCA është shumë aktive edhe në Gjermani. Së bashku me Këshillin Qendror të Sintëve dhe Romëve Gjermanë dhe Fondin e Grave Rome në Ukrainë "Chiricli", ata organizuan edhe një konferencë të titulluar "Roma as a integral part of society of Ukraine" (Romët si pjesë integrale e shoqërisë ukrainase) në Berlin.

Marrë nga DW

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim