15 Shkurt 2024, 22:55
Nga N.F
Robert DuBoise
SHBA- Robert DuBoise kaloi 37 vjet në një burg në Florida për një përdhunim dhe vrasje të vitit 1983 që nuk e kreu. Pas zbardhjes së pafajësisë ai do të marrë 14 milionë dollarë nga qyteti i Tampa si dëmshpërblim për të gjitha ato vite të humbura.
Testimi i ADN-së që nuk ishte i disponueshëm në fillim të viteve 1980 por pas bërjes së saj solli nxjerrjen e tij nga burgu në vitin 2020. DuBoise paditi qytetin e Tampa, oficerët e policisë që hetuan rastin dhe një dentist mjeko-ligjor që kishte dëshmuar se dhëmbët e tij përputheshin me një shenjë kafshimi të supozuar mbi viktimën.
Padia u zgjidh më 11 janar, por Këshilli i Qytetit Tampa duhet të votojë të enjten për ta miratuar atë dhe për t’i dhënë zyrtarisht 14 milionë dollarët 59-vjeçarit. Ai u përfaqësua në këtë çështje nga firma ligjore e të drejtave civile Loevy & Loevy me bazë në Çikago, e cila ka trajtuar shumë raste të dënimeve të gabuara në mbarë vendin.
“Marrëveshja nuk është vetëm një njohje e dëmit që pësoi z. DuBoise, por edhe një mundësi që ai të vazhdojë me jetën e tij”, tha firma ligjore në një deklaratë. DuBoise dhe firma e tij ligjore do të marrin 9 milionë dollarë këtë vit, 3 milionë dollarë vitin e ardhshëm dhe 2 milionë dollarë në 2026.
shba perdhunim vrasje burg
Bota
15 Shkurt 2024, 22:43
I.A
Donald Trump
SHBA- Gjyqi ndaj ish presidentit Donald Trump në çështjen penale të pagesës për të siguruar heshtjen...
Bota
15 Shkurt 2024, 22:27
N.F
Kryeministri i Australisë dhe e fejuara
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka njoftuar ditën e sotme se ësht&e...
Bota
15 Shkurt 2024, 22:10
N.F
Kirby
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar sot se Rusia po zhvillon një armë bërthamore të bazuar në hapësi...
Bota
15 Shkurt 2024, 21:40
N.F
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin në një deklaratë të fundit të lëshuar ditën e sotme u shpreh se shke...
Bota
15 Shkurt 2024, 21:25
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Një indident me të shtëna ndodhi në bazën ajrore Montana në SHBA. Forcat Ajrore të Malmsor u vun&eum...
Bota
15 Shkurt 2024, 21:07
S.N
Foto nga vendngjarja
INDI- Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu d...
Bota
15 Shkurt 2024, 20:50
S.N
Foto Ilustrim
BRUKSEL- Gjashtë shoqata fermerësh e konsiderojnë të pamjaftueshëm propozimin e Brukselit për të...
Bota
15 Shkurt 2024, 20:00
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Departamenti Amerkan i Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se ka penguar një sulm kibernetik nga një ...
Bota
15 Shkurt 2024, 19:46
S.B
Mbreti Charles
MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles është parë duke i dhënë makinës pranë ‘Sandringham&rs...
Bota
15 Shkurt 2024, 19:49
S.N
Foto Ilustrim
Politikanët e izraelit kanë shfaqur zemërim ndaj deklaratës së kreut të agjencisë së OKB-së p&eu...