Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, me vendim të formës së prerë ishte dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës më 1999.
SERBI- Gjenerali serb, Nebojsha Pavkoviç, i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë, është liruar nga burgu në Finlandë dhe ka shkuar në Serbi, bëri të ditur kryeministri serb, Gjuro Macut, më 28 shtator.
Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, me vendim të formës së prerë ishte dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës më 1999.
Macut tha se është plotësuar kërkesa e Qeverisë së Serbisë që Pavkoviqit, “për shkaqe shëndetësore, t’i mundësohet lirimi i parakohshëm”.
Ai shtoi se me këtë “akt konfirmohet se shteti kujdeset për qytetarët e vet dhe se angazhohet për parime humane në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Sipas kryeministrit të Serbisë, Pavkoviq do të vazhdojë trajtimin mjekësor në Serbi. Lirimin e tij nga burgu e kishte paralajmëruar më herët presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Pavkoviç u shpall fajtor në vitin 2009 për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutim të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.
Kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë serbë, në fund të vitit 2003 u ngrit aktakuzë nga Tribunali i Hagës, ndërsa në vitin 2005 ai u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Së bashku me të, u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniç, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviç, gjenerali i policisë Sreten Llukiq dhe ish-nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë, Nikolla Shainoviç.
Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burgim, ndërsa Ojdaniq dhe Llazareviq me nga 15 vjet. I pandehuri i parë, Sllobodan Millosheviç, vdiq në paraburgim, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq, u shpall i pafajshëm. Të gjithë të akuzuarit u dorëzuan vullnetarisht. Mekanizmi në Hagë, deri më tani nuk ka njoftuar për lirimin e Pankoviqit.
Në mesin e muajit gusht, avokati Aleksandar Alleksiq, dorëzoi një kërkesë urgjente për lirimin e parakohshëm të Pavkoviqit, duke përmendur si arsye gjendjen shëndetësore. Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, në maj 2022, e kishte refuzuar kërkesën e Pavkoviqit për lirimin e parakohshëm, për shkak të “rëndësisë së madhe të krimeve të tij dhe mungesës së rehabilitimit”./REL
Foto Ilustruese ITALI- Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International kanë njoftuar se, së bashku me edhe shtatë ...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në një takim me gjeneralët dhe admiralët amerikanë në Qu...
JD Vance SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance të dielën ia atribuoi ndryshimin e fundit të qëndrimit të presidenti...
Tanke GAZA- Tanket izraelite u zhvendosën më thellë në lagjet e banimit të Qytetit të Gazës të dielën, ndë...
Policia SHBA- Një burrë hapi zjarr në një kishë mormone në Grand Blanc të Miçiganit dhe shpërtheu zjarr. Sip...
SHKUP- Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor, do të garojnë gjithsej 309 kandidat&eu...
SHBA- Tre persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur pasi të shtunën mbrëma një ...
Foto Ilustruese ANGLI- Dy gra vdiqën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez të shtunën në mëngjes. Incidenti ndodhi...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti të dielën se ekziston një mundësi reale p&eum...
Pamjet INDI- Të paktën 39 persona kanë vdekur, përfshirë fëmijë, në një përplasje gjatë një tub...