LIVE UPDATES
Bota

2022, një vit me zhvillime të rëndësishme për Gjykatën e Lartë të SHBA-së

Shumica, gjashtë nga nëntë anëtarët e gjykatës janë zgjedhur nga republikanët, tre prej të cilëve janë emëruar nga administrata e presidentit Donald Trump. Ata shpesh votojnë si një bllok për çështje të ndjeshme si aborti dhe të drejtat për armëmbajtjen.

2 Janar 2023, 22:42 Nga k.m.
2022, një vit me zhvillime të rëndësishme për
Foto ilustruese

Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen Breyer njoftoi se do të dilte në pension në fund të sesionit. Njoftimi i hapi rrugën Presidentit Joe Biden për të përmbushur një premtim të fushatës për të emëruar gruan e parë me ngjyrë në gjykatën më të lartë të vendit. 52-vjeçarja Ketanji Brown Jackson, gjykatëse federale e diplomuar në universitetin e Harvardit, e cila dikur kishte punuar në zyrën e gjykatësit Breyer, u konfirmua nga Senati në prill.

Por emërimi i Jackson në Gjykatën e Lartë nuk e ndryshoi ekuilibrin ideologjik. Shumica, gjashtë nga nëntë anëtarët e gjykatës janë zgjedhur nga republikanët, tre prej të cilëve janë emëruar nga administrata e presidentit Donald Trump. Ata shpesh votojnë si një bllok për çështje të ndjeshme si aborti dhe të drejtat për armëmbajtjen.

Nga vendimi i qershorit përmes së cilit iu dha fund abortit si një e drejtë federale, duke iu dhënë mundësi shteteve të vendosin individualisht, e deri tek shqyrtimi në tetor i mundësisë së dhënies fund të politikës së favorizimit të kandidatëve që i përkasin komuniteteve të diskriminuara për pranim në universitet, viti 2022 ka qenë një vit me vendime të rëndësishme dhe që ka nxitur debate për gjykatën. Viti mbulonte fundin e një mandati dhe fillimin e një tjetri.

Edhe pse gjykata me raste ka periudha relativisht të qeta, kjo nuk mund të thuhet për vitin 2022.

Në një mori vendimesh, gjatë mandatit që përfundoi në qershor, ku votimi në çdo rast përfundoi 6-3 në favor të gjykatësve konservatorë, gjykata i dha fund të drejtës kushtetuese për abort, kufizoi aftësinë e qeverisë për të luftuar ndryshimet mjedisore dhe zgjeroi të drejtat për armëmbajtje.

Aborti

Me vendimin për çështjen Dobbs përballë Organizatës së Shëndetit të Grave Jackson, gjykatësit përmbysën precedentin e vendimeve të gjykatës në favor të abortit, të konsoliduar për gati gjysmë shekulli. Shumë konservatorë e shihnin këtë vendim si përgjigje ndaj pyetjes nëse e drejta e abortit ndonëse nuk përmendet shprehimisht në Kushtetutë, është e njohur nga Gjykata e Lartë. Gjykatësi Samuel Alito, në arsyetimin e shkruar prej tij kur u vendos kundër abortit, tha se ka të drejta që megjithëse nuk janë në Kushtetutën e vendit, janë “të rrënjosura thellë në historinë dhe traditën e Kombit”, por e drejta për abort nuk është mes tyre.

Vendimi për këtë çështje përfaqësonte kulmin e një fushate konservatore dhjetëvjeçare kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që e kishte shpallur abortin të drejtë mbarëkombëtare.

“Unë nuk do të shkoja aq larg sa të karakterizoja vendimet si të bazuara ideologjikisht në krahasim me ato të bazuara në jurisprudencë”, thotë Joel Alicea, asistent profesor i së drejtës në Universitetin Katolik të Amerikës dhe anëtar jorezident në Institutin konservator American Enterprise.

“Mendoj se në fund të mandatit të fundit dhe duke hyrë në këtë mandat, ne po shohim një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin që gjykata po merr në qasjen e saj ndaj gjykimit kushtetues. Ky ndryshim po shkon më shumë duke iu kthyer historisë dhe traditës dhe më larg vendimeve të ekuilibruara që gjyqtarët i preferojnë në shumë fusha të ndryshme të ligjit”, thotë Alicea.

Por studiuesit liberalë të Kushtetutës thonë se qasja e krahut konservator ndaj ligjeve i bën vendimet e tij kundër abortit dhe çështje të tjera të profilit të lartë, jo më pak radikale. Caroline Fredrickson, profesore në Qendrën Juridike të Universitetit Georgetown dhe bashkëpunëtore e lartë në Qendrën për Drejtësi ‘Brennan’ me prirje të majtë, tha se “veçanërisht kur fillon të shtosh fjalën ‘traditë’ në vendime, ajo bëhet diçka që ka ndikim të madh”. Fredrickson shton se në çështjen e abortit, anëtari konservator i Gjykatës, Alito citon mendimet e klerikut anglez të shekullit të 13-të Henry de Bracton për të shqyrtuar “nëse gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shekullin 21 duhet të kenë të drejtën për të kontrolluar trupin e tyre”.

“Kjo është radikale dhe nuk e di se si mund marrësh për bazë qëndrimet e një teologu të shekullit të 13-të për sa i përket të drejtave kushtetuese”, tha Fredrickson.

Vendimi për abortin ka ngjallur shqetësime se gjykata e lartë mund të zhbëjë të drejta të tjera si e drejta për martesën e personave të të njëjtës gjini.

Vendimet e ardhshme

Ndërsa askush nuk pret që Gjykata e Lartë të anulojë vendimin e saj të vitit 2015 për martesat e personave të të njëjtës gjini, vëzhguesit presin që gjyqtarët të rrëzojnë precedentë të tjerë. Në dy muajt që nga fillimi i mandatit të ri në tetor, gjyqtarët kanë dëgjuar argumente gojore mbi çështje si rindarjen e qarqeve votuese për Kongresin, konfliktet mes të drejtave të komunitetit LGBTQI dhe fjalës së lirë, dhe një interpretim kushtetues të njohur si teoria e legjislaturës së pavarur.

Çështja para gjykatës rreth politikës së favorizimit të kandidatëve që i përkasin komuniteteve të diskriminuara për pranim në universitet përfshin padi të ngritura kundër Universitetit të Harvardit dhe Universitetit të Karolinës së Veriut nga një grup i quajtur Studentët për Pranim të Drejtë. Padia kundër Harvardit pretendon se politika e pranimeve e universitetit diskriminon aplikantët aziatikë amerikanë, ndërsa ankesa kundër Universitetit të Karolinës së Veriut bën një pretendim të ngjashëm në emër të studentëve të bardhë.

Gjykata e Lartë ka vendosur më parë se kolegjet dhe universitetet mund të përdorin racën si një nga faktorët në vendimmarrjen e tyre për pranimet si pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar një trup studentor të larmishëm. Por gjatë debateve gojore në fund të tetorit, gjashtë gjyqtarët konservatorë të gjykatës vunë në pikëpyetje precedentët e gjykatës për këtë gjë, duke sugjeruar se ata janë të prirur të votojnë kundër asaj që ishte bërë praktikë.

Një rast tjetër që ka të ngjarë të çojë në një rezultat konservator, është ai ku një dizenjatore faqesh interneti përballet me shtetin e Kolorados. Lorie Smith, një e krishterë e devotshme, thotë se dëshiron të krijojë faqe interneti për dasma, por vetëm për çiftet heteroseksuale dhe kërkon një përjashtim nga ligji anti-diskriminues i Kolorados që detyron edhe bizneset të trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë.

Duke i lejuar asaj një përjashtim, argumentoi shteti i Kolorados, mund t’u hapej rruga formave të tjera të diskriminimit. Por, krahu konservator i gjykatës u shfaq i pakënaqur, duke sugjeruar se detyrimi i dizajneres të faqes së internetit për shtuar çiftet LGBTQI do të shkelte të drejtën e saj për fjalën e lirë që është Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane. Një rast tjetër përqendrohet në të ashtuquajturën teori të legjislativit të pavarur. Teoria thotë se Kushtetuta e SHBA-së u jep legjislativeve shtetërore fuqi pothuajse të pakufizuar për të rregulluar zgjedhjet federale pa ndonjë mbikëqyrje nga gjykatat shtetërore.

Megjithatë, gjatë argumenteve gojore në fillim të këtij muaji, shumica e gjyqtarëve nuk ishin të gatshëm ta pranonin teorinë, pavarësisht nga mbështetja prej disa gjyqtarëve konservatorë.

Një interpretim i ndryshëm i ligjit

Vendimet konservatore të Gjykatës së Lartë kanë bërë që disa kritikë në të majtë ta quajnë atë si “gjykatën radikale të (ish-presidentit) Trump”.

Por kur bëhet fjalë për ish-presidentin Trump, vendimet e të cilit u përballen shpesh me procese gjyqësore, gjykata ka treguar një shkallë pavarësie.

Në tetor, ajo hodhi poshtë një kërkesë të Trump që një ekspert i pavarur të lejohej të shqyrtonte dokumentet sekrete të gjetura nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në pronën e tij në Florida. Në nëntor, gjykata hodhi poshtë një përpjekje të ish-presidentit Trump për të mos lejuar Kongresin që të merrte deklaratat me të dhënat e tij për taksat si pjesë e një hetimi.

“Mendoj se çdo sugjerim se ata i përkasin në një farë mënyre ish-presidentit është qartësisht i gabuar dhe pa asnjë bazë”, thotë Alicea.

Fredrickson tha se refuzimi i kërkesave të Trump nga gjykata sugjeron se ata janë “më të pavarur” se sa të tjerët mendojnë.

“Mendoj se ata, sidoqoftë, kanë nisur të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën e interpretimit të ligjit tonë dhe është me të vërtetë e parëndësishme nëse ata mbështesin Trumpin apo jo”, thotë Fredrickson./VOA

gjykata e larte

Sondazh

Poll
Bota 2 Janar 2023, 20:17 k.m.

40 dronë rusë godasin Kievin

Foto ilustruese Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër natë sulmesh, thanë zyrtarë...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim