LIVE UPDATES
Bota

15 janari afati i fundit/ Vuçiç: NIS-i ka tre mundësi për të shpëtuar! Miqtë e mi nga e gjithë bota më kanë thënë se...

Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, gjë që është e pamundur.

9 Dhjetor 2025, 18:02 Nga E. D
15 janari afati i fundit/ Vuçiç: NIS-i ka tre mundësi
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të martën se ka tri mundësi për zgjidhjen e çështjes së Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj ruse. Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, gjë që është e pamundur.

Ndërsa, sipas tij, mundësia e dytë është se “ka më shumë të ngjarë që rusët t’ia shesin aksionet e tyre një kompanie tjetër. Shpresoj se do ta bëjnë këtë. Dhe, e treta, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, që ne do të duhet të veprojmë si shtet”.

Presidenti serb tha se çështja e NIS-it duhet të zgjidhet brenda një afati prej 37 ditësh, apo deri më 15 janar. Në një diskutim brenda Forumit GLOBSEC BELTALKS, Vuçiq theksoi se të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka zgjatje të afatit dhe se furnizimi me karburant për qytetarët dhe ekonominë e Serbisë nuk duhet të rrezikohet.

Ai theksoi se vendi përballet gjithashtu me rrezikun e sanksioneve dytësore kundër Bankës Kombëtare të Serbisë dhe bankave tregtare, dhe se vlerësimi i investimeve të Serbisë është në rrezik për shkak të gjendjes në NIS.

SHBA-ja vendosi sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj.  Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në duart e aksionarëve pakicë. Siç tha Vuçi, Serbia nuk do ta shtetëzojë NIS-in, në rast se ndërhyrja shtetërore është opsioni i fundit për operacionet e mëtejshme të kompanisë - ajo do të paguajë për pjesën ruse.

“Miqtë e mi nga e gjithë bota më kanë thënë se e kam vënë Serbinë në një pozicion të vështirë, sepse nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ata e kuptojnë se kemi probleme të ndryshme, por se në fund duhet t’i përmbushim plotësisht kërkesat. Jam i sigurt se rusët e kuptojnë gjithçka shumë mirë dhe se nëse sanksionet nuk hiqen, do të duhet ta shesin kompaninë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se nuk mund ta paramendojë një gjendje ku pikat e karburantit në Serbi do të ishin bosh. Qëllimi i sanksioneve të SHBA-së, që synojnë sektorin e energjisë ruse, është ta parandalojnë Rusinë nga financimi i mëtejshëm i pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet kundër NIS janë shtyrë tetë herë.

Vuçiç tha se ende po pret lajme nga Moska në lidhje me marrëveshjen e gazit dhe se Serbia është gati të diversifikojë burimet e energjisë.

"Nuk mund të parashikoj se si do të përfundojë çështja e situatës energjetike në Serbi, sepse askush nuk dëshiron më ta dëgjojë palën tjetër", tha ai.

Serbia ka qenë e varur nga gazi rus për dekada të tëra, duke importuar 80 për qind të nevojave të saj. Kontrata me Moskën për importin e këtij burimi energjie skadoi në maj. Një e re nuk është nënshkruar ende./REL

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet