LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë thuhet në planet e reja të SHBA-së për politikën e jashtme?

Strategjia e Sigurisë Kombëtare (NSS) e Shtëpisë së Bardhë, me 33 faqe, e publikuar javën e kaluar, tërhoqi vëmendjen me qasjen “Amerika e Para”, sipas së cilës, “ditët kur SHBA-ja mbante të gjithë rendin botëror kanë marrë fund”.

9 Dhjetor 2025, 11:25 Nga M.L
Analiza: Çfarë thuhet në planet e reja të SHBA-së
Donald Trump

Dy dokumente kyç të publikuara në Uashington në ditët e fundit paraqesin dy rrugë të ndryshme të politikës së jashtme, duke u dhënë aleatëve dhe armiqve të Shteteve të Bashkuara mjaft arsye për reflektim, teksa shqyrtojnë çështje madhore strategjike.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare (NSS) e Shtëpisë së Bardhë, me 33 faqe, e publikuar javën e kaluar, tërhoqi vëmendjen me qasjen “Amerika e Para”, sipas së cilës, “ditët kur SHBA-ja mbante të gjithë rendin botëror kanë marrë fund”.

Përmes kësaj strategjie u kritikua Bashkimi Evropian dhe aty u fol për rivendosjen e “stabilitetit strategjik” me Rusinë – gjë që u lavdërua nga Moska.

Ndërkohë, projektligji për mbrojtjen me 3.086 faqe, i quajtur Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), synon të sigurojë financimin për angazhimet ushtarake të Uashingtonit në Evropë dhe të përqendrojë inteligjencën në bashkëpunimin ushtarak të Rusisë me Kinën dhe Korenë e Veriut.

“Ka vizione të ndryshme”, tha për Radion Evropa e Lirë Olivia Enos, hulumtuese e lartë në Institutin Hudson, duke shtuar se Kongresi amerikan po e kundërshton strategjinë e NSS-së.

“Por, mendoj se është një rrugë e gjatë për të kuptuar nëse, e dini, buxheti do të financohet plotësisht”, tha ajo.

Prioritetet e Trumpit: Amerika dhe Kina
Pjesa në NSS për prioritetet rajonale nis me Hemisferën Perëndimore, përpara se të kalojë në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme.

“Strategjia Kombëtare e Sigurisë e Trumpit është një korrigjim shumë i nevojshëm i ‘strategjive’ prej dekadash që... e angazhuan SHBA-në në një koncept të tejzgjatur të strategjisë kombëtare”, shkroi Alexander Gray, i cili ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të Trumpit.

Në një koment për Këshillin Atlantik, ai tha se fokusi në Hemisferën Perëndimore ishte “i sinqertë për objektivat thelbësore të Shteteve të Bashkuara: sigurimin e atdheut”.

Vëzhgues të tjerë kanë sugjeruar po ashtu se renditja në listë pasqyron prioritetet e Shtëpisë së Bardhë.

“Vendimi për t’i dhënë një peshë të madhe politikës së jashtme në Hemisferën Perëndimore padyshim lidhet me një nga prioritetet e tyre kryesore të brendshme, që është luftimi i imigracionit”, tha Enos.

Enos tha se qasja e NSS-së ndaj Kinës nxitet po ashtu nga shqetësimet e politikës së brendshme. “Gjithçka ka të bëjë me riindustrializimin. Gjithçka ka të bëjë me sigurinë ekonomike”, tha ajo, duke vënë në pah mungesën e komenteve, për shembull, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

NSS-ja është e pakompromis për këtë çështje, duke deklaruar se “ne synojmë raporte të mira dhe marrëdhënie paqësore tregtare me vendet e botës, pa u imponuar atyre ndryshime demokratike apo ndryshime të tjera shoqërore”.

Teksa NSS-ja synon të “ribalancojë” raportet ekonomike me Kinën, dokumenti gjithashtu nuk përmend aleancën e Pekinit me Moskën.

Për dallim nga NSS-ja, NDAA-ja kërkon që agjencitë amerikane të inteligjencës të ofrojnë “një vlerësim të bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës, përfshirë tregtinë e mbrojtjes, stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe këmbimin e inteligjencës ushtarake”.

Si NSS-ja ashtu edhe NDAA-ja ofrojnë mbështetje të fuqishme për Tajvanin.

Evropa
NSS-ja ka ngjallur polemika në Evropë, për të cilën thotë se është e kërcënuar nga “zhdukja e civilizimit”.

Dokumenti i referohet politikave në Evropë që “minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po e transformojnë kontinentin dhe po krijojnë përçarje, censurën ndaj fjalës së lirë dhe shtypjen e opozitës politike, uljen drastike të normave të natalitetit dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.

Kjo gjuhë e përdorur në këtë dokument i bën jehonë një fjalimi të nënpresidentit amerikan, JD Vance, në Munih në shkurt, kur ai kritikoi Rumaninë për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, dhe duket se vë në pah pretendimet e SHBA-së se partive të djathta nuk u jepen liri demokratike.

Dokumenti po ashtu dënon Evropën për “censurën e fjalës së lirë”, një referencë që mund të jetë edhe ndaj veprimeve të BE-së kundër kompanive amerikane të mediave sociale.

Zyrtarët amerikanë i kanë ngritur këto çështje vazhdimisht.

Para një samiti të NATO-s, që u mbajt javën e kaluar, Christopher Landau, nënsekretar amerikan i Shtetit, dha një përgjigje të ashpër ndaj gjobës që BE-ja vendosi për rrjetin social, X.

“Vendet e Evropës nuk mund të shikojnë nga SHBA-ja për sigurinë e tyre, ndërkohë që ato në mënyrë aktive minojnë sigurinë e vet SHBA-së përmes BE-së [të pazgjedhur, jodemokratike dhe jopërfaqësuese]. Kjo gjobë është vetëm maja e ajsbergut”, shkroi ai në X.

“Kur këto vende vendosin kapelat e NATO-s, ato insistojnë se bashkëpunimi transatlantik është themeli i sigurisë tonë të përbashkët. Por, kur këto vende vendosin kapelat e BE-së, ato ndjekin të gjitha llojet e agjendave që shpesh janë krejtësisht kundër interesave të SHBA-së”, shkroi më vonë ai.

Dokumenti i NSS-së po vazhdon të shkaktojë reagime të forta në Evropë. Më 8 dhjetor, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e akuzoi Uashingtonin për një “kërcënim të papranueshëm për të ndërhyrë në politikën evropiane”.

“Kjo strategji vazhdon të flasë për Evropën si një aleate. Kjo është në rregull, por nëse jemi aleatë, duhet të veprojmë si aleatë”, theksoi ai.

Sam Greene, analist për Rusinë në Kolegjin Kings të Londrës, i tha REL-it se “kjo strategji shënon fillimin e fundit të aleancës transatlantike... Evropa nuk mund të pranojë një raport ku SHBA-ja përcakton si konturet e sigurisë evropiane, ashtu edhe përmbajtjen e politikës së brendshme evropiane, teksa kërkon ndarjen e barrës”.

Ndarja e barrës është një element kyç i NSS-së, që reflekton presionin e kamotshëm të administratës Trump për shtetet evropiane që ato të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen.

Reduktimet e trupave amerikane në Evropë priteshin prej disa muajsh, që nga njoftimi se Pentagoni do të kryente një rishikim të pozicionit global të forcës, dhe në tetor u njoftua se qindra trupa amerikane të stacionuara në Rumani do të zëvendësoheshin.

NDAA-ja ofron shpresë për evropianët e shqetësuar, duke kërkuar që trupat amerikane të mbeten në 76.000 dhe duke ndaluar tërheqjen e pajisjeve me vlerë 500.000 dollarësh ose më shumë.

NDAA-ja parashikon po ashtu që mbështetja amerikane të vazhdojë për të fuqizuar ushtritë e shteteve të Baltikut – Letonia, Lituania dhe Estonia – për t’iu kundërvënë “agresionit të Federatës Ruse”.

Së bashku me elementë të tjerë, kjo shton një ndjesi të qartë të kundërvënies ndaj një kërcënimi ushtarak rus në projektligjin që ka mbështetjen e dy partive dhe përkrahet nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johson.

NSS-ja nuk e përmend Rusinë si kërcënim ose armike, ndryshe nga versionet e mëparshme të strategjisë, gjë që ka ngritur shqetësime.

“Nëse duhet të zhvillosh biseda private midis Rusisë dhe SHBA-së për çështje që do ta zbusnin [presidentin rus, Vladimir] Putin ose për t’ia përkëdhelur egon, mirë”, tha Enos.

“Por, të komunikosh publikisht atë që unë do ta perceptoja si zbutje... është shumë shqetësuese. Për mua, Kina, Rusia, Irani, Koreja e Veriut, të gjithë duhet të jenë më shumë apo më pak në të njëjtin kosh të armiqve”.

David Cattler, i cili ka mbajtur një sërë pozitash të larta si në NATO ashtu edhe në agjencitë amerikane të inteligjencës, në një analizë theksoi se strategjia e Shtëpisë së Bardhë “sugjeron se sjellja e Rusisë, edhe pse e rrezikshme, në fund të fundit është e menaxhueshme përmes angazhimit”.

NSS-ja thotë se Evropa e percepton Rusinë si një kërcënim dhe thekson se përpjekjet për të arritur paqe në Ukrainë janë si një mjet për të “rivendosur stabilitetin strategjik me Rusinë” dhe për të mundësuar “mbijetesën e Ukrainës si një shtet i qëndrueshëm”.

Kjo reflekton shumë pozicione të marra gjatë bisedimeve për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Propozimet e fundit parashohin heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se qëllimi i marrëveshjes është “mirëqenia afatgjatë” e Ukrainës.

“NSS-ja bashkon disa trendë”, shkroi Cattler.

“Një përshkrim më i butë i SHBA-së për Rusinë, një preferencë për stabilizim të shpejtë në Ukrainë, është pritshmëri e paprecedentë për vetëqëndrueshmërinë e Evropës. Asnjë nga këto nuk është plotësisht e re, por së bashku përshpejtojnë trazicionin në një rend ndërkombëtar më të fragmentuar”./ REL

shba donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet