14 Maj 2024, 15:28
Nga E. D
pamje nga vengjarja
FRANCË- Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi. Raportet në mediat franceze thonë se një i burgosur që po transportohej në furgon është arratisur së bashku me sulmuesit. Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në X se po bëhet gjithçka për të gjetur autorët.
Gjithashtu ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti tha se tre oficerë u plagosën rëndë në sulm dhe aktualisht janë shtruar në spital. Gjithashtu i burgosuri është identinfikar si Mohamed A., i lindur në vitin 1994. Gazeta franceze Le Figaro tha se ai është mbiquajtur "La Mouche" miza dhe ka disa dënime penale për vepra droge dhe tentativë për vrasje.
I burgosuri po transportohej përsëri në burg në qytetin Évreux pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore këtë mëngjes në Rouen. Sulmi u krye nga disa individë të cilët iu afruan autokolonës së burgut me dy automjete. Raporte të pakonfirmuara në mediat franceze thonë se i arrestuari dhe sulmuesit u arratisën me një makinë që më vonë u gjet e djegur aty pranë.
Imazhet e postuara në mediat sociale dhe të përdorura nga disa media franceze tregojnë atë që duket se janë persona të armatosur me kapuç që po i afrohen kolonës. Duke folur për mediat pas një takimi të njësisë së krizës, Dupond-Moretti tha se bashkëpunëtorët kishin përdorur "armë të rëndë" për të sulmuar furgonin e burgut.
"Dy agjentë vdiqën. Njëri la pas një grua dhe dy fëmijë që duhej të festonin ditëlindjen e tyre të 21-të brenda dy ditësh. tjetri la një grua që është në muajin e pestë shtatzënë. Gjithçka dhe dua të them gjithçka do të vendoset për të gjetur autorët e këtij krimi të poshtër," tha Dupond-Moretti.
atentat ne france viktima emmanuel macron eric dupond-moretti
Bota
14 Maj 2024, 15:22
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Një portal i drejtpërdrejtë midis Dublinit dhe Nju Jorkut u mbyll përkohësisht pas sjelljes së p...
Bota
14 Maj 2024, 15:16
B.Z
Pamje nga përmbytjet
BRAZIL - Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë Brazilin, duke shkaktuar përmbytje t&eum...
Bota
14 Maj 2024, 15:12
N.F
Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano është shprehur ditën e sotme se nuk mund të vihet n&eum...
Bota
14 Maj 2024, 14:33
M.B
Foto ilustruese
FRANKFURT- Rritja e fortë e pagave në fillim të vitit, për punonjësit Eurozonës, nuk do të mund të ...
Bota
14 Maj 2024, 14:23
M.B
Vjosa Osmani
KOPENHAGA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se paqartësitë rreth integrimit euroatlantik të Ko...
Bota
14 Maj 2024, 14:18
M.B
Parlamenti i Gjeorgjisë.
GJEORGJIA-Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kontrovers për “agjentët ...
Bota
14 Maj 2024, 13:54
M.B
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije gjatë vizitës në Patrikanën e Pejës më 14 tetor 2022.
KOSOVA- Ambasad...
Bota
14 Maj 2024, 13:51
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “pa...
Bota
14 Maj 2024, 13:35
M.B
Foto ilustruese
SHBA- OpenAI ka prezantuar një version të ri me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si t&e...
Bota
14 Maj 2024, 13:20
M.B
Volodymy Zelensky dhe Antony Blinken
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e qu...