Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Ekziston një ndryshim i rëndësishëm kohës së shkuar dhe kohës që ne po jetojmë tani. Qëndrueshmëria amerikane atëherë u forcua prej një qëllimi final kombëtar. Sot në një vend të ndarë, një qeveri efikase dhe largpamëse është e nevojshme për të kapërcyer pengesat e pashembullta, në përmasa dhe në shtrirjen globale. Ruajtja e besimit të publikut është thelbësore për solidaritetin shoqëror, marrëdhëniet e shoqërive me njëra-tjetrën dhe paqen e stabilitetin ndërkombëtar.
Shtetet bashkohen për të arritur sukses bazuar në besimin se institucionet e tyre mund të parashikojnë të tilla fatkeqësi dhe t’ia dalin me pandemi si COVID-19 që u ka marrë jetën mijëra njerëzve.
Kur të mbarojë pandemia e Covid-19, qeveritë e shumë vendeve do të cilësohen si të dështuara. Nuk ka rëndësi, nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë siç ishte para shpërthimit të koronavirusit. Por të debatosh tani për të kaluarën vetëm vështirëson situatën dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi global.
Covid-19 ka goditur me një forcë të madhe të pa parashikuar më herët. Përhapja e tij është eksponenciale. Numri i të infektuarëve në SHBA po dyfishohet çdo pesë ditë. Teksa po shkruaj këtë artikull, nuk ka ende një kurë,vaksinë kundër koronavirusit. Mungesa e pajisjeve mjekësore ka bërë që vendi të mos përballojë rastet që sa vijnë dhe shtohen.
Njësitë e kujdesit intensiv janë në prag kolapsi. Testet janë të pamjaftueshëm për një vend si SHBA, pavarësisht se kryhen rreth 100 mijë teste në ditë, sipas Trump. Një vaksinë e suksesshme mund të dojë 12-18 muaj që të prodhohet.
Administrata amerikane ka bërë një punë solide në shmangien e katastrofës së menjëhershme. Testi përfundimtar do të jetë nëse përhapja e virusit mund të ndalet dhe më tej të sprapset, në një mënyrë dhe në një shkallë që ruan besimin e publikut tek aftësia e amerikanëve për t’u vetëqeverisur. Përpjekjet e krizës, sado të gjera dhe të domosdoshme, nuk duhet të largojnë vëmendjen nga detyra urgjente e lançimit të një përpjekjeje paralele, për tranzicionin drejt rendit të pas-koronavirusit.
Liderët po përballen me këtë krizë kryesisht mbi baza kombëtare, por impakti i virusit mbi shpërbërjen e shoqërive, ka treguar se nuk njeh kufij. Përveç dëmit të madh në njerëz, koronavirusi do të shkaktojë trazira politike dhe ekonomike që me shumë gjasa mund të zgjasin me breza.
Asnjë vend përfshirë edhe SHBA-në nuk mund ta kapërcejë këtë situatë të shkaktuar prej virusit, thjesht me përpjekje kombëtare. Adresimi i nevojave të momentit duhet të shoqërohet përfundimisht me një vizion dhe program global bashkëpunues. Nëse ne nuk mund t’i bëjmë të dyja këto njëkohësisht, do të përballemi me më të këqijat e secilës.
Me nxjerrjen e mësime nga zhvillimi i Planit Marshall dhe Projektit Manhattan, SHBA është e detyruar të ndërmarrë një përpjekje të madhe në tre fusha. Së pari, të forcojë rezistencën globale ndaj sëmundjeve infektive. Triumfet e shkencës mjekësore si vaksina ndaj poliomielitit dhe zhdukja e lisë së dhenve, ose mrekullia statistikore-teknike e diagnozës mjekësore përmes inteligjencës artificiale, na kanë përgjumur në një vetëkënaqësi të rrezikshme. Ne kemi nevojë për të zhvilluar teknika dhe teknologji të reja për kontrollin e infeksionive dhe vaksinave, nëpër popullsi të mëdha. Qytetet, shtetet dhe rajonet duhet të përgatiten vazhdimisht për të mbrojtur njerëzit nga pandemitë përmes krijimit të stoqeve, planifikimit bashkëpunues dhe eksplorimit në kufijtë e shkencës.
Së dyti, të përpiqet të shërojë plagët e ekonomisë botërore. Udhëheqësit globalë kanë nxjerrë mësime të rëndësishme nga kriza financiare e vitit 2008. Kriza e tanishme ekonomike është më komplekse: Tkurrja e shkaktuar nga koronavirusi është, në shpejtësinë e saj dhe në përmasën globale që ka, ndryshe nga çdo gjë e njohur ndonjëherë në histori. Masat e nevojshme për shëndetin publik, siç janë distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojnë në shtimin e dhimbjes ekonomike. Programet gjithashtu duhet të kërkojnë të zbusin efektet e kaosit që do të vijë, tek popullsitë më të rrezikuara në botë.
Së treti duhet të mbrohen parimet e rendit liberal botëror. Mendimtarët e Iluminizmit e ribënë këtë koncept, duke argumentuar se qëllimi i shtetit legjitim është të sigurojë nevojat themelore të njerëzve: sigurinë, rendin, mirëqenien ekonomike dhe drejtësinë. Individët nuk mund t’i sigurojnë vetë këto gjëra. Pandemia ka nxitur një anakronizëm, një ringjallje të qytetit me mure, në një epokë kur prosperiteti varet nga tregtia globale dhe lëvizja e njerëzve.
Shtetet demokratike në mbarë botën duhet të mbrojnë dhe të ruajnë vlerat e Iluminizmit. Një tërheqje globale nga ekuilibrimi i pushtetit me legjitimitetin, do të bënte që kontrata sociale të shpërbëhej brenda shteteve dhe ndërkombëtarisht. Megjithatë, kjo çështje mijëravjeçare e legjitimitetit dhe pushtetit, nuk mund të zgjidhet njëkohësisht me përpjekjen për të kapërcyer plagën e hapur nga Covid-19. Nevojitet përmbajtje nga të gjitha palët, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të përcaktohen qartë.
Kemi kaluar Betejat e Bulges në një botë me prosperitet të rritur, dhe me dinjitet të një njeriu të fortë. Sot, jetojmë një periudhë epokale. Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën për të ndërtuar të ardhmen. Dështimi mund t’i vinte flakën botës.
Burimi: WJS
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Koronavirusi ka përparuar me shpejtësi në SHBA, ndërkohë pasojat e masave shtrënguese atje kanë vënë në vështirësi edhe komunitetin shqiptaro-amerikan.Shumë org...
Ky bilanc “lufte” ka gjunjëzuar shtete që ishin të fuqishme, si Italia, SHBA, Gjermania, Britania e Franca.Pothuajse gjysma e planetit është izoluar dhe jeta ka...
BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elisabeta II, në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme do të mbajë live një deklaratë për shtyp, ku do t’u drejtohet qytetarëve të vendit...
BRITANI E MADHE- Shpërthimi i koronavirusit në Wuhan të Kinës, shkaktoi mijëra vitktima edhe në vende të tjera të botës si Italia, SHBA, Spanja, Franca e Brita...
ITALI– Me përhapjen e koronavirusit në mbarë territorin italian, qeveritë e disa vendeve europiane por jo vetëm, për fshirë edhe Kinën ndihmuan Italinë në këtë ...
SHBA– Mjekë e infermirë shqiptarë gjatë kësaj krize globale nga koronavirusi kanë treguar se mbajnë poste të larta e drejtuese në vendet jashtë Shqipërisë ku a...
BRITANI E MADHE- Koronavirusi është bërë një pandemi globale për të cilën nuk po gjendet ende një ilaç apo vaksinë që bota të mund të shërohet.Ndërkohë ...
SPANJË– 674 njerëz të tjerë kanë vdekur në Spanjë brenda 24 orëve të fundit, pasi rezultuan të prekur nga koronavirusi. Me shifrën e ditës së sotme...
KOSOVË– Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që të përmbahen nga tensionet, në një kohë krize si kjo që është krijua...
GJERMANI – Kur gjendja bëhet serioze, populli mblidhet rreth qeverisë së tij. Gati gjithmonë është kështu, si në demokraci ashtu edhe tek qeveritë autorit...